Marrëveshja PS-PD, Mediu: Hap pozitiv, Reforma Zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka cilësuar si hap pozitiv negociatat e Partisë Demokratike me përfaqësuesit socialistë, takim i cili u zhvillua ditën e djeshme. Sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Mediu tha se diskutimet janë gjithmonë pozitive, por shtoi se Reforma Zgjedhore duhet që të jetë gjithëpërfshirëse. Sa i përket, përfaqësimit të opozitës me vetëm 2 deputetë në nënkomisione, Mediu tha se nëse ka diskutime mes demokratëve, numri i anëtarëve nuk përbën asnjë problem.
PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:
A janë të kënaqur aleatët me negociatat e djeshme?
Mediu: Nuk mendoj se është çështje kënaqësie, në këtë situatë, mendoj që hapi ëshët pozitiv. Ajo që mendoj se opozita duhet të mendojë dhe të veprojë është që të ketë një plan veprimi parlamentar. Sa i përket Reformës Zgjedhore e përsëris se duhet të jetë gjithëpërfshirëse, garanton mundësinë që të ketë pluralizëm në vend, votimi i diasporës dhe të hiqen duart nga grabitja e votave.
Mendoni se një komision me 2 persona do të gjithëpërfaqësojë opozitën?
Mediu: Nuk kemi një komision të ri të Reformës Zgjedhore, por kemi një nukël. Ajo që është e rëndësishme është që ata që përfaqësojnë opozitën të diskutojnë me të gjithë trupën e deputetëve opozitarë si në nivelin teknik dhe atë politik. Nëse do funksionojë kjo, do të kemi një opozitë edhe më të unifikuar.
Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës, aktualisht janë në një ngërç, pasi takimi i lënë për sot, nuk u zhvillua. Një ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komisione hetimore dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat. Por lidhur me këtë çështje, palët nuk e kanë ndarë ende objektin e hetimit. Kështu Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve./ZËRI
Salianji kundër marrëveshjes me PS: Ul besueshmërinë e opozitës, s'kemi marrë asgjë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur kundër marrëveshjes me Partinë Socialiste. Edhe sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar, në një deklaratë për gazetarët, Salianji tha nuk i shikon si fitore ngritjen e dy Komisioneve Hetimore. Sipas tij, kushtet e ngritjeve të këtyre komisioneve, janë ë padëmshme për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ndaj edhe marrja e 2 Komisioneve nuk është e suksesshme për të. Për më tepër, thekson se kjo mund të ndikojë në imazhin e opozitës.
"Jemi në kushtet kur jemi përpara një ligji për komisionet hetimore që nuk i bën transparente. Në fund të ditës, a ka nja dy-tre muaj Rama që thotë me ligjin e ri merrini të 8 komisionet hetimore. Nuk bëj dot sikur fituam. Se me ligjin e ri të jep 8 se uk të jep asgjë. Kufizimi që i bëhet me 2 anëtarë është hap pas në raport me të drejtat e partive politike në këtë vend. Kostot i mbeten PD se e theksoj, Rama nuk mban marrëveshje. Nuk bëhemi si lavjerrës si ka ndodhur në këtë parti. Koha do ta konfirmojë dhe do e shohim se me Edi Ramën asgjë nuk ndodh. Normalizimin nuk ia japim si bonus që na jep Rama. E kemi pasur atë të drejtë dhe nuk kemi shkuar. Në këtë kontekst them se na ulet besueshmëria dhe dëmtohet opozita tek demokratët dhe shoqëria. Kjo nuk ka asnjë krisje, diskutimi i PD ka tjetër ndikim, kjo është një qasje tjetër që ka të bëjë me parlamentin. Ndërkohë që gjithçka që ka të bëjë me lëvizjen në parlament. Ne nuk mund të lëmë të hapur asnjë lloj diskutimi që vendosin në pikëpyetje gjithçka kemi thënë në të kaluarën. Ne kemi vetëm një kërkesë, zbatimi i Kushtetutës dhe rikthimi i të drejtave të opozitës. Nga ajo lind kërkesa për zhvillimin e Komisioneve Hetimore; kemi pasur kërkesë për rikompozimin e Reformës Zgjedhore, nuk ka për të pasur se nuk do Edi Rama; nuk ka për të pasur asnjë efekt dhe të mirë publike. Zgjidhja është ose vazhdimi i rrugës me përballje, ose rikthimin në shinat e parlamentit,"-tha Ervin Salianji.
Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës, aktualisht janë në një ngërç, pasi takimi i lënë për sot, nuk u zhvillua. Një ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komisione hetimore dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat. Por lidhur me këtë çështje, palët nuk e kanë ndarë ende objektin e hetimit. Kështu Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve./ZËRI
Dështoi negociata me PS? Përgjigjet Bardhi: Nuk ka marrëveshje, Rama të numërojë hapat pas

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ritheksuar edhe njëherë se nuk ka asnjë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, por se dje kishte një dialog për të rikthyer normalitetin në jetën parlamentare. Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Bardhi tha se normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i opozitës, duke u shprehur se edhe sot ka marrë mbështetje nga kolegët. Sa i përket kundërshtimit të deklaruar nga Ervin Salianji, Bardhi tha se është krejt normale që të ketë një mendim të kundërt. I pyetur nëse demokratët janë tërhequr nga kërkesa për Komision Hetimor për çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe fluturimeve të kryeministrit me charter, Bardhi tha se nesër do të depozitojë një tjetër kallëzim me të dhëna të reja për dosjen e ish-agjentit amerikan. Shtyrjen e kësaj kërkese ia atribuoi përplasjeve mes grupimeve të Partisë Demokratike. Po ashtu, nuk la pa komentuar edhe përgjigjen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, i cili sot tha se Partia Socialiste është 3 hapa para gjithmonë. Nga oborri i selisë së PD-së, Bardhi i tha se shumë shpejt do të nisë që të numërojë hapat pas.
PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:
Bardhi: Jemi duke punuar për të treja çështjet që diskutuam dhe ramë dakord dje në parim. PD i qëndron dakordësisë. Urojmë që kjo të finalizohet në vendimmarrjen e Kuvend.
Salianji ka deklaruar se kjo që po shitet, është nënshtrim, sepse nga 8 Komisionet Hetimore, ka fituar 2 me ligjin e ri. Sipas tij, me kryeministrin Rama nuk mund të ketë marrëveshje?
Bardhi: Nuk kam qëndrim, secili është lirë që të shprehë mendimin e tij, nuk kam asnjë koment në këtë drejtim. Grupi i PD ka vendosur atë që shprehëm dje në mbledhje. E përsëris që nuk ka marrëveshje në mbledhje, por dialog për t'i dhënë zgjidhje situatës në Kuvend. Ka një pikënisje se kur ka nisur ky aksion i opozitës dhe që është data 12 tetor, dje ka pasur dakordësi për të rikthyer atë vendim.
Përgjigje për kryeministrin Edi Rama?
Bardhi: Nuk ka asnjë marrëveshje. E ripërsëris, nuk kam çfarë ti kundërshtoj se nuk ka marrëveshje. Ka dialog normal që palët të kenë mundësi të dialogojnë që të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre. Sa për hapa pas, e ftoj që të numërojë hapat, se do shkojë ai 3 hapa pas. Gjysma e atyre që kanë dalë në media janë fake-neës.
Për ju është ligj i mirë ai për komisionet hetimore?
Bardhi: Është anti-kushtetues dhe për këtë arsye është dërguar në Gjykatën kushtetuese. Kam thënë që hetimi parlamentar është çështje vullneti politik. Sa i takon hetimit parlamentar që nëse kjo dakordësi në parim finalizohet, hetimi do të bëhet në përputhje me Kushtetutën.
Për cilën nga komisionet, Edi Rama do të thirret dëshmitar?
Bardhi: Në varësi të të dhënave që mblidhen, caktohet edhe lista e dëshmitarëve. Nuk kam dijeni se kush do të jetë dëshmitar. Ne do vazhdojmë që do ti kërkojmë llogari kryeministrit. Sikurse është nën hetim nga drejtësia për çështje të caktuara. është kundërshtari i çdo shqiptari të ndershëm. Jemi në betejë nga dita e parë, deri në ditën që do ta mundim. Nuk ndryshon asgjë me aksionin.
Pse jeni tërhequr nga McGonigal dhe Rama me charter?
Bardhi: Nuk jemi tërhequr nga asgjë. Opozita asokohe, kishte zgjedhur rrugën e betejës mes vetes, ne jemi përqëndruar tani tek beteja me Edi Ramën. Ka 2 kërkesa pas këtij momenti, ne po i qëndrojmë vendimit të grupit parlamentar. Sa i takon McGonigal, po iu informoj që do depozitoj një kallëzim shtesë me të dhëna shtesë. Pres që drejtësia të bëjë punën e vetë.
Do prisni vendimin e gjykatës për të nisur punën për komisionet hetimore?
Bardhi: Do zbatojmë Kushtetutën.
Thatë që nuk po bëni negociata me zotin Rama, por jemi përjashtuar dhe keni thënë që Kuvendi po komandohet nga Rama, pse sot nuk po ndodh?
Bardhi: Opozita është ulur atje ku e ka vendin, gjithë dialogu është bërë në konferencën e kryetarëve.
Marrëveshja është prishur, po shkon drejt dështimit, ku është ngërçi?
Bardhi: Sa kohë puna vijon dhe nuk ka produkt final, po vijon puna për të treja çështjet. Nëse finalizohet dakordësia, vazhdojmë. Nëse nuk finalizohet, do merrni vesh arsyet. Grupi i punës është për çdo ligj që kërkon konsensus, ka pasur lajme të rreme që do prekë reformën në drejtësi, e kam qartësuar se kjo nuk është e vërtetë. Një vendim i Kuvendit që dakordësohet është i njëjti si rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë.
Basha ka 11 deputetë pas vetes, a do ketë mundësi që të përfaqësojë opozitën?
Bardhi: Nuk e di sa i kanë ngelur, se kush përfaqëson opozitën, e përcakton opozita. Një anëtar do të jetë zoti Bylykbashi, tjetëri, nëse ngrihet struktura, do të e caktojë grupi parlamentar.
Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës, aktualisht janë në një ngërç, pasi takimi i lënë për sot, nuk u zhvillua. Një ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komisione hetimore dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat. Por lidhur me këtë çështje, palët nuk e kanë ndarë ende objektin e hetimit. Kështu Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve./ZËRI
Komisionet Hetimore, Balla: Furtunë në gotë uji

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës. Në një deklaratë për shtyp, jashtë Kryeministrisë, Balla tha se rezultoi që zhurma e opozitës për komsionet hetimore ishte një furtunë në gotë.
“Prej shumë vitesh kemi pasur vendime të Gjykatës Kushtetuese, edhe rasti i komisioneve hetimore parlamentare. E patë që e gjithë zhurma e opozitës në kuvend për çështjen e komisioneve hetimore ishte një furtunë në gotë. Sepse ishte ligji i komisioneve hetimore i miratuar nga shumica që adresoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese që i dha zgjidhje,”-tha Balla.
vijon...
Rama hodhi poshtë akuzat, Alibeaj: Po bëhet pazar për Reformën Zgjedhore

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm të Partisë Demokratike (të vulës) dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sërish sot në lidhur me negociatat e djeshme të zhvilluara mes Partisë Demokratike dhe asaj socialiste. Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Alibeaj i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama. Në reagimin e tij, demokrati shkruan se e gjitha është e qartë, të dy palët nuk duan që ta ndryshojnë Reformën Zgjedhore.
REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE DHE BASHKËKRYETARI I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË REFORMËS ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ
Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar! Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë. Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!
Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës, aktualisht janë në një ngërç, pasi takimi i lënë për sot, nuk u zhvillua. Një ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komisione hetimore dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat. Por lidhur me këtë çështje, palët nuk e kanë ndarë ende objektin e hetimit. Kështu Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve./ZËRI
Shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi: Pyeseni Kuvendin

TIRANË- Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër, pasi sipas Kuvendit, palët janë ende duke diskutuar lidhur me objektin e Komisioneve Hetimore. Teksa futej në selinë blu, për të zhvilluar mbledhjen e lajmëruar të grupit parlamentar, Gazment Bardhi nuk ka pranuar të japë arsye për gazetarët që nisën ta pyesnin, por u përgjigj shumë shkurt.
I pyetur për motivin e shtyrjes së mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha: Pyesni Kuvendin!
Por kur u pyet nëse negociatat me socialistët dështuan, Bardhi zgjodhi që të mos përgjigjej më tej, duke u futur brenda në seli.
Negociatat mes opozitës dhe maxhorancës, aktualisht janë në një ngërç, pasi takimi i lënë për sot, nuk u zhvillua. Një ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komisione hetimore dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat. Por lidhur me këtë çështje, palët nuk e kanë ndarë ende objektin e hetimit. Kështu Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve./ZËRI
Marrëveshja PS-Rithemelimi, Rama u përgjigjet kritikëve: Nëse 'Zgjedhorja' s'ka produkt, zgjedhje me ligjin që kemi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë lidhur me marrëveshjen e djeshme mes Partisë Socialiste dhe "Rithemelimit". Me një reagim të gjatë në rrjetet e tij sociale, Rama ka komentuar fillimisht të gjithë ata që e kanë komentuar marrëveshjen si bashkëpunim me kryedemokratin Sali Berisha, të cilin kryeministri e adreson si "non grata". Sipas kryesocialistit, Sali Berisha për të thjesht "nuk ekziston"! Ndër të tjera, iu përgjigj edhe aludimeve për Reformën Zgjedhore, duke u shprehur se Partia Socialiste e ka bërë të qartë se nëse nuk ka rezultat, Komisioni do të mbyllet dhe 'çështja' do t'i kalojë Kuvendit, e më tej sqaron se nëse nuk ka 'numra' (deputetë) për ta miratuar në sallë me shumicë votash, atëherë janë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje me Reformën Zgjedhore që është ende në fuqi.
"Do shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim,"-shkruan Rama ndër të tjera.
Më pas, komenton edhe lidhur me aksionin e opozitës, duke u shprehur se nëse kanë vendosur që të reflektojnë dhe ndryshojnë qëndrim për të braktisur kaosin që shkaktohet prej tetorit, socialistët nuk do t'i pengojnë.
"Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh,"-shton Rama në fjalën e tij, duke e mbyllur me "emoji" që qeshin.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS NË "X":
Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize! Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!
Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston? Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.
Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?! Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh
Çfarë ndodhi dje mes PS dhe PS?
Demokratët u ulën dje për herë të parë që nga tetori në Konferencën e Kryetarëve, duke arritur dakordësi me socialistët për ngritjen e dy komisioneve hetimore; atë për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi. Po ashtu, është rënë dakord për ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, që do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga secila palë./ZËRI
Konferenca e Kryetarëve për Komisionet Hetimore, mbledhja shtyhet për një ditë tjetër

TIRANË- Shtyhet për një ditë tjetër mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Takimi, i cili u lajmërua se do të ndodhte sot për të përcaktuar objektin e dy Komisioneve Hetimore është shtyrë për një ditë tjetër. Lidhur me shtyrjen, nuk ka asnjë sqarim as nga Partia Socialiste dhe as nga ajo Demokratike. Ndërkohë që nga Kuvendi, raportohet se shkak për shtyrjen janë bërë konsultimevet brenda-partiake që ende vijojnë.
"Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë. Punë të mbarë!,"- njofton Kuvendi. Ndaj edhe mbledhja është shtyrë për t'u zhvilluar një ditë tjetër, edhe pse ende nuk ka një datë.
Demokratët u ulën dje për herë të parë që nga tetori në Konferencën e Kryetarëve, duke arritur dakordësi me socialistët për ngritjen e dy komisioneve hetimore; atë për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe per koncesionet në shëndetësi. Po ashtu, është rënë dakord për ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, që do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga secila palë. Pas mbledhjes, Bardhi tha për mediat se Komisionet Hetimore do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe jo ligjin e ri të kaluar nga maxhoranca në Kuvend për komisionet Hetimore. Ky i fundit është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese./ZËRI