LIVE UPDATES

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të vrarë Bamin e "Doqjen", bashkëpunoi me Ndokën e Shullazin. Objektivi u bë aleat me Dukajt (4.5 mln € të sekuestruara)

➤SPAK ka publikuar informacionin zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar në të gjithë vendin. ➤Në njoftim bëhet me dije se janë goditur shtatë grupeve kriminale që kanë bashkëpunuar me nj ➤ëri-tjetrin për eliminimin e armiqve të përbashkët. ➤Një prej ngjarjeve në të cilën është hedhur dritë rezulton të jetë dhe atentati ndaj Preng Gjinit, i ndodhur më 15 shtator të vitit 2020. Sipas SPAK, Edison Reçi ka organizuar vrasjen e Gjinit me qëllim hakmarrjeje dhe ndihmohej nga Klodian Shahini, me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, që i jepte informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e Gjinit. ➤ I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hyseni i njohur ndryshme dhe si Doqja. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit. Martinaj ka kërkuar të vrasë edhe Durim Bamin, ngjarje për të cilën ka bashkëpunuar gjithashtu me ish-deputetin Arben Ndoka dhe Emiljano Shullazin. ➤Nga ana tjetër, Durim Bami ka lidhur alancë me Leonard Dukën, armikun e përbetuar të bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022. Bami e Duka kishin planifikuar eliminimin e Martinajt dhe të ish-deputetit Arben Ndoka. ➤Gjatë operacionit, sipas SPAK, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro. ➤Në total janë lëshuar 50 urdhërarreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

12 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Ndoka ndodhet në Dubai! Ish-deputeti i akuzuar si kreu i grupit kriminal, ka gjetur strehë mes aleatëve

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Arben Ndoka

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Slocialiste Arben Ndoka është shpallur në kërkim si kreu i një grupi kriminal që ka organizuar vrasje në bashkëpunim me Ervis Martinajn, që rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Por, Ndoka nuk ndodhet në Shqipërisë.

Ish-deputeti Arben Ndoka strehohet në Dubai prej më shumë se një viti. Emri i Arben Ndokës doli dhe në dosjen “Metamorfoza”.

Sipas përgjimeve, Ndoka qëndronte pas atentatit me dron përmes të të cilit u tentua të vritet Aleksandër Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’. ‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka.

Në operacionin e SPAK, ish-deputeti Ndoka citohet si njeriu që ka bashkëpunuar me Martinajn për të organizuar vrasjen e Durim Bamit dhe të Fatmir Hysenajt, i njohur ndryshme si ‘Doqja’.

1 VITE ME PARE

Policët mbillnin kanabis me Ndokën e Bamin, lojërat e fatit i menaxhonin me Preng Gjinin (ROLET)

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Henerigert Mitri

TIRANË- Katër punonjës policie, dy prej të cilëve në role drejtuese kanë rezultuar të përfshirë në grupet kriminle që u goditën nga operacioni i zhvilluar së fundmi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bëhet fjalë për periudhën e vitit 2020.

Henerigert Mitri, që në vitin 2020 mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Klodian Shahini që ishte Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës, në bashkëpunim me Preng Gjinin.

Ndërsa, në bashkëpunim me ish-deputetin Arben Ndoka drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Bashkëpunim me grupin kriminal kishin dhe 2 efektivë të Repartit Special RENEA, Altin Morina, dhe A.P., që kanë bashkëpunuar me Durim Bamin dhe në parcelat me drogë në Nikël e Tapizë dhe jo vetëm.

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Altin Morina

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Eshtë është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Shahini  dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjinin, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish Deputeti me iniciale Arben Ndoka;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale Henerigert Mitri

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale Klodian Shahini;

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale Altin Morina dhe A.P.

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Valixhe të mbushura me florinj e thasë me para të fshehura në divanë e nën tokë, ç’gjeti RENEA në vilat e bosëve të krimit

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Euro

TIRANË- Ora, valixhe me florinj, sasi të mëdha parash të fshehura në divanë e vazo të groposura, këto janë vetëm disa nga sendet e sekuestruara në banesat e bosëve të krimit që u kontrolluan në kuadër të operacionit të zhvilluar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri me dije se janë vënë në sekuestro në total 4.5 milionë euro pasuri ku përfshihen: 996,760 Euro cash; Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; Armë zjarri; Targa të përshtatura automjetesh; Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro); 

Në total janë lëshuar 50 urdhërarreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Fotot nga sekuestrimet:

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të

1 VITE ME PARE

Bami dhe Duka u bënë aleatë për të eliminuar Martinajn dhe Ndokën

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Leonard Duka dhe Durim Bami

TIRANË- Durim Bami një person me precedent penalë dhe objekti i dy grupeve kriminale të drejtuara nga Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka ka lidhur alancë me Leonard Dukën, armikun e përbetuar të bossit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën me dije se Bami e Duka kishin planifikuar eliminimin e Martinajt dhe të ish-deputetit Arben Ndoka. Në njoftim nuk jepen më shumë detaje.

Njoftimi:

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale. 

1 VITE ME PARE

Ervis Martinaj donte të vriste “Doqjen” që i eliminoi Santiago Malkon, kontraktoi Viktor Imerin, e kishin hasëm të përbashkët

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Fatmir Hyseni

TIRANË- I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hyseni i njohur ndryshme dhe si Doqja. Operacioni i fundit i realizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbuluar planet e Martinajt për vrasjen e Doqjes, në bashkëpunim me ish-deputetin Arben Ndoka.  Në njoftim bëhet me dije se Martinaj dhe Ndoka kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit.

Pjesë nga njoftimi:

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj. E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Fatmir Hyseni alias Doqja është i shpallur në kërkim. Klani “Duka”, armiqtë e prbetuar të Ervis Martinaj kontraktuan Fatmir Hysenin për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, krahun e djathtë të Martinajt. Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Fatmir Hyseni është dyshuar dyshuar Gjithashtu si një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së vëllait të Viktor Imerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe “Tori i Xhihanes”. Fatmir Hyseni është kunati i Dritan Veselit alias “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në qytetin bregdetar. Viktor Ymeri njihet edhe si daja i ‘faqedjegurit’, Edison Harizaj.

1 VITE ME PARE

Ervis Martinaj kërkoi vrasjen e Durim Bamit, bashkëpunoi me ish-deputetin Arben Ndoka, informacionet ua dha Shullazi dhe Aldo Avdylaj nga burgu

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj

TIRANË- I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Durim Bamin. Në njoftimin e publikuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bëhet me dije se Martinaj ka bashkëpunuar me ish-deputetin Arben Ndoka për vrasjen e Bamit. Sipas SPAK, Martinaj dhe Ndoka kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Gjithashtu, bëhet me dije se Emiljano Shullazi dhe Aldo Avdylaj, edhe pse në kushtet e paraburgimit kanë ndihmuar Ervis Martinajn dhe Arben Ndokën në realizimin e qëllimit kriminal që ishte vrasja e Durim Bamit.

Shullazi ka kontaktuar me të hetuarin T. B., të cilit i ka kërkuar të jetë ekzekutori i Bamit dhe gjithashtu ka siguruar detaje nga lëvizjet e tij, informacione që ia kaluar Ndokës.

Pjesë nga njoftimi:

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj. E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Durim Bami i ka shpëtuar një atentati me armë në vitin 2020. Bami ka qënë nën shoqërinë e kushëririt të tij Ervin Kodra, teksa lëvizte me automjet nga zona e Kamzës në drejtim të Krujës. Por teksa kanë hyrë në urën e Tapizës, ata kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku. Makina e Bamit ka marë 5 plumba automatiku, por asnjëri prej tyre nuk u plagos.

1 VITE ME PARE

Atentati ndaj Preng Gjinit, SPAK: Reçi krijoi grup kriminal për të marrë hak, rekrutoi dhe një efektiv policie

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Preng Gjini

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar një ditë më parë në të gjithë vendin. Një prej ngjarjeve në të cilën është hedhur dritë rezulton të jetë dhe atentati ndaj Preng Gjinit, i ndodhur më 15 shtator të vitit 2020.

Sipas SPAK, Edison Reçi ka organizuar vrasjen e Gjinit me qëllim hakmarrjeje dhe ka rekrutuar si pjesë të grupit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e tij. Gjithashtu, sipas SPAK, Reçi ndihmohej nga Klodian Shahini, me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, që i jepte informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e Gjinit.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.. Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.

Preng Gjini mbeti i plagosur pasi iu vendos një tritol në makinën e tij në zonën e ish-Nisharakut në Tiranë. Atentoti erdhi për shkak të hakmarrjes zinxhir mes fiseve Gjini dhe Reçi. Preng Gjini ka qenë shoqëruar për vrasjen e Kastriot Reçit, që u ekzekutua me snajper në 27 janar të 2020. Në atë kohë, 5 vëllezërit e familjes Reçi, Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi kanë deklaruar para efektivëve të Policisë së Tiranës se nuk kanë gisht në atentatin me tritol që iu bë Preng Gjinit.

1 VITE ME PARE

Megaoperacioni në të gjithë vendin, SPAK: Janë sekuestruar 4.5 mln euro pasuri, u goditën 7 grupe kriminale

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Spak

TIRANË- SPAK ka publikuar informacionin zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar në të gjithë vendin. Në njoftim bëhet me dije se janë goditur shtatë grupeve kriminale që kanë bashkëpunuar me njri-tjetrin për eliminimin e armiqve të përbashkët. Një prej ngjarjeve në të cilën është hedhur dritë rezulton të jetë dhe atentati ndaj Preng Gjinit, i ndodhur më 15 shtator të vitit 2020. Sipas SPAK, Edison Reçi ka organizuar vrasjen e Gjinit me qëllim hakmarrjeje dhe ka rekrutuar si pjesë të grupit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e tij. Gjithashtu, sipas SPAK, Reçi ndihmohej nga Klodian Shahini, me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, që i jepte informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e Gjinit. I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hyseni i njohur ndryshme dhe si Doqja.

Në njoftim bëhet me dije se Martinaj dhe Ndoka kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit. Martinaj ka kërkuar të vrasë edhe Durim Bamin, ngjarje për të cilë ka bashkëpunuar gjithashtu me ish-deputetin Arben Ndoka. Sipas SPAK, Martinaj dhe Ndoka kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu, bëhet me dije se Emiljano Shullazi dhe A.A., edhe pse në kushtet e paraburgimit kanë ndihmuar Ervis Martinajn dhe Arben Ndokën në realizimin e qëllimit kriminal që ishte vrasja e Durim Bamit. Shullazi ka kontaktuar me të hetuarin T. B., të cilit i ka kërkuar të jetë ekzekutori i Bamit dhe gjithashtu ka siguruar detaje nga lëvizjet e tij, informacione që ia kaluar Ndokës. Nga ana tjetër, Durim Bami ka lidhur alancë me Leonard Dukën, armikun e përbetuar të bossit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022. Bami e Duka kishin planifikuar eliminimin e Martinajt dhe të ish-deputetit Arben Ndoka. Në njoftim nuk jepen më shumë detaje.

Gjatë operacionit, sipas SPAK, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku përfshihen: 996,760 Euro cash; Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; Armë zjarri; Targa të përshtatura automjetesh; Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro); Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. Në total janë lëshuar 50 urdhërarreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të 4 procedimeve penale (Nr.59, të vitit 2022, i cili është bashkuar me procedimet penale Nr.  66, të vitit 2022, Nr. 33, të vitit 2024, dhe Nr. 50, të vitit 2024), ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Në kuadër të procedimeve penale të mësipërme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete për anëtarët e dyshuar të këtyre grupeve kriminale të përfshirë në vepra penale të kryera në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku përfshihen:

996,760 Euro cash;

Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;

Armë zjarri;

Targa të përshtatura automjetesh;

Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49, datë 15.05.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg”, për 50 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit A.N, A.T, I.N, S.N, V.T, E.M, J.K, A.A(alias A.B, alias A.S), A.A( alias E.A), M.B, N.S, E.SH, B.A, E.N, O.Z, E.J, A.N, K.N, E.R, B.XH, E.D, R.L, F.T, K.SH, H.M, GJ.C, K.T, D.M, V.I, S.B, M.H, T.XH, E.M, A.Z, F.K, A.GJ, D.B, A.P, D.B, E.D, XH.RR, A.M, G.B, L.D, E.D, F.H, D.B, A.G, F.B dhe E.Z.

Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Gjatë hetimeve intensive të kryera është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim të shtetasit SH.K., ngjarje e ndodhur më datë 01.02.2021 në qytetin e Fierit;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje, të mbetur në tentativë, të shtetasit P.GJ. dhe të shkatërrimit të pronës me eksploziv, e ndodhur më datë 15.09.2020, në qytetin e Tiranës;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim, të mbetur në tentativë, të shtetasit D.B., e ndodhur më datë 04.11.2020, në zonën e Krujës;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit E.M., e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burrelit;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit H.T. dhe shkatërrimit të pronës, e ndodhur më datë 18.05.2020, në fshatin Zenisht të Matit.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit D.B, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit P.GJ., gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.G, L.D dhe A.G, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve F.H. dhe A.H., gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit E.M, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit A.N., gjatë vitit 2021;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.M. dhe T.XH., gjatë vitit 2021;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast shitje bimësh narkotike canabis sativa, dhe trafikimi të lëndëve narkotike, në një vend kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast dhënie ndihmë për kalim të pa ligjshëm të kufijve, në vitin 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në Republikën e Shqipërisë;

Identifikimi i autorëve të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë viteve 2019-2020;

Identifikimi i autorëve të mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve, për disa raste kriminale, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të një rasti të organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorit të një rasti të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorit të një rasti të shpërdorimit të detyrës, nga persona që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorëve të një rasti të goditjes ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;

Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale.

Cilësojmë se, këto grupe kriminale dyshohet se kanë kryer veprat penale me pasoja të rënda të jetës dhe shëndetit, si edhe në drejtim të pasurisë. Disa nga veprat penale më serioze  për të cilat këto grupe po hetohen janë: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të “Sigurimit të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotikeve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, , “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”etj.

Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj.

E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale. 

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.

Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish Deputeti me iniciale A.N.;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale K.SH.;

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P.

Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin P.Gj., aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, falenderon në mënyrë të veçantë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

1 VITE ME PARE

Disa në Dubai, disa në burg/ 28 emrat e përmendur deri tani në operacionin e SPAK, akuzat

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Pamje nga aksioni i renea

TIRANË- Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga nisja e aksionit të SPAK, për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit një vend, nuk ka ende një njoftim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me atentatet që janë zbardhur konkretisht. Përmes burimeve dhe në rrugë jozyrtare bëhet me dije, se shumica e masave të sigurisë nuk kanë ekzekutuar deri tani, pasi një pjesë e mirë e personave në fjalë janë larguar jashtë vendit.

1- Leonard Duka – I arrestuar shkurtin e vitit të kaluar në Belgjikë, në pritje të ekstradimit për vrasjen e Santiago Malkos. Ndaj tij është kërkuar një masë e dytë sigurie. n

2- Erlis Duka – Në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos

3-Astrit Avdylaj – Shijak në kërkim, për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Dyshohet se vëllezërit Avdylaj kanë kërkuar eleminimin fizik të Durim Bamit.

4- Altin Avdylaj – Në kërkim për të njëjtën vepër penale, si vëllai i tij, të skeduar më herët për dosjen 339

5- Valter Bami, Krujë, i arrestuar dhe liruar për mungesë provash për atentatin e parë në banesën e Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.

6- Durim Bami – Dyshohet se strehohet në Dubai, ai sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën. Në atentatin e vitit 2019, mbeti e vrarë halla e Hakës.

7- Endrit Dokle – Durrës, ish-numri 2 i bandës së Durrësit, i njohur për armiqësinë e tij me Vis Martinajn.

8- Plarent Dervishaj – kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit. Gjithashtu dyshoher se prej vitesh ndodhet në Dubai

9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS, i përmendur dhe në përgjimet e para të dosjes Metamorfoza.

10- Xhevi Ndoka – vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – I arrestuar më herët për tjetërsimin e pronave në Lezhë, i është komunikuar masa në burg

11- Fatmir Hyseni alias Doqja, i shpallur prej disa vitesh në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës

12- Albert Zaja, i arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – komunikuar masa në burg

13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca – i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata

14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca

15- Miri Bruli- biznesmen në Shkodër, është arrestuar, i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

16- Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, i arrestuar në Spanjë, në pritje të vendimit të ekstradiumit.

17 – Ergert Mitri – Polic, ish-drejtori i policisë Lezhe

18- Klodian Shahini – ish punonjës policisë kufitare

19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s

20- Marklen Haka -disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale, nuk dihet nëse është ekzekutuar masa ndaj tij.

21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali

22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë

23- Naim Stafuka, i arrestuar në Fushë Krujë, dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës.

24- Samuel Ndoka – nipi i Arben Ndokës

25- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje

26- Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg

27- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, i është komunikuar masa në qeli

28- Elvis Doçi njohur si “Visi i Pojës”

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Kush donte ta vriste Durim Bamin? Zbardhen detaje nga dosja e SPAK, armiqësitë me grupin e Shijakut

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
Durim Bami dhe Astrit Avdylaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK që ka nisur mëngjesin e të premtes në disa qytete të vendit, që synon arresimin e personazheve të njohur të botës së krimit, të implikuar në ngjarje të rënda penale.

Sipas përgjimeve të SPAK, të përfituara nga mesazhet në aplikacionet e koduara Astrit dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan që të vrisnin Durim Bamin. SPAK ka dyshime se Astrit Avdylaj ishte kreu i bandës kriminale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur Fatmir Troplini, i njohur si Miri i Pojës, i cili thuhet se kishte plan për të vrarë Preng Gjinin.

Po ashtu raportohet se për Visin e Pojës ka pasur vetëm urdhër për kontroll dhe jo urdhër-arresti. Në banesën e këtij të fundit, mësohet se janë gjetur shumë të mëdha parash, që kapin vlerën e rreth 3 milionë eurove.

Vetë Durim Bami nga ana tjetër akuzohet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Marklen Hakës. Në atentatin e ndodhur në vitin  2019, Haka mundi të shpëtonte, ndërsa u vra halla e tij./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Policia dhe RENEA dalin duarbosh me arrestimet, çfarë dihet deri tani nga aksioni i SPAK. Sekuestrohen 3mln euro

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
personat e permendur ne dosje

TIRANË- Operacioni i SPAK që është shtrirë në qytete të ndryshme të vendit është ende në vijim, pasi policia ka dështuar në kapjen e shumicës së personave për të cilët është dhënë masë sigurie nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Operacioni u shtri në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Vlorën, Lezhën, Fushë-Krujën, Niklën, Kurbinin, apo Durrësin. Në dosjen e SPAK, kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje kriminale, edhe 3 punonjës policie, të cilët kanë pasur edhe poste drejtuese.

Kështu me urdhër të SPAK është shpallu ish-drejtori i Policisë së Lezhës Rigert Mitri, efektivi i policisë Klodian Shahini, si dhe ish-shefi i stërvitjes në sektorin RENEA, Altin Morina, ky i fundi i arrestuar dhe më parë, pasi iu gjetën një sasi e madhe parash në makinë. Por megjithatë në Gjykatë ai arriti që të provonte burimin e ligjshëm të rreth 113 mijë eurove, dhe më pas u liruar.

Në Nikël është arrestuar Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili prej vitesh rezulton i zhdukur. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim kushërinjtë Bami. Durim Bami dhe Naim Stafuka, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin e ndodhur ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vrarë aksidentalisht halla e tij.

Në Tiranë, SPAK ka lëshuar mbi 10 urdhër arreste, shumica e të cilvave nuk janë ekzekutuar. Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në banesat e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinajn, bosin e zhdukur të lojërave të fatit.

Kontrolle janë zhvilluar edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili është nën gjykim për akuzën e vrasjes ndaj ish-efektivit të policisë Santiago Malkën, i njohur si krahu i besuar i Ervis Martinajt.

Policia dhe RENEA kanë kryer kontrolle dhe në Durrës, për arrestimin e anëtarëve të fisit Avdylaj, ku dhe aty kanë dalë duarbosh.

Ndërkohë raportohet se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 3 milionë euro cash në banesën e Ervis Doçit, i njohur ndyrshe si Visit të Pojës. Po ashtu është kërkuar dhe arrestimi i ish-deputetit Arben Ndoka, që akuzohet për një ngjarje në Shkodër. Ndërkohë, sot pritet një reagim zyrtar nga SPAK, ku do të jepen detaje rreth aksionit në fjalë.

Në mesin e personave për të cilët është dhënë një masë sigurie, është dhe Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, i cili ndodhet aktualisht në burgjet spanjolle./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Zbardhet akuza e SPAK për Durim Bamin, krijoi kushtet për atentatin ndaj Marklen Hakës

SPAK godet 7 grupe kriminale, zbardhen planet e Martinajt për të
durim bami dhe marklen haka

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste, ndërsa u “bastisën” nga policia banesat e disa prej emrave më të njohur të botës së krimit në vend.

Burime bëjnë me dije se ndaj Durim Bamit, është lëshuar një urdhër arrest pëe atentatin e dështuar ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit, ndërsa Bami akuzohet se ka krijuar kushtet për të kryer vrasjen.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që rezulton i zhdukur. Enver Stafuka u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë.

Ndërkohë vetë kushërinjtë Durim dhe Valter Bami nuk janë gjetur në banesë në momentin e kontrolleve nga Policia dhe Renea me urdhër të SPAK. Ata dyshohet se janë larguar më herët në drejtim të Dubait që është kthyer në një strehë për shumë personazhe të botës së krimit në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kreu ditën e djeshme një operacion të gjerë në të gjithë vendin, për kapjen e dhjetra personave, që dyshohen të përfshirë në vepra të rënda penale.

Deri tani, shumica e masave të sigurisë nuk janë ekzekutuar pasi bosët e krimit nuk janë gjetur në bamesë.

Sipas SPAK, në përfundim të operacionit, publiku do të informohet për të dhënat e këtij hetimi, që mësohet se bazohet në të dhënat e siguruara nga autoritetet e drejtësisë franceze prej përgjimeve të platformave të koduara SKY dhe EncroChat.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kreu ditën e djeshme një operacion të gjerë në të gjithë vendin, për kapjen e dhjetra personave, që dyshohen të përfshirë në vepra të rënda penale.

Deri tani, shumica e masave të sigurisë nuk janë ekzekutuar pasi bosët e krimit nuk janë gjetur në bamesë.

Sipas SPAK, në përfundim të operacionit, publiku do të informohet për të dhënat e këtij hetimi, që mësohet se bazohet në të dhënat e siguruara nga autoritetet e drejtësisë franceze prej përgjimeve të platformave të koduara SKY dhe EncroChat.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB