Prona me qera u bë e tija, ia shiti Myftar Lumneshit dyfish! Si 'ndihmoi' Shkëlzen Berisha për blerjen e tokave të Malltezit

TIRANË- Në dosjen e SPAK, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani evidentohet një nga episodet ku shfaqet edhe Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike. Sipas SPAK, Berisha ka prona të deklaruara fillimisht si të marra me qera dhe më pas përfundojnë në pronësi të tij. Sipas Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thuhet se Shkëlzen Berisha fillimisht morri me qera pronën e Albert Hanit, me një kontratë qiraje prej 5 vitesh duke filluar nga data 01.11.2007 deri më 31.12.2012, me shumën prej 500 eurosh në muaj.
Derisa: më datë 07.01.2013, Albert Hani i kalon të drejtat dhe detyrimet mbi apartamentin dhe garazhin kundrejt pageses 346,000 euro në emër të Shkëlzen Berishës. Prona e blerë nga Shkëlzen Berisha do të përdorej, më vonë nga kunati i tij Jamarbër Malltezi për blerjen e tokave në Marqinet.
"Kalimi i te drejtave dhe detyrimeve mbi apartamentin dhe garazhin kundrejt pageses 346,000 euro (do shlyhet brenda 8 muajsh me ane te kredise bankare qe do akordohet nga 1 banke e nivelit te dyte per shlyerjen e cmimit te kalimit te pasurive). Ky apartament në vijim i është shitur shtetasit Myftar Lumeshi në vlerën 608 000 euro sipas kontratës më nr 2718 rep nr 1183 kol datë 09.12.2015.,"-shkruhet ndër të tjera nga SPAK.
Përfshirja e Jamarbër Malltezit
Me kontratën e hipotekimit që mban datën 21.12.2018, Jamarbër Malltezit, pasurinë e përfituar si rezultat i shkëmbimit më Albert Hanin, e vendos me barrë hipotekore për një kredi në vlerën 1 800 000 euro. Fondet e kësaj kredie do të përdoren për blerjen e tokave në Marqinet. Nga aktet, rezulton se, bëhet fjalë për 3 pasuri të llojit 'arë', me sip të përgjithshme 6183 m2; truall + ndërtese me sip 14 220 m2.
"Albert Hani fillimisht mohon ekzistencën e qerasë, e më pas i gjendur para dokumentit, pretendon se, në fakt nuk ka qënë ndonjëherë qëllimi i dhënies me qera por që ka shërbyer thjesht si një hallkë e fshehjes së përfitimit të pasurisë,"-shkruhet në dosjen e SPAK.
Ai pretendon se tatimi mbi qeranë është paguar nga shoqëria Altaen Seed Construction ndërkohë që kjo shoqëri nuk ka ekzistuar në atë kohë. Hani, në marrjen në pyetje nga SPAK më datë 02.08.2024, pretendon se, apartamentin e mësipërm ia kishte lënë me qera një zyrtari të OSHEE-së, pasi Shkëlzen Berisha e kishte përdorur për 1 vit. Madje dhe ka vënë në dispozicion pagesa të bëra nga një person i huaj me inicialet N.P.H., i cili paguante çdo muaj shumën prej 2 500 euro./ZËRI
Dosja "Partizani"/ Ndërtimi i kompleksit, Andia Pustina shfaqet edhe në Bashki, Basha çoi INUV (GJOBA)

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen "Partizani". Në disa prej faqeve të dosjes, zbulohet roli që ka pasur Lulzim Basha si kryetar i Bashkisë së Tiranës për dhënien e lejes së ndërtimit. Sipas SPAK, po në të njëjtën periudhë që Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, më 21.09.2011, Andia Pustina emërohet drejtore e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik, ndërkohë që mbante edhe kontabilitetin e shoqërisë "Homeplan sh.p.k.". Pustina, është marrë e pandehur nga SPAK po për dosjen "Partizani", për veprën penale ''pastrim parash''.
Në këtë kohë, Fatmir Bektashi, si administrator i shoqërisë Kontakt sh.p.k. dhe Xhimi Begeja si përfaqësues i pronarëve të truallit (po nuk evidentohet ndonjë prokure), i janë drejtuar kryetarit të Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, me kërkesë për lëshim akti ku kërkojnë llogaritjen dhe nxjerrjen e detyrimit që shoqëria ka për të paguar, si dhe zbardhjen e akteve administrative të miratuara nga KRRT e Bashkisë Tiranë.
"Me autorizimin e nënshkruar nga administratori i përgjithshëm Etion Kapedani për lejen e ndërtimit të objektit bllok banimi dhe shërbimesh 5, 7 dhe 9 kat me 2 kat parkim nëntokë (faza A dhe faza B) në rrugën Frosina Plaku, në pronësi të familjarëve Begeja, në favor të subjektit ndërtues Kontakt, ky i fundit ose investitori, autorizohen të kryejnë pagesën gjithsej në vlerën 44 202 504 lekë,"-shkruhet në dosjen e SPAK.
Pas detyrës së parë, më datë 06.02.2012 Andia Pustina lë postin e drejtoreshës së Planifikimit Strategjik dhe emërohet si drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, sërish pranë Bashkisë së Tiranës. Ndërsa më datë 06.02.2012, komandohet edhe drejtore e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik në Bashkinë e Tiranës.
2 ditë pas emërimit të Pustinës në detyrën e re, me datë 08.02.2012 në emër të shoqërisë "Kontakt sh.p.k.", administratori Fatmir Bektashi i shkruan kryebashkiakut të asokohe, Lulzim Bashës dhe e njofton me vendimin gjyqësor për shuarjen e detyrimit për taksën me shumë: 39 883 803 lekë. Më një shkresë tjetër që mban datën 24.02.2012, shoqëria Kontakt sh.p.k. i vë në dispozicion kryerjen e pagesës dhe kërkojnë zbardhjen e lejes së ndërtimit.
"Vetëm rreth 20 ditë pas emërimit, shtetësja Andia Pustina, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm, duket se është marrë me praktikën e shoqërive Homeplan dhe Kontakt, siç dokumentohet në vërtetimin e lëshuar prej saj, për likujdimin e taksës së ndikimit në infrastruktrë për vlerën 4 318 701 lekë të subjektit Kontakt, me nr. 480 prot dt 27.02.2012,"-thekson SPAK në dosje. Nga autorizimi nr. 2216, dt.25.04.2012 që shoqëria Kontakt sh.p.k. ka lëshuar për të autorizuar av. Sokol Barçi për përfaqësimin pranë Bashkisë Tiranë në procedurën për zbardhjen e lejes së ndërtimit të miratuar nga KRRT e Bashkisë Tiranë, konstatohet se ndërtimet janë kryer në shkelje të kushteve të lejes së parë. Po atë ditë është ushtruar kontroll nga ana e INUV të Bashkisë dhe është vendosur një gjobë për punime të kryera në shkelje të kushteve të lejes së miratuar.
Gjoba me vlerë 100 mijë lekë (të reja) është paguar nga Suzana Aliaj. Në të njëjtin fragment shkruhet se i njëjti person ka dërguar sërish letër sqarimi.
"Na është dashur që të bënim ndryshime në projekt por meqënëse Bashkia e Tiranës ishte bërë pengesë për zbardhjen e lejes nuk e kanë pasur mundësinë të kërkonin miratimin e ndryshimit të projektit."
Me një kërkesë për kryerje punimesh, më datë 27.04.2012 shoqëria Kontakt sh.p.k. e përfaqësuar nga Sokol Barçi, ka paraqitur formularin për kërkesë për kryerje punimesh. 3 ditë më vonë, 30.04.2012, në një shkresë të nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit Florian Pustina, drejtuar Fatmir Bektashit dhe për dijeni INU, informohet se, u mor në dorëzim kërkesa për ndryshim të projektit të zbatimit.
"Procedura e ndjekur për këtë leje, raportuar përsa më sipër në memo, është kryer konform urdhëresës nr. 275 datë 06.04.2012 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë,"-vëren SPAK.
Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi nënshkruajnë një tjetër kontratë para noteres Laura Pustina, ku bien dakord të riaktivizojnë akt marrëveshjen për ndërtimin e kompleksit Begeja 6000, të cilën e kishin pezulluar. Aktivizimi duket se është filluar pasi palët jo vetëm që kishin marrë zbardhjen e lejes së ndërtimit që e kishin përfunduar, por kishin bërë edhe ndryshimet që donin./ZËRI
Berisha dhe Malltezi shmangin paraqitjen në SPAK

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nuk janë paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur për mbylljen e hetimeve, sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në vend të tyre në SPAK u paraqitën avokatët mbrojtës, të cilët u njohën me aktet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa dosja pritet që të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të vendosë nëse hetimet e SPAK janë të plota dhe shteruese, dhe do të çojë më tej procesin gjyqësor, apo do të kthejë pas dosjen për elementë shtesë. Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani” për kreun e opozitës, Sali Berisha dhe financieren Andia Pustina. Ndërkohë edhe avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi tërhoqi aktet hetimore.
SPAK mbylli hetimet për të dhe Malltezin, Berisha: Piramidë mashtrimi fund e krye, vepra më e shëmtuar e narkoshtetit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me mbylljen e hetimeve nga SPAK, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku është marrë i pandehur së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Berisha tha se procesi ndaj tij është një piramidë mashtrimi, dhe falsifikimi dokumentesh e provash. Sipas Berishës, procesi ndaj tij ka qenë i nxitur politikisht, edhe nga diplomatë që i quajti të korruptuar si Gabriel Escobar dhe Yuri Kim.
Fjala e plotë e Berishës
Një përshëndetje në distancë gazetarëve të pranishëm në sallë dhe një përshëndetje të përzemërt mbarë qytetarëve shqiptarë që ndjekin këtë konferencë shtypi, në të cilën unë informoj qytetarët shqiptarë se sot, Edi Rama, kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 milion euro dhe tre apartamenteve sipas tij si rrogëtar shteti, ish-xhelati i policisë sekrete shqiptare me vila dhe ndërtime, Kraja, ndrikulla e bandave të rrezikshme, simotra biologjike e Taulant Ballës, Mellonai, dorëzuan avoketërve të mi në mënyrë përfundimtare dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën dhe të njëjtën, shtuar dhe larje parash për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Ky akt i paprecedent, i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi dokumentesh, manipulimi dhe fshehje të dokumenteve zyrtare, do gdhendet në muret e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.
Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Edi Ramës kanë rreshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën nën hetim Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, dhe vendosën në shkelje të rëndë të Kushtetutës, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjeve të vendit, arrestin e tij në shtëpi, ndalimin e komunikimit të tij me çdo person tjetër përveç familjarëve të afërt dhe ndalimin e ndjekjes së punimeve të parlamentit si deputet i zgjedhur nga qytetarët, ndonëse pa asnjë masë dënimi siç kërkojnë ligjet për këtë vendim.
Ky proces politik kundër Sali Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Gabriel Eskobar dhe Juri Kim.
Kësaj të fundit i kisha denoncuar publikisht në mënyrë të përsëritur aktet e saj korruptive.
Pas kërkesës publike të Edi Ramës në asamblenë e partisë së tij në vitin 2022, që Sali Berisha të persekutohej, të ndiqej, të penalizohej.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nuk u paraqiten sot në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur për mbylljen e hetimeve, sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Në vend të tyre në SPAK u paraqitën avokatët mbrojtës, të cilët u njohën me aktet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa dosja pritet që të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të vendosë nëse hetimet e SPAK janë të plota dhe shteruese, dhe do të çojë më tej procesin gjyqësor, apo do të kthejë pas dosjen për elementë shtesë.
Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani” për kreun e opozitës, Sali Berisha dhe financieren Andia Pustina. Ndërkohë edhe avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi tërhoqi aktet hetimore./ZËRI
Berisha dhe Malltezi shmangin paraqitjen në SPAK, avokatët e tyre njihen me mbylljen e hetimeve për "Partizanin"

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nuk janë paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur për mbylljen e hetimeve, sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Në vend të tyre në SPAK u paraqitën avokatët mbrojtës, të cilët u njohën me aktet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa dosja pritet që të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të vendosë nëse hetimet e SPAK janë të plota dhe shteruese, dhe do të çojë më tej procesin gjyqësor, apo do të kthejë pas dosjen për elementë shtesë.
Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani” për kreun e opozitës, Sali Berisha dhe financieren Andia Pustina. Ndërkohë edhe avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi tërhoqi aktet hetimore.
Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë Berishën për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. E gjitha është bërë në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Bektashi, që është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për pastrim parash.
Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur nga SPAK në vitin 2020, pas një denoncimi të bërë nga Taulat Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Berisha i ka akuzuar dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, se janë pjesë e një organizate kriminale, me të cilën ai identifikon Prokurorinë e Posaçme.
Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, që prej Tetorit të vitit të kaluar. Fillimisht për Berishën u dha masa e sigurimit detyrim paraqitje, por pas refuzimit të tij për t’u paraqitur para policisë gjyqësore, GJKKO vendosi ashpërsimin e masës në arrest shtëpie, në muajin Dhjetor.
Berisha e kundërshtoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, të vendosur nga Gjykata me pretendimin se një kufizim i tillë nuk mund të jepej pa marrë aprovimin e Kuvendit. Për këtë çështje, ai e dërgoi padinë e tij në Gjykatën Kushtetuese, e cila njoftoi dje se do ta trajtojë këtë ankimim në datën 19 Nëntor.
Në ankimin e drejtuar Kushtetueses ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme në tetor 2023, por edhe ata të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi masën.
Në thelbin e kërkesës së ish-kryeministrit është fakti se gjykatat kanë shkelur Kushtetutën duke caktuar një masë sigurie shtrënguese ndaj tij, pa marrë më parë autorizim nga Kuvendi i Republikës, për shkak të statusit të tij të deputetit.
Në Kushtetuese ankimi i Berishës do të shqyrtohet pa praninë e palëve, por vetëm mbi bazë dokumentesh. Në të njëjtën ditë, Kushtetuesja vendosi të kalojë në seancë plenare edhe ankimin e bërë nga dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë të dhëna ndaj tij./ZËRI