Tentoi të vrasë të 'fortin' e Niklës dhe 'Leksin e druve', kush është Arian Tuku, u arrestua sot në Itali

TIRANË- Arian Tuku, i cili u vendos këtë të premte në prangat e policisë italiane, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit të ditës së sotme të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është një personazh i njohur për botën e krimit. Tuku sipas SPAK, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën, i njohur si “Leksi i druve”, ndërsa ka siguruar kushtet dhe për vrasjen e të “fortit” të Nikles, Durim Bami. Po ashtu, Arian Tuku, me origjinë nga Lezha, në 2020 ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.
Aleks Nderka i ka shpëtuar disa atentatve ndaj tij. Në vitin 2020 ai u plagos në superstradën Lezhë-Laç. Ai arriti tu shpëtonte dhe të shkonte vetë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Autorët u larguan më pas. Atentati më i frikshëm ndaj tij, ishte ai me dron. Ndreka njihet dhe si kundërshtar me fisin Ndoka, konkretisht me ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Dhe ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”.
‘Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDRKA. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.’-njofton SPAK.
Çfarë ndodhi sot?
43 urdhër-arreste janë lëshuar në total nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu dhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani pas zbërthimit të aplikacionit Sky Eç. Njëmbëdhjetë prej tyre janë ekzekutuar, ndërkohë që ZËRI ka mësuar emrin e një prej tyre. Bëhet fjalë për biznesmenin Mir Brruli, i afërm i Pëllumb Gjokës, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. ZËRI ka zbardhur dhe disa prej emrave për të cilët është lëshuar urdhërarresti. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka, Astrit dhe Altin Avdylaj, Durim e Valter Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni, Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca, Fatmir Hyseni alias Doqja, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, Lulzim Berisha, si dhe Elvis Doçi, i njohur me nofkën ‘Visi i Pojës’.
Ndërkohë tre personave të tjerë që ndodhen aktualisht pas hekurave u është komunikuar masa e arrestit me burg. Bëhet fjalë për Xhevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka dhe Albert Zajën, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Kontrolle janë ushtruar në disa qytete, në Tiranë, ku policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, që njihen dhe si rivalë të Ervis Martinajt. Kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e vetë Martinajt në Fushë Kuqe, në pronat e bizneset e Elvis Doçit, si dhe në banesat e vëllezërve Bami.
Ky operacion dyshohet se është realizuar pasi është hedhur dritë mbi vrasjen e Bardhok Pllanajt, Brilant Martinajt, Erigers Mihasit, Armando Dumanit dhe Can Karriqit. Gjithashtu, dyshohet se janë zbardhur detaje lidhur me zhdukjen e personave të botës së krimit, ndër të cilët përmendim Ervis Martinajn dhe i riu i dyshuar si i lidhur me të, Ulvi Skana./ZËRI
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali Arjan Tuku dhe në Spanjë Denis Meta

ITALI- Arjan Turku dhe Denis Meta janë vënë në prangat e Policisë këtë të premte, respektivisht në Itali dhe Spanjë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, në operacionin e sotëm të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arrestimi i tyre u bë nga shkëmbimi i informacioneve në kohë të shpejt mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle e italiane. Arjan Turku ka qenë i arrestuar ne Itali edhe në 2022.
Çfarë ndodhi sot?
43 urdhër-arreste janë lëshuar në total nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu dhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani pas zbërthimit të aplikacionit Sky Eç. Njwmbëdhjetë prej tyre janë ekzekutuar, ndërkohë që ZËRI ka mësuar emrin e një prej tyre. Bëhet fjalë për biznesmenin Mir Brruli, i afërm i Pëllumb Gjokës, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. ZËRI ka zbardhur dhe disa prej emrave për të cilët është lëshuar urdhërarresti. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka, Astrit dhe Altin Avdylaj, Durim e Valter Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni, Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca, Fatmir Hyseni alias Doqja, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, Lulzim Berisha, si dhe Elvis Doçi, i njohur me nofkën ‘Visi i Pojës’.
Ndërkohë tre personave të tjerë që ndodhen aktualisht pas hekurave u është komunikuar masa e arrestit me burg. Bëhet fjalë për Xhevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka dhe Albert Zajën, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Kontrolle janë ushtruar në disa qytete, në Tiranë, ku policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, që njihen dhe si rivalë të Ervis Martinajt. Kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e vetë Martinajt në Fushë Kuqe, në pronat e bizneset e Elvis Doçit, si dhe në banesat e vëllezërve Bami.
Ky operacion dyshohet se është realizuar pasi është hedhur dritë mbi vrasjen e Bardhok Pllanajt, Brilant Martinajt, Erigers Mihasit, Armando Dumanit dhe Can Karriqit. Gjithashtu, dyshohet se janë zbardhur detaje lidhur me zhdukjen e personave të botës së krimit, ndër të cilët përmendim Ervis Martinajn dhe i riu i dyshuar si i lidhur me të, Ulvi Skana./ZËRI
Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy efektivë dhe një ish-shefin e Policisë Lezhë

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka "prerë" sot urdhërarreste edhe për 3 efektivë të Policisë së Shtetit që dyshohet se kanë pasur lidhje me grupet kriminale. Në pranga ka përfunduar Ergert Mitri, ish-drejtues i Policisë së Lezhë, por jo vetëm. Në pranga kanë përfunduar edhe Klodian Jashari dhe ish-efektivi i forcave RENEA, Altin Morina./ZËRI
DETAJE nga operacioni i SPAK, shtohen akuzat ndaj tre personave të botës së krimit (EMRAT)

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me operacionin “Metamorfoza 3”, të nisur mëngjesin e sotëm nga Prokuroria e Posaçme, SPAK në bashkëpunim me forcat RENEA dhe ato Speciale, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë dhe zbardhjen e çështjeve të rënda kriminale që janë në hetim. Raportohet se ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santiljano Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar akuzat. Ndaj tyre janë shtuar akuzat për atentate. Sipas gazetares Klodiana Lala, akuzat janë shtuar dhe ndaj Fatmir Hysenit.
Santiljano Basho, është vëllai i Tesi Bashos, i njohur ndryshe dhe si ‘i forti i Selenicës”, i arrestuar më 16 tetor 2019. Tesi Basho i identifikuar si një prej personave më të rrezikshëm në Selenicë, ka dhe një dënim me burg përjetë në shtetin italian. Basho iu ka marrë jetën dy vajzave që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019 po në Vlorë, ndërsa asokohe me vete ju gjet dhe një arsenal armësh.
Operacioni i SPAK
Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK, policia dhe RENEA kanë kryer kontrolle në një sërë banesash, për të bërë të mundur kapjen e disa personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët dyshohen për të paktën 6 vepra të rënda penale të ndodhura në vendin tonë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se nga 43 urdhër-arreste të lëshuara në total, janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa shumë prej personazheve më të lakuar të krimit nuk janë gjetur në banesat e tyre.
Kontrolli është ndërmarrë në disa qytete, ku në Tiranë, policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes s ëish-efektivit të Polisë Santiago Malko, si dhe njihen si rivalë të Ervis Martinajt. Edhe në banesën e këtij të fundit SPAK ka ushtruar kontrolle, edhe pse bosi i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej afro dy vitesh.
SPAK ka lëshuar urdhër-arrest dhe për disa personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës, Endrit Doklen dhe Plarent Dervishajn, të cilët prej disa vitesh kanë gjetur strehim në Dubai. Po ashtu urdhërarreste janë lëshuar dhe për dy vëllezërit Abdylaj në Shijak, të cilët dhe më herët kanë pasur llogari të hapura me drejtësinë, në kuadër të dosjes 339. Kontrollet janë shtrirë dhe në zoën e Niklës, ku SPAK ka kërkuar arrestimin e Valter dhe Durim Bamit, ky i fundit rezulton se nuk ka qenë në banesë në momentin e mbërritjes së forcave RENEA.
Në Vlorë kërkimet janë zhvilluar në banesën e Fatmir Hysenit, i cili është marrë i pandehur në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, dhe gjithashtu ka qënë një prej emrave që janë përmendur si autorë të mundshëm të atentatit ku u vra Brilant Martinaj. Në mesin e emrave VIP nga operacioni i sotëm është dhe ai i ish-deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Deri tani dihet se socialisti ka qenë i përfshirë në një skemë të tjetërsimit të tokave në Lezhë, ndërsa më herët pasuria e tij është vënë në sekuestro.
EMRAT e personave që përmenden deri tani në këtë operacion
Ervis Martinaj
Endrit Dokle
Plarent Dervishaj
Durim Bami
Valter Bami
Altin dhe Astrit Avdylaj
Fatmir Hyseni
Marklen Haka
Arben Ndoka
Leonard dhe Erlis Duka
Ervis Doçi alias “Visi i Pojës”
Albert Zaja/ZËRI
"Kokat’ e krimit në shënjestër nga SPAK/ Kush janë prokurorët që lëshuan 43 urdhër-arreste

TIRANË- Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet këtë të premte në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e eksponentëve të botës së krimit. Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve në aplikacionin Sky ECC që këta persona përdornin me njëri-tjetrin. 43 urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC dhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.
Burime bëjnë me dije për ZËRIN se nga 43 urdhër-arreste të lëshuara në total, janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa shumë prej personazheve më të lakuar të krimit nuk janë gjetur në banesat e tyre. Kontrolli është ndërmarrë në disa qytete, ku në Tiranë, policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes s ëish-efektivit të Polisë Santiago Malko, si dhe njihen si rivalë të Ervis Martinajt. Edhe në banesën e këtij të fundit SPAK ka ushtruar kontrolle, edhe pse bosi i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej afro dy vitesh./ZËRI
Kushëri me Pëllumb Gjokën, arrestohet me urdhër të SPAK biznesmeni Mir Brruli

SHKODËR- Në mesin e personave që janë vënë në pranga me urdhër të SPAK, është dhe biznesmeni Mir Brruli, i afërm i Pëllumb Gjokës. Ky i fundit ka qenë një prej personave të parë që është arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, pas zbulimit të mesazheve në aplikacionet e koduara.
Mir Brruli, njësoj si Gjoka, është i dyshuar për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në veri të vendit. Arrestimi i tij është kryer nga forcat e policisë vendore rë Shkodrës, ndërsa operacioni po udhëhiqet nga SPAK.
Nga 50 urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli.
Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje. Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.
Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit./ZËRI
Operacioni i SPAK, kërkohet arrestimi i ‘Visit të Pojës’, kush është personazhi në hije që fshihet në Durrës

TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e eksponentëve të botës së krimit. Në mesin e personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest dhe janë ushtruar kontrolle nga ana e SPAK, është dhe shtetasi Elvis Doçi, i njohur me nofkën ‘Visi i Pojës’.
Banesa e Doçit ndodhet në zonën e Shkozetit në Durrës, ndërsa operacioni është shoqëruar nga një numër i madh punonjësish policie.
Doçi administron një kompani ndërtimi me adresë në Rrashbull të Durrësit me emrin “Cara na”, një bar-kafe me emrin “Port Side” në Durrës, të cilën e ka në bashkëpronësi me një tjetër person të identifikuar si Bukurije Doçi, një bar kafe në Fushë Krujë, dhe bar “Vintage” me adresë në Sukth në bashkëpronësi me një person të quajtur Edmir Bakalli. Bledin Doçi ka në pronësi një kafe me emrin “Port Side Beach”, me vendodhje pranë Currilave në Durrës, në zonën e plazhit.
Doç ka qenë subjekt i OFL-së, ndërsa emri i tij është lakuar edhe pse jo zyrtarisht, për disa ngjarje të rënda kriminale. /ZËRI
Megaoperacioni në SPAK/ Shoqërohet sërish vëllai i deputetit të PS Eduart Ndreca, pranga edhe kushëririt të tij

TIRANË- Në kuadër të operacionit të SPAK mësohet se është shoqëruar në polici vëllai dhe kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste Eduart Ndreca. Të shoqëruar janë Armando Ndreca dhe djali i xhaxhait Elvis Ndreca.
Kujtojmë se vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca, u lirua nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij. Arrestimi i Armando Ndrecës, u bë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”. Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.
Burime bëjnë me dije për ZËRIN se nga 43 urdhër-arreste të lëshuara në total, janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa shumë prej personazheve më të lakuar të krimit nuk janë gjetur në banesat e tyre. Kontrolli është ndërmarrë në disa qytete, ku në Tiranë, policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes s ëish-efektivit të Polisë Santiago Malko, si dhe njihen si rivalë të Ervis Martinajt. Edhe në banesën e këtij të fundit SPAK ka ushtruar kontrolle, edhe pse bosi i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej afro dy vitesh.
Operacioni i SPAK në të gjithë vendin, EMRAT që përmenden deri tani, nga vëllezërit Duka, te Dokle e Dervishaj

TIRANË- Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK, policia dhe RENEA kanë kryer kontrolle në një sërë banesash, për të bërë të mundur kapjen e disa personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët dyshohen për të paktën 6 vepra të rënda penale të ndodhura në vendin tonë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se nga 43 urdhër-arreste të lëshuara në total, janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, ndërsa shumë prej personazheve më të lakuar të krimit nuk janë gjetur në banesat e tyre.
Kontrolli është ndërmarrë në disa qytete, ku në Tiranë, policia është përqëndruar në banesën e vëllezërve Duka, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes s ëish-efektivit të Polisë Santiago Malko, si dhe njihen si rivalë të Ervis Martinajt. Edhe në banesën e këtij të fundit SPAK ka ushtruar kontrolle, edhe pse bosi i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej afro dy vitesh.
SPAK ka lëshuar urdhër-arrest dhe për disa personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës, Endrit Doklen dhe Plarent Dervishajn, të cilët prej disa vitesh kanë gjetur strehim në Dubai. Po ashtu urdhërarreste janë lëshuar dhe për dy vëllezërit Abdylaj në Shijak, të cilët dhe më herët kanë pasur llogari të hapura me drejtësinë, në kuadër të dosjes 339. Kontrollet janë shtrirë dhe në zoën e Niklës, ku SPAK ka kërkuar arrestimin e Valter dhe Durim Bamit, ky i fundit rezulton se nuk ka qenë në banesë në momentin e mbërritjes së forcave RENEA.
Në Vlorë kërkimet janë zhvilluar në banesën e Fatmir Hysenit, i cili është marrë i pandehur në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, dhe gjithashtu ka qënë një prej emrave që janë përmendur si autorë të mundshëm të atentatit ku u vra Brilant Martinaj.
Në mesin e emrave VIP nga operacioni i sotëm është dhe ai i ish-deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Deri tani dihet se socialisti ka qenë i përfshirë në një skemë të tjetërsimit të tokave në Lezhë, ndërsa më herët pasuria e tij është vënë në sekuestro.
EMRAT e personave që përmenden deri tani në këtë operacion
Ervis Martinaj
Endrit Dokle
Plarent Dervishaj
Durim Bami
Valter Bami
Altin dhe Astrit Avdylaj
Fatmir Hyseni
Marklen Haka
Arben Ndoka
Leonard dhe Erlis Duka
Ervis Doçi alias “Visi i Pojës”
Albert Zaja
/ZËRI
Operacioni i SPAK/ Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

TIRANË- Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Ish-deputeti është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar mbi 40 urdhërarreste. Raportohet se deri tani janë ekzekutuar 9 nga urdhërarrestet.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash. Ndoka u akuzua në atë kohë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Kontrollet janë përqënduar në Tiranë, në banesën e vëllezërve Duka në zonën e Freskut, në Nikël, në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në Vlorë, në banesën e Fatmir Hysenit, si dhe në Durrës, në banesat e pjestarëve të fisit Avdylaj. Gjithashtu janë kryer kontrolle edhe në Lezhë, në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve), ku po ushtron kontrolle në një pallat në Lezhë./ZËRI
GJKKO lëshoi 43 urdhërarreste për bosët e krimit, ekzekutohen 9 prej tyre

TIRANË- Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri. GJKKO ka lëshuar mbi 40 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 9. Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC.
Kontrollet janë përqënduar në Tiranë, në banesën e vëllezërve Duka në zonën e Freskut, në Nikël, në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në Vlorë, në banesën e Fatmir Hysenit, si dhe në Durrës, në banesat e pjestarëve të fisit Avdylaj.
Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka, Astrit dhe Altin Avdylaj, Durim e Valter Bami, Endrit Doklen, Plarent Dervishaj dhe Fatmir Hysenin. Ndërkohë në kërkim është shpallur ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka./ZËRI
Kontrollet në Vlorë/ Kush është Fatmir Hyseni i njohur si “Doqja”, plani për vrasjen e Ervis Martinajt

VLORË-Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se me urdhër të GJKKO, janë lëshuar masa arresti për vëllezërit Durim dhe Valter Bami, si dhe për anëtarët e fisit Avdylaj në Shijak. Kontrollet janë shtrirë në gjithë vendin por burime bëjnë me dije se me urdhër të SPAK, janë duke u kryer kontrolle edhe te banesat e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinajn, i zhdukur prej afro dy vitesh.
Një prej tyre edhe Fatmir Hyseni i njohur me pseudonimin 'Doqja" nga Vlora. "Doqja" është anëtar i grupit kriminal “Duka” dhe dyshohet se është një personat e përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko. Nga informacionet operative që policia e Tiranës ka mbledhur lidhur me vrasjen e Santiago Malkos rezulton se klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në Tiranë si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, ky i fundit shok i biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj. Gjithashtu ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin e përgjakshëm në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Klani "Duka" është një nga grupet kundërshtare të Ervis Martinajt, ku në vitin 2021 me zbardhjen e dosjes hetimore që çoi në burg Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, u zbulua se si krijuan kushte për eleminimin e tij. Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni kanë patur në plan eliminimin fizik të Ervis Martinaj.
Çfarë thuhej në dosje asakohe
'Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Doqja”). Keta dy shtetas kanë patur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.
Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.
Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.
E kaluara e errët e Fatmir Hysenit
Fatmir Hyseni, “Doqja” ka një të kaluar kriminale dhe njihet në Vlorë si një personat që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të Viktor Ymerit, i njohur edhe si ‘Tori i Xhihanes’. Sipas informacioneve që policia e Vlorës ka referuar në policinë e kryeqytet për Fatmir Hyseni, vrasja e vëllait të Viktorit ka ndodhur në Vlorë në vitin 1999, dhe ai ashtu si dhe vetë Viktori, ka qënë daja i Edison Harizaj, i konsideruar në Vlorë si “i paprekshmi”, por i vrarë me 52 plumba në 7 nëntor 2018 në dalje të Durrësit, ku së bashku me të mbeti i vrarë dhe Genci Caci. Ka rezultuar se Fatmir Hyseni është çam, dhe kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar si “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në Vlorë. Gjithashtu Fatmir Hyseni dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentain e Inez Hajrullës në 10 maj 2019 në Vlorë.
/ZËRI
SPAK lëshon dhjetra urdhërarreste, bosët e krimit dolën zbuluar nga SKY ECC

TIRANË- Me urdhër të SPAK, policia dhe RENEA kanë nisur një operacion të gjerë në të gjithë vendin, në kërkim të personazheve të njohur të botës së krimit. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në total janë lëshuar më shumë se 40 urdhërarreste, për emra të njohur dhe të skeduar më parë nga drejtësia.
Ky operacion është ndërmarrë pas nxjerrjes së mijërave bisedave që personazhet e botës së krimit kanë zhvilluar në aplikacionin e koduar SKY ECC. Një pjesë e mirë e personazheve që kërkohen nga SPAK, janë përmendur edhe në ngjarjet e fundit kriminale, siç ishte vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, apo ajo e Roan Brahimit në Athinë.
Operacionet janë përqënduar në Tiranë, në banesën e vëllezërve Duka në zonën e Freskut, në Nikël, në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në Vlotë, në banesën e Fatmir Hysenit, si dhe në Durrës, në banesat e pjestarëve të fisit Avdylaj. Pjesë e kontrolleve ka qenë dhe banesa e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe./ZËRI
RENEA e FNSH në aksion, kontrolle edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe

KURBIN- Forcat RENEA , FNSH dhe operacionalja kanë kryer kontrolle “blic” gjatë orëve të para të mëngjesit. Aksioni është shtrirë në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin. Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.
Burime bëjnë me dije se me urdhër të SPAK, janë duke u kryer kontrolle edhe te banesat e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinajn, i zhdukur prej afro dy vitesh. Kontrollet në Tiranë janë fokusuar në zonën e Freskut, te banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka.
Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri. GJKKO ka lëshuar mbi 40 urdhër arreste. /ZËRI
SPAK në gjurmët e bosëve të krimit, lëshon urdhërarrest për vëllezërit Bami, mësyn te Avdylajt në Durrës

TIRANË- Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se me urdhër të GJKKO, janë lëshuar masa arresti për vëllezërit Durim dhe Valter Bami, si dhe për anëtarët e fisit Avdylaj në Shijak.
Po ashtu në qytetin e Vlorës, policia është duke kryer kontrolle në banesën e Fatmir Hysenit.
Në Vlorë kërkimet e forcave të Policisë janë përqëndruar pranë të afërmve të Indrit Dokles, një prej kundërshtarëve më të shumëpërfolur të Ervis Martinajt.
Operacioni i SPAK, kontrollohet shtëpia e Albert Zajës në Larushk! I dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

TIRANË-Pjesë e operacionit të SPAK është edhe banesa e Albert Zajës. Kontrollet janë zhvilluar në Fushë Krujë gjatë natës si edhe në fshatrat Larushk e Nikël. Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushkë, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri.
Si ndodhi krimi?
Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit 2021 pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.
RENEA aksion me urdhër të SPAK, kontroll në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt

TIRANË- Policia, FNSH dhe RENEA kanë kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm kontrolle në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit. Kontrollet në Tiranë janë fokusuar në zonën e Freskut, te banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka.
Burime bëjnë me dije se me urdhër të SPAK, janë duke u kryer kontrolle edhe te banesat e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinajn, i zhdukur prej afro dy vitesh.
Mësohet se në total janë lëshuar më shumë se 40 urdhërarreste nga GJKKO, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për operacionin.
Përveç Tiranës, kontrolle janë duke u kryer dhe në Lezhë, Vlorë dhe në zonën e Niklës./ZËRI