Shkaku i vdekjes së Egli Progës MISTER! Prokuroria: Nuk dihet nëse është goditur me grusht apo dhunuar me sende të tjera

KORÇË-Dyshime të shumta dhe përplasje mes institucioneve po pasojnë vrasjen e 42 vjeçarit Egli Proga. Prokuroria në reagimin e saj të parë zbardhi dinamikën e ngjarjes, që nga momenti kur është marrë njoftimi për një person të gjetur pa ndjenja në rrugë deri tek regjistrimi i procedimit penal për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’. Ndër të tjera në njoftimin zyrtar theksohet se ende nuk dihet çfarë shkaktoi vdekjen e 42-vjeçarit, një grusht, një rrëzim apo dhuna me sende të forta. Prokuroria zbulon se Proga ka marrë dëmtime në fytyrë, në krahun dhe këmbën e majtë, por për të përcaktuar shkakun e plagëve duhet një përgjigje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Paraprakisht dëshmitarët që ndodheshin në lokal dhe vetë autori i ngjarjes Denis Meçe kanë deklaruar se një grusht mjaftoi t'i merte jetën Egli Progës.
Nga dëshmitë e përcjella nga policia, një dëshmitar okular i ngjarjes është shprehur se: kur ka ardhur viktima në lokal dukej në gjendje në dehur, fillimisht të dy me të dyshuarin po bënin shaka me njëri-tjetrin, dhe më pas viktima filloi të përdorte fjalë ofenduese ndaj të dyshuarit dhe ky i fundit i tha të dilnin pak jashtë të sqaroheshin. Ai deklaroi se pa nga xhami i lokalit që i dyshuari e goditi me grusht viktimën i cili ra fillimisht në anën e një dhe më pas në tokë.
Ndërkohë që vetë autori i ngjarjes është shprehur se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e 42-vjeçairt, ka tentuar ta godasë, por nuk e ka goditur, pasi ai është rrëzuar direkt vetë në tokë. Më pas i çorientuar është larguar.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Po kështu, u morën deklarimet e shtetasit A.Sh., i pranishëm në ambjentet e brendshme të lokalit, i ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën, i cili deklaroi se, kur ka ardhur viktima në lokal dukej në gjendje në dehur, fillimisht të dy me të dyshuarin po bënin shaka me njëri-tjetrin, dhe më pas viktima filloi të përdorte fjalë ofenduese ndaj të dyshuarit dhe ky i fundit i tha të dilnin pak jashtë të sqaroheshin. Ai deklaroi se pa nga xhami i lokalit që i dyshuari e goditi me grusht viktimën i cili ra fillimisht në anën e një makine dhe më pas në tokë. U morën deklarimet e shtetasve V.Sh, A. M. dhe L. G. të cilët deklaruan se nuk e panë ngjarjen po shkuan pranë viktimës pasi dëgjuan të bërtitura. Gjithashtu u krye këqyrja e jashtme e viktimës, gjatë së cilës u konstatuan dëmtime në pjesën e fytyrës, në krahun dhe këmbën e majtë, por nuk përcaktohet shkaku i këtyre dëmtime, nëse është si rezultat i goditje me grushta, me sende të tjera, apo nga rrëzimi i trupit të lirë të viktimës në trotuar dhe mundësia e përplasjes ndërkohë me ndonjë send. Në lidhje me këtë çështje priten përgjigje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, është marrë njoftimi se në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar si Egli Proga. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete. Gjykata ka lënë në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç./ZËRI
'Maskaradë', Rama reagon sërish për vrasjen e Egli Progës: U krijua çorbë e pistë kundër Policisë dhe Urgjencës

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec, duke iu drejtuar atyre që sipas tij përhapën keqinformim dhe dezinformim. Rama i referohet atyre që shpallën se në deklaratat e policisë sot kishte kontradiktë, pasi më herët u raportua se autori i vrasjes Denis Meçe u vetëdorëzua, ndërsa më pas policia thotë se u kap falë punës së policisë. Rama shprehet se Denis Meçe u vetëdorëzua falë punës së policisë dhe jo si akti vullnetar i një vrasësi.
Reagimi i Ramës në X:
Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër policisë dhe urgjencës tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit! Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik. Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit e të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve dhe jo sajesave të njëri-tjetrit. Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë për të parë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë që maskaradat i kanë profesion në politikë e në media.
Homazhe për vrasjen e Egli Progës/ Qytetarët ndezin qirinj, motra dhe babai: Duam drejtësi!

POGRADEC- Kanë filluar homazzhet për vrasjen e Egli Progës. Qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë. Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra. Në një prononcim të shkurtër për mediat, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.
“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, shprehet babai i Egli Progës.
E motra e Eglit, lexoi një fjalim edhe për mediat ku bën thirrje që të dali e drejta dhe dhunuesit e vëllait të saj të përfundojnë në burg.
"Ju falënderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Eglantini. Unë jam motra e tij por që kur ditën që Egli mbeti i pajetë, pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do ta mbroj tani pas vdekjes pasi nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Shumëkujt mund ti dukem e vogël, e pafuqishme, e dëshpëruar, e pashpresë apo thjesht një hallexheshë me të zeza. Por ju betohem juve që jeni këtu, edhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell me çdo kusht. Se ja kam borxh vëllait tim, vetes dhe gjithë familjes sime. Nuk dua që të përfitoj askush nga vëllai im, nuk dua që të politizohet vdekja e tij. Nuk dua të hidhërohet askush më shumë se unë, se familja ime për të. Do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend dhe vëllai im ta shoh nga varrezat ku e kanë vendosur. Kriminelat që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg të gjithë pa asnjë përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra, kam vetëm një kërkesë për të gjithë ata që më dëgjojnë sot, për pogradecarët: Flisni, mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund të vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq. Tregoni kush i mbron, kush janë kriminelët pas tyre. Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, avokatë, prokurorë, gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe nuk ka taraf. Mos bëni gabimin dhe ta godisni me shkelm a me grushta vëllain tim siç bën me grushta barbarët. Kërkoj vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër, por jo vetëm si shprehje, e kërkoj si vepër. E kërkoj që sot, i bëj thirrje të gjithë avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë të vijnë dhe të mbrojnë Eglin bashkë me mua.'-u shpreh ajo.
Po ashtu disa qytetarë ishin mbledhur në katedralen e qytetit të Korçës, ku ndezën edhe qirinj në portretin e të ndjerit.
"Bëjmë homazhe për largimin me të padrejtë nga jeta e Eglit, i cili u vra dhe tregoi se për të gjithë ne jeta është e pasigurt në këtë vend. Sot ishte Egli, nesër mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jetë kushdo. Prandaj ne besojmë se duhet të kemi një homazh, duhet të kemi një thirrje për drejtësi, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të kujtuar se jeta duhet mbrojtur dhe kjo thirrje i drejtohet mbi të gjithë institucioneve që e kanë për detyrë të na mbrojnë jetën, sepse ne kërkojmë siguri nga ta', shprehet një qytetar.
Homazhe janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera, ku qytetarë nga Tirana, Durrësi e Vlora kanë ndezur qirinj pranë portretit të të ndjerit Egli Proga./ZËRI
“Shpifjet” e dobishme të medias

TIRANË-Tri ditë pas vrasjes barbare të një të qytetari në Pogradec, debati publik po ngushtohet tek përgjegjësia e drejtësisë në qasjen ndaj këtij krimi. Kryeministri Edi Rama ka bërë publike provat që Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare kanë vepruar konform ligjit dhe e kanë referuar vrasje me dashje krimin, çka përbën formalisht një lehtësim për institucionet shtetërore, ndërsa Prokuroria e Gjykata po përpëliten të ndëshkojnë inspektorët për të shpëtuar veten.
Paralelisht me këtë, Policia e Shtetit ka nisur dhe debatin mbi përgjegjësinë e gazetarëve që dezinformuan për rastin në fjalë, duke lënë të kuptojë se do ta hetojë deri në fund këtë rast. Dhe tani gati të gjithë po e harrojnë vrasjen dhe po merren me këtë çështje. Madje dhe vet kryeministri.
Është e vërtetë që nën dritën e fakteve të reja, raportimet e medias nuk duken aq korrekte, por kjo nuk e bën në këtë rast median fajtore. Media është fajtore kur shpik fakte apo raporton fakte abuzivë me objektiv gjobëvënien apo qëllime kriminale.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një interes publik dhe hallakatjet e medias në fakte të pavërteta, në adresë të policisë, nuk kanë pas qëllim kriminal. Maksimumi janë keqpërdorur nga Sali Berisha për qëllime politike, por kjo është traditë e pranuar nga drejtësia e politika.
Zhurma e medias qoftë dhe me fakte të pavërteta bëri që në ditën e tretë të gjithë të jemi të qartë për atë që ka ndodhur dhe për përgjegjësinë e drejtësisë në këtë rast. Po të mos fliste e shkruante media, në pritje të fakteve të vërteta, i ndjeri do quhej ende që ka vdekur se është rrëzuar nga pirja, siç u paraqit fillimisht.
Ndaj nuk jemi në rastet kur media dezinformon me qëllime kriminale. Tejkalimi i së drejtës së medias për interes publik, është një e drejtë e lejuar për të dhe me dhjetëra vendime të Gjykatës së Strasburgut. Nuk jemi në kushtet ku ndonjë portal i vë gjoba një biznesmeni apo zyrtari dhe ka shpikur diçka. Jemi në kushtet kur dikush ka vdekur dhe e vërteta po varrosej bashkë me të. Ndaj normal që mund të thuhet lirshëm që media ja ka futur kot dy ditë, por falë medias ne sot jemi të qartë për të vërtetën.
Prandaj në këtë pikë, të vetmit që mund të hetohen janë inspektorë të mundshëm të policisë apo OPGJ, nëse kanë dezinformuar median që të shpëtojnë pisllëkun e tyre. Media ka qenë në të drejtën e saj. Përdorimi politik i asaj situate nga Berisha me qytetarin digital, është një keqinformim kriminal për qëllime politike dhe s’ka lidhje me median. Atë mund ta hetoni, por ai ka 11 vjet që e bën atë punë dhe po u dënua për një rast, duhet të dënohet për të gjitha. Kështu që lëreni dhe atë majë penxheres aty ku është.
Këto janë “shpifjet” më të dobishme që media ka bërë kohët e fundit. Nuk i kanë prishur punë askujt, veç atyre që tentuan të manipulojnë ngjarjen.
"Ore ik andej"/ Prokuroria e pranon: Inspektori i policisë nuk dokumentoi ngjarjen e Egli Progës

KORÇË-Ngjarja e rëndë në Pogradec, ku Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ka marrë një reagim të gjerë si publik ashtu edhe mediatik. Sot ngjarja u komentua edhe nga struktutrat e larta të shtetit, por edhe figura politike, ku më së shumti u prek fakti se media ishte ajo që dezinformoi në lidhje me njoftimin paraprak të ngjarjes, e cila fillimisht u raportua si aksidentale, e më pas si vrasje. Por në fakt nuk është media ajo që akuzoi Policinë e shtetit.
Duke u ndalur në këtë pikë, Prokuroria e Korçës me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, pranoi se ngjarja u raportua e pasaktë nga vetë strukturat.
Kjo deklaratë e Prokurorisë rrëzon deklarimet e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, i cili akuzoi mediat për dezinformim. Rrumbullaku i cilësoi si skandaloze aludimet se vrasja e Egli Progës është fshehur nga Policia e Shtetit. Në një konferencë me mediat, të thirrur enkas për ngjarjen, Rrumbullaku tha të gjitha akuzat se Policia e Shtetit tentoi që të fshehë vrasjen janë të pabaza dhe fajtore për këtë bëri mediat. Por në fakt është Prokuroria ajo që po akuzon Policinë e Shtetit duke sjellë një përplasje të re mes tyre. Prokuroria akuzon për neglizhencë të rastit Policinë e Shtetit, ku vetë inspektori i policisë ka njoftuar paraprakisht se Proga ka qenë i pirë dhe ka humbur jetën, e më pas mediat kanë raportuar.
Në reagim thuhet se Prokurorit i është komunikuar nga Salla Operative, se një person i dehur është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën në spital. Në njoftim thuhet se inspektori i policisë, Artur Lilo ka komunikuar se Proga ka qenë i pirë dhe i rrëzuar, duke mos dëgjuar një nga dëshimtarët e ngjarjes, kushëri të viktimës.
"Më datë 10.08.2024, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në afërsi të vendit të quajtuar “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjia nr.2 në Pogradec, u gjet një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale u identifikua si shtetasi E.P. i cili u transportua në spital pa shenja jete. Lidhur me ngjarjen janë pyetur shtetasit V.Sh., A.B., A.Sh., R.B., L.G., A.M., dhe D.M. Nga deklarimi i shtetasit A.B., rezultoi se në momentin që ka qenë në spital ku ka shoqëruar viktimën, ka dëgjuar duke folur në telefon Inspektorin, A.L., i cili ka komunikuar faktin se një person është i pirë dhe është rrëzuar. A.B. i ka thënë se kushëriri i tiij (viktima) ishte goditur, por inspektori i ka thënë ‘ore ik andej’."-thuhet në njoftim.
Ndërkohë sa i përket zbutjes së akuzës për autorin e dyshuar, nga “vrasje me dashje”, në “vrasje nga pakujdesia”. Sipas Prokurorisë, zbutja është bërë sepse autori e ka goditur vetëm me një grusht dhe… nuk kishte mjete të tjera me vete për të kryer aktin kriminal.
Reagimi i plotë Prokurorisë së Korçës
Për të sqaruar opinionin publik dhe duke ju përgjigjur interesit të lartë të medias dhe shoqërisë civile në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08.2024, ku shtetasi E.P., është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pogradecit, Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se ka regjistruar procedimi penal nr.980 për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M. Nga materiali i referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, bëhet me dije se në datë 10.08.2024, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në afërsi të vendit të quajtuar “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjia nr.2 në Pogradec, është gjetur një shtetas i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar shtetasi E.P. Menjëherë janë marrë deklarimet e shtetasit A.B., kushëriri i viktimës, i cili deklaroi se ka qënë në një largësi rreth 30 metra kur ka parë që një person ka qëlluar me grusht një person tjetër dhe ai u rrëzua në tokë. Ai deklaroi se nuk u afrua po pa që doli pronari i lokalit, shtetasi V. Sh. dhe i ofroi ndihmë të dëmtuarit.
Po kështu, u morën deklarimet e shtetasit A.Sh., i pranishëm në ambjentet e brendshme të lokalit, i ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën, i cili deklaroi se, kur ka ardhur viktima në lokal dukej në gjendje në dehur, fillimisht të dy me të dyshuarin po bënin shaka me njëri-tjetrin, dhe më pas viktima filloi të përdorte fjalë ofenduese ndaj të dyshuarit dhe ky i fundit i tha të dilnin pak jashtë të sqaroheshin. Ai deklaroi se pa nga xhami i lokalit që i dyshuari e goditi me grusht viktimën i cili ra fillimisht në anën e një makine dhe më pas në tokë.
U morën deklarimet e shtetasve V.Sh, A. M. dhe L. G. të cilët deklaruan se nuk e panë ngjarjen po shkuan pranë viktimës pasi dëgjuan të bërtitura. Gjithashtu u krye këqyrja e jashtme e viktimës, gjatë së cilës u konstatuan dëmtime në pjesën e fytyrës, në krahun dhe këmbën e majtë, por nuk përcaktohet shkaku i këtyre dëmtime, nëse është si rezultat i goditje me grushta, me sende të tjera, apo nga rrëzimi i trupit të lirë të viktimës në trotuar dhe mundësia e përplasjes ndërkohë me ndonjë send. Në lidhje me këtë çështje priten përgjigje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Pasi u bë identifikimi i shtetasit D.M., si autor i dyshuar që dëmtoi shtetasin E. P., u kryen veprime operative dhe teknike të tjera me qëllim gjetjen e vendndodhjes së tij, deri në momentin që ai u paraqit vetë pranë Komisariatit të Policisë Pogradec. Në deklarimin e tij, shtetasi D. M., shprehet se nuk ka patur si qëllim vrasjen e shtetasit E.P., ka tentuar ta godasë, por nuk e ka goditur, pasi ai është rrëzuar direkt vetë në tokë. Më pas i çorientuar është larguar. Këto janë provat që janë përcjellë nga policia pranë Prokurorisë Korçë.
Në bazë të nenit 244 të K.Pr.Penale, seanca e zhvilluar nga gjykata ka qënë për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal për shtetasit nën hetim, seancë gjatë së cilës vleftësohet nevoja për caktimin e një mase sigurimi ndaj personit, për të siguruar që nuk do të prishë provat, nuk do të largohet, apo nuk do të kryeje vepra të tjera penale. Në këto kushte, ndaj shtetasit D. M., që nga provat e deritanishme rezulton autor i ngjarjes, u kërkua dhe caktua masa e sigurimit ‘arrest në burg’. Ndërsa për personat e tjerë të arrestuar për moskallëzim krimi (vepër e dënueshme deri në 3 vjet burgim), në kushtet kur provat kanë qënë të pakta në ngarkim të tyre, u caktua masa e sigurimit detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Në rastin konkret, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, po kryhen ende veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, veprimeve të ndërmarra ndaj viktimës, nga çdo person që mund të ketë qënë i përfshirë, që mund të jenë edhe persona të tjerë nga ata që janë referuar nga Policia.
Nga Prokuroria do të merren të gjitha provat e nevojshme për të konkluduar me akuzë ndaj shtetasve nën hetim të cilët do të merren si të pandehur, për vepra penale që mund të jenë të ndryshme nga ato për të cilat është regjistruar procedimi penal. Ndryshimi në regjistër i veprës penale mund të kryhet në çdo moment nga Prokurori në bazë të provave që do të merren. Theksojmë që ende nuk është administruar në dosjen hetimore akti i ekspertimit mjekoligjor, provë thelbësore për ngjarjen, si dhe po punohet në lidhje me pamjet filmike. Gjithashtu nga Prokuroria po punon intensivisht për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe personat e pëfshirë dhe rolin e tyre.
Nga Prokuroria fillimisht është regjistruar procedimi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, kjo edhe në referim të praktikës gjyqësore në raste të ngjashme, duke vlerësuar që nga materialet e referuara nga policia, goditja me grusht (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën), nuk tregon vullnetin e viktimës për të vrarë një person, përndryshe prej tij do të ishte zgjedhur me shumë mundësi një send tjetër për të realizuar qëllimin e tij kriminal, por vetëm për ta dëmtuar atë, ndërsa vrasja me dashje kërkon qëllimin e viktimës për ta vrarë personin, duke marrë edhe sendet e nevojshme per ta realizuar qëllimin e tij.
Nga aktet e para të administruara në dosje dyshimi krijohej për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Sqarojmë se, në momentin që materialet e policisë përcillen në Prokurori, prokurori i vlerëson ato dhe e regjistron procedimin për veprën penale që ka dyshim në atë moment dhe vetëm mbi provat e para që janë marrë. Nga provat që do të merren në vijim, do të bëhet edhe regjistrimi përfundimtar i veprës penale si dhe do të njoftohet akuza personave të pandehur.

"Të dhëna për gjobvënësin" Denoncimi i mësueses: Meçen e kam patur nxënës. Familje hajdutësh në arsim

TIRANË-Arsyeja e ngjarjes së ndodhur në Pogradec, ku Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ende mbetet mister. Teksa pritet arsyeja e vërtet që çoi në vrasje, reagimet janë të shumta. Nuk dihet ende nëse lekët e xhiros apo një debat mes tyre çoi në vrasjen e Egli Progës. Secili nga të afërmit e viktimës apo autorit dalin me versionet e tyre.
I fundit ka qenë një denoncim i bërë nga një mësuese në Pogradec, ku thuhet se autori i krimit ka pasur lidhje me Partinë Socialiste dhe një pjesë e mirë e fisit të tij janë të gjithë të punësuar në arsim, ndërsa Daja i tij, Valter Gora është funksionar i PS. Denoncimi i cili zbardh detaje të reja për krimin e ndodhur në Pogradec është publikuar nga Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
REAGIMI:
Të dhëna për gjobvënësin vrasës Denis Meçe të partisë së krimit nga një mësuese e tij! Jam mesuese nga pogradeci Autorin e krimit e kam pasur nxenes. Eshte nje bastard. Daja I tij Valter Gora funksionar në Ps, nje njeri maskara, hajdut e I paskrupullt me ndikimin e tij uzurpoi tere vendet e punes per fisin e tij. E ema e ketij perbindeshit vrases eshte me shkollë te mesme dhe I vellai e beri drejtoreshe ne Çerrave ku ajo shet amzat e cfare sben. Motren tjeter me 8 vjeçare e punesoi ky Valteri né shkollën e mêsme né Starove sekretare.Drejtori I vuri né dispozicion mesuesen e informatikes ti bente punen asaj hajvanes se s’di te shkruaje emrin e vet. E shume e shume bema të tjera të Valterit nuk rrefehen dot. Dhe rrofte partia. Denisi s’vinte asnjë dite ne shkollë dhe ndonje dite qe dilte, I thoshte drejtorit ” o k**r”. Kur dikush nga mesuesit ngrinte zerin leshohej tezja sekretare dhe e kercenonte me heqje nga puna. Dihej qe Denisi dhe pse me diplomë te blere dhe pse me zyre e para vuuu, kurre nuk do behej njeri. Njehere rrahu nje nxenes tjeter dhe arsyeja ishte “u bene ata te votojne per PD”? Sa te kene partine mëmë ne fuqi ky lloj malli do beje terror.
/ZËRI
Anila Hoxha publikon DOKUMENTIN: Gjykata e konsideron Meçen, person me rrezik për të ndikuar në vërtetësinë e provave

TIRANË-Gazetarja Anila Hoxha në rrjetin social Facebook, ka publikuar një pjesë nga dosja e ngjarjes në Pogradec, ku Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Teksa ngjara përflitet dhe dyshohet se është manipuluar dhe fshehur, edhe vetë Gjykata e cilëson Meçen si një erson me rrezik për të marrë dhe ndikuar në vërtetësinë e provave. Hoxha krahas dokumentit ka shtruar disa pyetje, nga kamerat tek dëshmitë kontradiktore.
REAGIMI I PLOTË:
M'a dridh nje duhan !
Përse vallë gjykata e konsideron Denis Mecen, person me rrezikun për të ndikuar në marrjen dhe vërtetësinë e provave?
Përse dëshmitarët po hetohen për moskallëzim krimi? Nëse ata kanë thënë të vërtetën se ishin disa të pirë që nuk e njihnin autorin dhe as viktimën, përse nuk u bë testi alkool-matës që shkenca të jetë në një frekuencë me fjalën e tyre?
Përse nuk janë sekuestruar kuponat dhe faturat tatimore, që të kuptohet sa birra kishin konsumuar këta të "dehurit"?
Përse nuk punonte kamera e sigurisë dhe përse nuk u përftuan pamje prej saj?
Përse dy njerëz që sipas dëshmive nuk e njihnin njëri- tjetrin, njëri do i kërkonte tjetrit ti dridhte një duhan?Dhe viktima iu bind menjëherë,ia drodhi cigaren dhe pastaj duke i thënë "mos të bënte si i fortë",e shau.
Përse policia u njoftua 15 minuta me vonesë?
Përse mungojnë dëshmitarët e tjerë që të tregojnë se i ndjeri është parë duke konsumuar alkool në lokalin e tij?
Përse prokurorja e cështjes e ndryshoi akuzën?
E të tjera...
Por ti i dashur ndjekës, kur t'a lexosh këtë statusin ki parasysh mësimi që nxorrëm nga vrasja e Englantin Progës "Nëse dikush të kërkon t'i dredhësh një duhan , dridhe e mos bëj zë"!

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë./ZËRI
Del edhe një përgjim/ ILD i kërkon Gjykatës dhe Prokurorisë dosjen e plotë hetimore

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka nisur verifikimet në adresë të gjyqtares dhe prokurorisë së Korçës, që hetuan Denis Meçen, i dyshuar për vrasjen e Eglantin Progës.
Ajo që kërkojnë të zbardhin inspektorët është se si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.
TCH disponon vendimin ku gjyqtarja Luljeta Kole ka pranuar kërkesën e prokurores, për të lënë nën “arrest me burg” Denis Meçen për një vepër tjetër nga ajo që ka referuar Policia e Shtetit.
Në argumentin e saj prokurorja për të cilën Inspektoriati ka kërkuar të dhëna i ka vendosur në dispozicion gjykatës një përgjim ambiental midis dy personave të tjerë të arrestuar për mos kallëzim krimi.
Leonidha Guce dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Eglantini ndërroi jetë nga një grusht. Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores, se ata ndryshe nga çfarë thanë në polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.
Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore dhe se kjo masë ndaj katër të dyshuarve, tre mos kallëzim krimi dhe Meçe për vrasje nga pakujdesia, duhet plotësuar me konkluzionet e mjekësisë ligjore.
Nga ana tjetër gjykata lë të hapur mundësinë se mund të arrihet në rezultate të ndryshme mbi kualifikimin e veprës nga ai që e ka sjellë prokuroria, mbasi të kryhen disa detyra që nuk bazohen tek dëshmitarët.
Ky dokument do të jetë një nga shkresat që do administrohet nga inspektoriati për sa kohë edhe gjykatës edhe prokurorisë i kërkohet informacion për të disponuar me fashikujt duke nisur nga momenti i referimit, ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por se përse u ndryshua vepra penale./TCH
Vrasja e Egli Progës, Gjykata: Akuzën e ndryshoi prokuroria, jemi shqetësuar nga denigrimi i mediave

KORCE- Gjykata e Korçës ka reaguar në lidhje me gjykimin e Denis Meçen, i arrestuar për vrasjen e Egli Progit, të cilit dje Prokuroria i ndryshoi akuzën nga "Vrasje me dashje" në "Vrasje nga pakujdesia". është pikërisht ky detaj që ka nxitur zemërim në mijëra qytetarë në rrjetet sociale duke bërë që sytë të kthehen nga drejtësia dhe organet e zbatimit të ligjit. Gjykata sqaron se në këtë fazë ku ndodhet hetimi, ky institucion nuk mund të ndërhyjë për të kërkuar një akuzë më të rëndë për autorin e krimit, ndërkohë që shpreh shqetësimin për raportimet në media.
REAGIMI I PLOTË:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, nisur nga rëndësia e ngjarjes dhe duke marrë shkas nga publikimet në median e shkruar dhe atë vizive, si dhe nga lajmet e publikuara në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Pogradecit, në të cilën ka humbur jetën shtetasi Eglantin Proga, bën me dije sa më poshtë:
Në datë 12 gusht 2024, ora 15:30, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesa për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg" ndaj shtetasit D. M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja nga pakujdesia", parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal "Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore" ndaj shtetasve V. Sh, A. M dhe L.G si të dyshuar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga 300 i Kodit Penal.
Pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nënvizon se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.
Përcaktimi i plotë dhe saktë i rrethanave të faktit dhe përgjegjesisë penale të secilit person të përfshirë, i takon vijimit të hetimeve. Në përfundim të hetimeve, është gjyqtari i seancës paraprake i cili vlerëson plotësinë e tyre dhe cilësimin juridik të veprës penale.
Për këtë arsye, nxjerrja e përfundimeve në këtë fazë fillestare të hetimeve, nuk i shërben vijimit të tyre dhe as besimit të opinionit publik mbi punën organeve të sistemit të drejtësisë.
Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vëren me shqetësim disa artikuj të publikuar në media, të cilat synojnë apo tentojnë të denigrojnë figurën e gjyqtarit të çështjes, duke ritheksuar zbatimin e ligjit me korrektësi dhe saktësi maksimale në çdo rast./ZËRI
“Doli nga burgu Durim Bami?”, Rrumbullaku: 'Dubai' e ka vendosur në “arrest shtëpie”

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se Durim Bami nuk është lënë i lirë në Dubai, por është zëvendësuar masa e sigurisë. Gjatë një konference të mbajtur sot për mediat, Rrumbullaku tha se ndaj Bamit është caktuar masa “arrest shtëpie”.
“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e Policisë”, tha Rrumbullaku.
Durim Bami akuzohet se kishte krijuar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu, sipas dosjes "Revanshi", efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës. Burime për ZËRI bëjnë me dije se ndaj Durim Bamit, është lëshuar edhe një urdhër arrest për atentatin e dështuar ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij.
-
Lirohet në Dubai Durim Bami
13 Gusht, 22:43
45-vjeçari nga Fushë Kruja u vendos në pranga në kuadër të operacionit "Revanshi" në 10 qershor të këtij viti. Gjykata e Dubait, vendosi masën e sigurisë “60 dite burg” per Durim Bamin ne zbatim të kërkesës për ekstradim nga shteti shqiptar. Por ndaj 'të fortit të Niklës' është zbutur masa e sigurisë. Deri më tani, nga Dubai është ekstraduar (me dëshirën e tij) vetëm Bruno Çobo, askush tjetër. Kjo për shkak të politikave të shtetit, i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi me asnjë vend të Bashkimit Europian./ZËRI/
Arrestohet Fabio Ballabani, do të ekstradohet në Shqipëri

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një deklarate për mediat tha se po arrihet marrëveshja për ekstradimin e Fabio Ballabanit. Rrumbullaku tha se momentalisht ai është duke kryer burgimin në Gjermani. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk dha detaje se kur do të ndodhë ekstradimi i tij.
“Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Aktualisht vuan dënimin në një vend partner”, tha Rrumbullaku.
Fabio Ballabani rezulton të jetë anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Ai u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj dhe Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin. /ZËRI
Motrat Berisha i bëjnë karshillëk, Stresi në plazh! Rrumbullaku: Do i kapim!

TIRANË- Motrat Antonela dhe Mariela Berisha, po ashtu edhe reperi Arkimed Lushaj (Stresi) janë ende në kërkim, por duket se kryepolici Muhamet Rrumbullaku është shpresëplotë që të 3 personazhet e njohur do të arrestohen. Në një konferencë të dhënë sot paradite për mediat, Rrumbullaku tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të dalë me një njoftim zyrtar dhe për ta.
"Strukturat e Policisë janë të angazhuara për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni edhe njoftimin për ta,"-u shpreh kryepolici.
Reperi Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në dhunimin e personazhit të "TikTok", Muhamet Iseni. Për të njëjtën ngjarje është arrestuar reperi Noizy. Ndërsa motrat Berisha janë shpallur në kërkim për dhunimin e Klea Prengës. Por edhe pse postojnë gjithë kohës në rrjetet e tyre sociale, nuk janë vendosur ende në pranga./ZËRI
I shqetësuar shumë nga raportimet, Rrumbullaku: Po i ndjekim edhe rrjetet sociale, gjithë ky sulm në kulm të sezonit

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muahmet Rrumbullaku ka folur i shqetësuar për raportimet dhe lajmet që po qarkulllojnë në rrjet rreth ngjarjes së Pogradecit ku mbeti i vrarë, 42-vjeçari, Egli Proga. Në një konferencë për mediat, Rrumbullkau shprehet se aludimet për fshehjen e kësaj ngjarje nuk janë të vërteta pasi askush nuk ka tentuar ta fsheh ngjarjen. Sipas tij, ngjarja u zbardh në kohë rekord dhe njoftimi i Policisë Korçë u deformua. Gjithashtu, ai shtoi se po hulumtohen te gjitha rrjetet sociale dhe po përgatitet një kallëzim penal lidhur me çdo rrjet social që ka shpërndarë lajme të pavërteta sa i përketë kësaj çështje në kulmin e sezonit.
Deklarata e Muahmet Rrumbullakut:
“Ndjehem i detyruar të informoj opinionin publik. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i policisë së Pogradecit është i pabazë. Nga asnjë punonjës policie nuk është tentuar të fshihet ngjarja. Është shkuar menjëherë në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat perreth, janë shoqëruar personat dhe janë kryer të gjitha hetimet për gjetjen e provave. U bë e mundur zbardhja e ngjarjes në kohë rekord. Në përfundim, drejtoria e policisë Korçë dhe njoftimin, i cili u deformua. Nuk u paraqit askush por u ngrit një tymnajë akuzash ndaj policisë. Baltosja e saj është e cënueshme në këtë rast moralisht. Policia do të ndërrmarrë hapa ligjore lidhur me këtë disinformim.
Në lagjen nr.1 Pogradec për konfliktin për motive të dobëta janë konfliktuar Denis Meçe dhe Egli Proga, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë. 19:09 minuta policia kur ka marrë njoftimin, ku është kërkuar ndihmë mjekësore, Shërbimet policore kanë mbërritur për tre minuta, ku kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën. Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.
Drejtoria e marrëdhënieve me median po hulumtojnë gjithë rrjetet sociale dhe po përgatisim kallëzimin penal lidhur me çdo rrjet social në momentin më të papërshtatshëm në kulmin e sezonit. Jepni Policisë së Shtetit atë që i takon. Është shumë e lehtë të hedhësh një fjalë, por është shumë e vështirë që të rikthehet dinjiteti”.
Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë/ ZËRI
Vrasja e Egli Progës/ Rrumbullaku dhe Rama: Policia nuk ka fshehur ngjarjen! Prokuroria: Inspektori 'mbylli sytë'. ILD nis hetimin (ZHVILLIMET)
Vrasja e Egli Progës, Rrumbullaku: Qytetarë, kini besim te Policia! Mediat dezinformojnë
Vrasja e Egli Progës, Rrumbullaku: Qytetarë, kini besim te Policia! Mediat dezinformojnë
"Jam para jush pasi ka përfunduar i gjithë inspektimi për zbardhjen e ngjarjes, si në aspektin e vlerësimit dhe më rezulton se akuzat ndaj Policisë së Shtetit. Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri në fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. Ne e kemi referuar si vrasje me dashje’- tha Rrumbullaku.
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: Ne s'jemi të pagabueshëm...por ngjarjen nuk e kemi fshehur!

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga nuk është tentuar të fshihet ashtu siç është pretenduar nga familjarët e viktimës. Në një konferencë urgjente të thirrur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, Rrumbullaku tha se aludimet se shefi i Komisariatit të Pogradecit, Elton Halili kishte manipuluar ngjarjen ishin të pabaza dhe të dëmshme për reputacionin për Policinë e Shtetit.
"Informoj opinionin publik aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të policisë Pogradec është pabazë, në asnjë dyshin të arsyeshëm dhe si i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë asnjë punonjës policie s’ka tentuar të fshihet. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht. Nga Policia është shkuar menjëherë në vendngjarje, është bërë njoftimi i spitalit, është ngritur grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat dhe janë shoqëruar personat e pranishme. Të pretendohet dhe propagandohet se Policia e Shtetit po tenton që të fshehë ngjarjen është e papranueshme. Ftoj publikun dhe median që të shfrytëzojnë çdo mundësi për marrë informacione,"-tha Rrumbullaku ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI
Prokurorja e çështjes thërret familjarët e viktimës në Pogradec

POGRADEC- Vazhdon hetimi për vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin (Egli) Proga. Sot, Prokurorja e Pogradecit ka thirrur sot për të marrë në pyetje familjarët e 42-vjeçarit, i cili humbi jetën pasi u dhunua barbarisht nga 29-vjeçari Denis Meçe. Autori i vrasjes makabre, Denis Meçe, i cili dhunoi për vdekje Egli Pragën, rezultoi të jetë nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora.
Ndaj familjarët e viktimës, babait të dy fëmijëve, hodhën akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën. Policia e Pogradecit mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kanë fshehur ngjarjen, por një hetim ka nisur për kryepolicin e Pogradecit, Elton Halili.
Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë./ZËRI
“Kisha pirë gjithë ditën alkool”! Zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Nuk doja ta vrisja, por t’i fusja një shpullë

POGRADEC- Zbardhen detaje të tjera lidhur me dëshminë e 29-vjeçarit Denis Meçe, autori i vrasjes së Egli Progës. Autori vazhdon dhe pretendon se nuk ka shkuar për të vrarë 42-vjeçarit Egli Proga, por se e gjitha ka ndodhur aksidentalisht. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij, Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, edhe pse akuzohet se i ka vendosur "gjobë" për t'i marrë paratë e xhiros ditore.
“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau. Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur,”-rrëfeu autori.
Po ashtu, Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste.
Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë./ZËRI