LIVE UPDATES

‘TIMS’/ 3 institucione s’kanë kthyer përgjigje! Policia: Përgjegjës, Ervin Muça

➤ Anëtarët e Komisionit Hetimor për Sistemin ‘TIMS’ u mblodhën sërish, kësaj here për të shqyrtuar disa nga përgjigjet e disa institucioneve, të cilave iu dërguan kërkesa për informacion. ➤ Nga e gjithë lista, deri më tani nuk kanë kthyer asnjë përgjigje Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. ➤ Sot u shqyrtua përgjigjia e Policisë së Shtetit drejtuar komisionit hetimor të TIMS pas kërkesës për informacion. ➤ Në përgjigje të Policisë së Shtetit thuhet se janë konstatuar një sërë shkeljesh që bëjnë përgjegjës drejtuesin e departamentit të teknologjisë dhe informacionit. ➤ Pas diskutimeve të sotme, mbledhja e radhës do të mbahet më 7 maj. 

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Kërkesa për informacion, zbardhet përgjigja e Policisë së Shtetit: Përgjegjës drejtuesi!

‘TIMS’/ 3 institucione s’kanë kthyer përgjigje!
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka gjetur një përgjegjës për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, Ervin Muçën. Teksa anëtarët e Komisionit Hetimor për Sistemin ‘TIMS’ po shqyrtojnë përgjigjet e mbërritura nga institucionet pas kërkesave për informacion është zbardhur përgjigjia nga Policia e Shtetit. Në përgjigje thuhet se janë konstatuar një sërë shkeljesh që bëjnë përgjegjës vetëm drejtuesin e departamentit të teknologjisë dhe informacionit, Ervin Muçën.

Përgjigjia:

Nga grupi i punës është konstatuar se duke filluar nga orët e pasdites të datës 2.08.2023 dhe deri në orët e para të mëngjesit në godinën e departamentit të teknologjisë së informacionit janë parë lëvizje të shpeshta të Ervin Muçës, një pjesë e punonjësve të stafit dhe personave të tjerë jashtë kësaj strukture. Janë konstatuar një sërë shkeljesh që bëjnë përgjegjës drejtuesin e departamentit të teknologjisë dhe informacionit. 1. Shkelja e procedurave standarde për hyrjen godinën  në Policinë e Shtetit. 2. Mos njoftimi i eprorëve për hyrjen e personave të paautorizuar duke u ekspozuar atyre detaje apo infrastrukturën e rrjetit të brendshëm të policisë së shtetit që përbën shkelje.3.Përdorimi i kodit Check in të punonjëses pa dijeninë e saj për të hyrë në ambientet e godinës në pa ndonjë arsye bindëse me persona të tjerët të paautorizuar dhe në orët e vona të natës. 4. Mosrealizimin e detyrimeve nga Ervin Muça për përmirësimin e akteve sipas strukturës së re dhe afateve të caktuara në programin e punës.

Ndërkohë deri më tani 3 institucione ende nuk kanë depozituar përgjigjet e pyetjeve të përpiluara nga ekspertët e Komisionit drejtuar Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Tiranës./ZËRI

1 VITE ME PARE

TIMS/ 3 institucione s’kanë kthyer përgjigje! Salianji: SHISH përgjigje tallëse

‘TIMS’/ 3 institucione s’kanë kthyer përgjigje!
mbledhja e TIMS

TIRANË- Anëtarët e Komisionit Hetimor për Sistemin ‘TIMS’, gjatë mbledhjes së kësaj të hëne, shqyrtuan përgjigjet e mbërritura nga institucionet pas kërkesave për informacion. Deri më tani 3 institucione ende nuk kanë depozituar përgjigjet e pyetjeve të përpiluara nga ekspertët e zgjedhur. Deri më tani, institucionet pa përgjigje janë: Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Komisionit Ervin Salianji me ironi tha kryeministri ka qenë i zënë duke zgjidhur problemet në Itali, referuar emisionit "Report" të "RAI 3" për Shqipërinë. Ndërkohë Salianji ka komentuar edhe përgjigjet e ardhurave nga SHISH, pas kërkesave për informacion. Sipas Salianjit, SHISH po përdoret dhe ka dorëzuar disa përgjigje si ‘për t’u tallur’.

Salianji: Policia e ka tejkaluar afatin e dërgimit të informacionit, Spak ka sjellë informacion, Kryeministria nuk e ka marrë mundimin të përgjigjet jam i keqardhur që një ndër isntitucionet SHISH përdoret dhe sjell përgjigje duke u tallur. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk kanë kthyer përgjigje, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali.

Nga ana tjetër zv.kryetari, Toni Gogu, iu përgjigj duke thënë se Kryeministria do t’i përgjigjet komisionit, në zbatim të ligjit, ndërsa me ironi i tha Salianjit se “nuk rri dot pa marrë një kartolinë nga Rama” që të bëjë lajmin e ditës.

Gogu: Rrini të qetë se kryeministri do u përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri. E doni atë, nuk rrini dot pa e marrë./ZËRI

1 VITE ME PARE

TIMS-i, Gogu përplaset me Salianjin: Kryeministri e ka për traditë t’i respektojë komisionet hetimore

‘TIMS’/ 3 institucione s’kanë kthyer përgjigje!
Ervin salianji dhe toni gogu

TIRANË- Është shoqëruar me debate, mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS, ku demokratët kërkojnë që në mesin e personave që do të merren në pyetje ka qenë dhe kryeministri Edi Rama. Kanë qenë kryetari i komisionit të TIMS, Ervin Salianji dhe nënkryetari Toni Gogu janë përfshirë në këtë debat gjatë mbledhjes së kësaj të hëne.

Gogu tha se Rama e ka traditë që të respektoj komisionet hetimore, dhe nëse do t’i kërkohet, ai do të japë llogari përpara deputetëve për rrjedhjen e të dhënave TIMS. Salianji tha se institucionet që nuk kanë kthyer përgjigje pas kërkesave për informacion.

“Policia e ka tejkaluar afatin e dërgimit të informacionit, SPAK ka sjellë informacion, Kryeministria nuk e ka marrë mundimin të përgjigjet jam i keqardhur që një ndër isntitucionet SHISH përdoret dhe sjell përgjigje duke u tallur. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk kanë kthyer përgjigje”, u shpreh Salianji.

DEBATET

Gjylameti: Ne dimë të lexojmë, nuk lexohet shkresa që e kemi para.

Salianji: Mos i fyeni kolegët tuaj, para se të diskutojmë do të vendosim. Ne në këtë komision edhe për shkak të administrimit dhe produktit që duam të nxjerrim edhe për shkak të luftës ndaj paligjshmërisë mora propozimin e zotit Qefalia dhe e përmbusha pikë për pikë.

Gogu: Ju siguroj që kryeministri Rama ka një traditë në komisionet hetimore, ndryshe nga ju që i injoronit. Rrini të qetë se kryeministri do t’ju përgjigjet. Kryeministri do t’ju përgjigjet ju nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri do t’ju vijë, a janë ekspertët gati t’i propozojnë planin e hetimit dhe ju thatë që ata nuk janë gati, arsyeja e parë është se nuk kanë grumbulluar të gjithë informacionin, ka rrugës, nëse të premten ka qenë afati zyrtar, nëse s’ka mbërritur është duke mbërritur. Nëse na mblidhni, mos e xhuxhmanizoni komisionin në një reality shoë, flasim pak lexojmë shumë, ne hetojmë, nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrën kryesia e komisionit të mblidhet për të shqyrtuar ecurinë e mbledhjes, janë dy elementë dy kapacitete që nuk e përmbushin dot.

Salianji: Jeni 3 kolegë që keni thënë 3 gjëra të ndryshme, keni kaluar në një etapë ku unë s’kam shkuar. Pika e dytë është shqyrtimi i përgjigjeve të kërkesave për informacion. 3 institucione që duhet të kishin sjellë përgjigje nuk i kanë sjellë.

Unë e vlerësoj që nga ana e nënkryetarit, përfaqësues i PS, madje vlerësoi që tha se kryeministri do vijë. Ne këtë presim, që ai të japë përgjigje para komisionit. Ligji detyron që kur ke informacion për një çështje të caktuar, të vijë të japë përgjigje. Këtë kemi sot në rend dite. Nuk kemi shkuar te plani i hetimit, nuk kemi propozim. Ju të 3 keni 3 mendime të ndryshme, nëse doni pushim të dakordësoheni me njëri-tjetrin.

Baci: Më vjen keq që Qefalia propozon të mos flasin ekspertë, Gogu pastaj thotë të kundërtën e asaj që tha Qefalia. Ju vazhdoni me metodën e mbledhjes së parë, që nuk doni të bëhet hetim në komisionin hetimor parlamentar, ju madje arrini aty ku doni që kryetari të rrijë fals dhe ju të na mësoni si do të zhvillohet mbledhja e komisionit. Mendoj se duhet të zbatoni të drejtën që keni, nuk jeni avokat mbrojtës të atyre që do të thirren ne komision. Kemi ekspertë që janë vendosur aty, që janë ekspertë në plot kuptimin e fjalës. Mos kini frikë nga komisoni, se në fund detyra jonë është trans me publikun.

Salianji: Shkresat lexohen për efekt transparence me publikun.

Poll

MOS HUMB