LIVE UPDATES

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk 'pret biletën' për Tiranë... presim Spanjën

➤ Shqipëria ka arritur vetëm një barazim 2-2 me Kroacinë. ➤ Pjesa e parë nisi mirë për skuadrën kuqezi, e cila shënoi që në minutën e 10 me Qazim Laçin. ➤ Pjesën e dytë, kroatët kthyen rezultatin. ➤ Në minutën e 74 shënoi sulmuesi Andrej Kramariç, ndërsa goli i dytë u bë vetëm 2 minuta më vonë, autogol i Klaus Gjasulës. ➤ Megjithatë ky i fundit e "rikuperoi" gabimin, duke shënuar në minutën e 95-të. ➤ Të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë. ➤ Tani Kroacia pret Italinë, ndërsa Shqipëria, Spanjën. ➤Sfidat e tjera të ditës së sotme ishte ajo mes Gjermanisë dhe Hungarisë, ku gjermanët fituan bindhsëm me rezultatin 2-0. ➤ Sfida e tretë, Skoci-Zvicër u mbyll po ashtu me barazim, rezultati 1-1.

43 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Një tjetër sfidë mbyllet në 'paqe', Skoci-Zvicër 1-1

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
ndeshja

GJERMANI-Zvicra dhe Skocia e mbyllën sfidën me barazim. Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht djemtë e Steve Clarke, me “shkatërruesin” e “Djajve”, të Manchester United, Scott McTominay, i cili dërgoi në rrjetën e Sommer, një pasim të McGregor, mirëpo avantazhi nuk zgjati shumë, teksa vetëm 13 minuta më vonë, Xherdan Shaqiri realizon një “perlë” nga jashtë zone, duke barazuar shifrat përkohësisht e duke u bërë i vetmi lojtar, që ka shënuar në 6 turne madhorë futbollistikë radhazi.

Megjithatë, goli i shqiptarit ishte dhe i fundit për këtë sfidës, të paktën i rregullt. Për “Helvetët” shënuan sërish, “pistontët” e sulmit, Dan Ndoye e Breel Donald Embolo, mirëpo pas rishikimit të golave, me anë të sistemit VAR, rrjetat e regjistruara nga djemtë e teknikut Yakin rezultuan të pavlefshme, duke e lënë rezultatin e pandryshuar në 1 me 1.

Zvicra do luajë ndaj Gjermanisë, ndërsa Skocia kundër Hungarisë. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Heroi i portës shqiptare! Strakosha me pritje vendimtare, statistikat

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
pamje nga ndeshja

GJERMANI-Shqipëria dhe Kroacia kanë ndarë pikë në ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Volksparkstadion” përfundoi me rezultat 2-2. Golat për Shqipërinë i shënuan Laçi (11’) dhe Gjasula (90+5’), kurse për Kroacinë Kramariq (74’) dhe Gjasula autogol (76’). Në këtë ndeshje, më i miri ishte portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha që mori notën 8.6. 

Gardiani i portës shqiptare sot ka bërë një prej paraqitjeve të tij më të mira, duke shpëtuar kombëtaren nga disa gola të sigurtë.

Statistikat e Strakoshës:

8 pritje

5 brenda kuadratit

0,88 gola të parandaluara

3 pritje duke kërcyer lart

1 grushtim i topit

11/21 topa të gjatë të saktë

Vlerësimi 8.6 sipas “Sofascore”

11 MUAJ ME PARE

E pabesueshme! Shqipëria mund të dalë edhe e para në grup

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
lojtarët kuqezi

GJERMANI-Teksa ndeshja me Spanjën është shpresa e vetme pë Shqipërinë, mund të ekzistojë mundësia që kuqezinjtë të dalin të parët në grup. Skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.

Pas barazimit ndaj Kroacisë në minutën e 95-të, kuqezinjtë kanë mbajtur gjallë shpresat për ndonjë mrekulli të mundshme.  Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia nuk fiton asnjë nga ndeshjet e radhës.

Por si del Shqipëria e para e grupit?

Nëse Italia barazon me Spanjën, Shqipëria mund Spanjën me tre gola diferencë dhe Kroacia mund Italinë në ndeshjen e fundit me jo më shumë se tre gola diferencë. 

11 MUAJ ME PARE

Shaqiri vendos barazpeshën, tund rrjetën skoceze

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Xherdan Shaqiri

GJERMANI-Zvicra la në festë Skocinë vetëm për 13 minuta. Një top është kapur bukur nga “ylli” shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili me një goditje potente e dërgon topin në rrjetën e Bunn, duke nisur festën

11 MUAJ ME PARE

Ndodh pas 20 vitesh, ndeshja Kroaci - Shqipëri hyn në librat e rekordeve

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
PAMJE NGA NDESHJA

GJERMANI- Ndeshja Kroaci-Shqipëria e cila përfundoi me rezultatin 2-2, ka hyrë në rekordet dhe librat e historisë. Rekordi u vendos sa i përket tentativave për të shënuar. 

Sipas statistikave të kompanisë britanike analitike sportive, OPTA, sfida e sotme kishte regjistruar 17 tentativa në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë. Që kur kjo statistikë kishte filluar të regjistrohej në vitin 1980, sipas saj vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshën Kroacia me Anglinë dhe ku u regjistruan plot 22 goditje në katërkëndor nga skuadrat.

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
SKEMA

Kombëtarja kuqezi arriti të merrte një pikë nga barazimi kundër Kroacisë, dhe tashmë do të përballet me Spanjë më 24 qershor./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Spalleti i tregon 'muskujt' Spanjës para sfidës: Do të bëhemi 'pis' në fushë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Luciano Spalletti

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka thënë se është më i “shqetësuar” për “nivelin e lojës” së Italisë sesa për aftësitë e Spanjës, me të cilën do të përballen nesër në Gelsenkirchen.

“Çfarë më shqetëson më shumë për Spanjën? Është niveli ynë i lojës, ky është çelësi i ndeshjes, unë jam më i kujdesshëm për këtë”, u përgjigj Luciano Spalletti në një konferencë për shtyp.

“Spanja di të bëjë gjëra që janë mbresëlënëse, ne do të duhet të tolerojmë cilësinë e tyre”, tha ai, duke konfirmuar se ka “respektin më të madh për këtë ekip, për historinë e tij, por nuk duhet të mendojë se është më e fortë se ajo, edhe ne kemi aftësi, do të bëjmë gjithçka për t'i mposhtur”, shtoi ai.

Trajneri italian vlerësoi "shkollën spanjolle të futbollit", e cila është "e njohur për guximin për të mbajtur gjithmonë të njëjtën ide të lojës".

“Nga pikëpamja futbollistike, ata kanë gjithçka, cilësi individuale, cilësi ekipore”, tha ai.

Ajo që Spanja bën mirë, "ne jemi të frymëzuar nga kjo, është futbolli sulmues, në të cilin është i përfshirë edhe portieri," shtoi ai.

“Duhet të bëjmë përparim që të mund të luajmë futbollin tuaj”, i tha ai një gazetari spanjoll.

Spalletti u kërkoi lojtarëve të tij të ruajnë një nivel të përqendrimit gjatë gjithë ndeshjes.

“Ne do të duhet të mbajmë të njëjtin nivel intensiteti për 90 minuta, të luajmë shpejt, nëse nuk e bëjmë këtë, ata do të na dëmtojnë. Është një nga takimet më të rëndësishme të karrierës sime. Është një luftë që mund të bëhet një histori e madhe për të treguar më vonë. aktika që do të ndjekim? Ne vishemi me Armani, por nuk dua që lojtarët të dalin me ndonjë peng nga fusha. Nuk duhet që të kemi frikë edhe të bëhemi “pis” nëse është nevoja. Duhet të tregojmë atë identitetin taktik që e kemi pasur gjithmonë”, shpjegoi ai./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Tifozi kroat dhe shqiptar festojnë bashkë: Jemi miq, na bashkon 'armiku' i përbashkët

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Tifozi shqiptar dhe ai kroat

GJERMANI- Altini, gjashtëdhjetë vjeç mban veshur bluzën e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, ndërsa në ka flamurin kroat në supe. Sipas tij, askush num mund të jetë më miq se shqiptarët dhe kroatët pasi i bashkon një gjë, kanë të njëjtin “armik” të përbashkët… Serbinë.

“Askush në Ballkan nuk është mik si ne, unë jam shqiptar, por me kroatët ne jemi të bashkuar si ata edhe ne duhet t'i rezistojmë Serbisë”, thotë ai teksa i afrohet stadiumit.

Kudo në Hamburg, në bare dhe në rrugë, tifozët shqiptarë dhe kroatë bëjnë dolli së bashku, pozojnë për foto dhe përpiqen të mësojnë këngë kombëtare, shkruan La Reppublica.

“Ne kroatët jemi një popull i mirë dhe paqësor”, thotë një tifoz./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Jo vetëm Bajrami, edhe Gjasula vendos një rekord në Europian

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
klaus Gjasula

GJERMANI- Pas rekordit historik që ka vendosur Nedim Bajrami në ndeshjen me Italinë, kur shënoi golin më të shpejt në historinë e të gjithë europianëve, sot një rekord i ri është thyer nga Gjasula.  Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare arriti të shënonte golin e barazimit në minutën e '96 të sfidës me Kroacinë.

Një gol që na mban me shpresë për një kualifikim në fazën tjetër të Euro 2024, por edhe një rekord momental personal i Klaus Gjasulës, pasi është goli i shënuar më vonë në një ndeshje të këtij Europiani.

Gjithashtu Kalus Gjasula bëhet gjithashtu lojtari i vetëm që futet nga stoli si zëvendësues dhe shënon dy gola, një në portën e tij dhe një tek kundështari. Daylimail shkruan se 34-vjeçari krijoi një moment historik të çuditshëm.Në mënyrë të pabesueshme, Gjasula mundi të godiste portën në të dy skajet e fushës, pavarësisht se u fut vetëm në minutën e 72-të, pasi zëvendësoi Laçin, golashënuesin e parë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Kapiteni i kroatëve i zhgënjyer nga barazimi me Shqipërinë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Luka Modriç

GJERMANI- Kapiteni i kroatëve, Luka Modriç nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas barazimit me Shqipërinë në Hamburg të Gjermanisë. Gjatë konferencës për mediat, Modriç u shpreh se skuadra duhet patjetër të ndryshojë diça që rezultati në ndeshjen e radhës me Italinë të mos jetë i njëjti. Ai tha se në pjesën e parë të lojës skuadra luajti keq. Shkak për barazimin ai thotë se është fakti se i lejuan shumë hapësirë kuqezinjve dhe për këtë u ndëshkuan.

Luka Modriç: Duhet të ndryshojmë diçka, në mënyrë që të mos jemi ne duke ndjekur rezultatin përsëri. Nuk është asnjëherë e këndshme, por këtu të paktën treguam se mund të kthejmë një rezultat negativ. Në pjesën e parë, ne nuk ishim mirë, e nisëm ndeshjen edhe më keq, ata na shënuan dhe ishte e vështirë të luanim. Trajneri bëri ndryshime në pushimin e ndeshjes dhe kjo solli ndryshimin për mirë. Ne luajtëm mirë deri në 5-10 minutat kur ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di. I lejuam të krijonin dy apo tre mundësi dhe ata shënuan. Pjesa e dytë është padyshim mënyra se si duhet të luajmë. Ishte shumë mirë, por ne u ngutëm dhe humbëm topin pasi morëm avantazhin 2-1. I lejuam shumë hapësirë dhe më pas ata na ndëshkuan. Zëvendësimet na dhanë një marsh më shumë, dolëm në fushë shumë më të përfshirë dhe luftarakë. Ne bëmë presing mirë, ata nuk mund të dilnin jashtë zonës së tyre, çdo top ishte i yni. Tani duhet të mundim Italinë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk di të them nëse një fitore dhe 4 pikë do të na mjaftojnë në raundin tjetër. Ne besojmë se mund të fitojmë nëse luajmë si në pjesën e dytë, për të mos thënë më mirë. Italia është një kombëtare e madhe, ata janë të organizuar mirë, duhet të jemi edhe më mirë. Është mëkat që u tërhoqëm dhe i lejuam një gol Shqipërisë. Çdo gjë varet përsëri nga ne, e dimë se çfarë duhet bërë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

VIDEO EMOCIONUESE/ Festa kuqezi, vajza e Silvinjos shpërthen në lot në tribunë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Vajza e Silvinjos e përlotur

HAMBURG- Mes mijërave shqiptarëve që ishin në stadiumin e Hamburgut duke ndjekur kombëtaren kuqezi, ishte dhe vajza e trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Silvinjo. Tati ka postuar disa video në rrjetin social Instagram. Në njëren ajo shihet e përlotur teksa festa në stadium është ndezur. Ndërkohë në pamjet e tjera duket se e gjithë familja ka shkuar në mbështetje të teknikut dhe Kombëtares kuqezi./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Barazimi me Kroacinë, festë dhe në Greqi, shqiptari shëtit rrugëve të Athinës me flamurin kuqezi në makinë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Shqiptari me flamurin kueqezi në makinë

GREQI- Barazimi me Kroacinë dhe dy golat e Laçit dhe Gjasulës, të cilët i dhanë një mundësi tjetër Shqipërisë për tu kualifikuar në Euro 2024, nuk po festohen vetëm në Tiranë dhe Hamburg, por dhe në kryeqyetin grek. Siç mund të shihet dhe në foton e postuar nga TCH, një shqiptar, me flamurin kuqezi në makinë shëtit rrugëve të Athinës pas rezultatit të marrë këtë të mërkurë./ZËRI

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Shqiptari me flamurin kueqezi në makinë
11 MUAJ ME PARE

VIDEO EPIKE/ Barazimi me Kroacinë, 'Marca': Shqiponja fluturon lart, 'dhelpra' kroate dorëzohet

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Foto ilustruese

GJERMANI- Nuk kanë munguar ironitë pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila u mbyll me barazim 2 me 2, falë një goli në minutat e fundit nga Klaus Gjasula. Kështu 'Marca", përmes një video të postuar në Instagram, shfaq një shqiponjë, që simbolizon Shqipërinë dhe një dhelpër, që simbolizon Kroacisë, të cilat janë në "luftë" për të triumfuar. Por dhelpra pavarësisht se mundohet nuk arrin ta kapë shqiponjën, e cila fluturon lart. Ndërkohë dhelpra (Kroacia) lodhet/ZËRI

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARCA (@marca)

11 MUAJ ME PARE

Kuqezinjtë barazuan në minutat shtesë, Daliç: Fatkeqësi, u copëtuam për rezultatin 2-1

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Zlatko Daliç

GJERMANI- Pas përfundimit të ndeshjes Kroaci-Shqipëri me rezultatin 2-2, trajnerët e dy ekipeve kanë dalë në një prononcim për mediat. Trajneri i Kroacisë, Zlatok Daliç u shpreh se nuk e prisnin këtë rezultat dhe u copëtuan për të arritur 2-1. Daliç pranoi se minutat shtesë ishin një fatkeqësi për Kroacinë.

Daliç: Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin, përshtypja që do të jetë nuk është aq e rëndësishme. Nuk e prisnim një histori kaq të vështirë nga kjo ndeshje dhe po luftojmë. Ndoshta do të dalim më mirë prej saj. Kupa e Botës ishte dy vjet më parë, lojtarët tani janë më të vjetër. Në këtë turne të gjithë luftojnë fort. Portugalia kundër Çekisë, Anglia kundër Serbisë... Është e barabartë. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol dhe gati një të tretën. Ne nuk u thamë të tërhiqen, u thamë të shkonin për golin e tretë. Minutat shtesë ishin një fatkeqësi për ne.  Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërpërgjigje, dhe ne bëjmë shumë gabime dhe goli i dytë ishte i varur në ajër. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, ndryshuam disa gjëra dhe u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem për të arritur në 2:1. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne mësuam rrugën e vështirë.

Pas tij një koment për lojën erdhi edhe nga Andrej Kramariç, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes mes Kroacisë e Shqipërisë nga UEFA. Kramariç u shpreh se futbolli është i paparashikueshëm dhe do të japin maksimumin në ndeshjen e radhës. Lojtari kroat u shpreh se ndeshja me Shqipërinë nuk ishte e lehtë dhe sipas tij ekipi i tyre ishte i ngadaltë.

Kramariç: Unë kam luajtur tashmë shumë ndeshje në karrierën time dhe nuk është as hera e parë dhe as e fundit që ndodh kjo. Ne e dimë se çfarë rezultatesh kemi arritur në gjashtë vitet e fundit dhe mund të shihni se të gjithë po thumbojnë kundër nesh, gjë që e bën situatën edhe më të vështirë për ne. Nuk është alibi. Futbolli është i paparashikueshëm. Në pjesën e parë nuk ishte e kehtë.  Në të dytën ishim më dominues, më agresivë dhe në fund me meritë e kthyem topin. Nuk patëm shumë situata të pastra, por nuk ishte as ndeshja e parë e tillë. Ky është futbolli, prandaj e duam, herë shënon gol në sekondat e fundit, herë pranon. E dinim se duhej të luanim për të tre pikët, por fatkeqësisht morëm vetëm një. Gjithçka është ende e hapur, ne po luajmë kundër skuadrës më të mirë, Italisë. Shqipëria besoi dhe shënoi një gol, megjithëse për mendimin tim ne duhej ta luanim lojën në mënyrë rutinore dhe ndoshta të shkonim për golin e tretë. 

11 MUAJ ME PARE

Suçiç pas barazimit me Shqipërinë: Zhgënjyes

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Luka Suçiq

GJERMANI- Luka Suçiç, shprehet i zhgënjyer pas barazimit me Shqipërinë në Hamburg të Gjermanisë. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se rezultati ishte zhgënjyes, por shton se skuadra duhet të mbledhë forcat për ndeshjen e radhës kundër Italisë. Duke analizuar lojën ai tha se skuadra në pjesën e parë nuk ishte në formën e duhur, ndërsa në të dyten e mori veten.

Luka Suçiç: Zhgënjim i madh, e humbëm fitoren në fund. Nga ana tjetër, nuk duhej të na ndodhte. Duhet ta kishim përfunduar me qetësi, duhet të mësojmë nga kjo. Pjesa e dytë ishte e mirë, kështu duhet. Fillojmë me italianët, sigurisht që mund t'i mposhtim, besojmë në cilësitë tona, jam optimist nëse luajmë me italianët si sot në pjesën e dytë, do të fitojmë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Trajneri kroat i zhgënjyer pas barazimit me Shqipërinë: U tërhoqëm! Goli i dytë s'duhej lejuar

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Zlatko Dalic

GJERMANI- Trajneri i Kombëtares kroate të futbollit, Zlatko Dalic nuk e ka fshehur zhgënjimin për barazimin me Shqipërinë në minutat e fundit, aty ku dukej se fati i kuqezinjve ishte vulosur. Në një prononcim për mediat, ai tha se skuadra e tij në pjesën e parë të lojës ishte keq në fushë, por që e mori vetëm në pjesën e dytë, por që sërish asgjë nuk mjaftoi. Teksa analizoi lojën ai tha se në pjesën e dytë lojtarët kroatë u dhanë shumë shanse kuqezinjve, duke çuar dhe në barazim.

Zlatko Dalic: Nuk është e lehtë, një ndeshje shumë e vështirë, pjesë të ndryshme. Në pjesën e dytë ne bëmë maksimumin për të kaluar në avantazh, më pas pësuam një gol në kohën e fundit. Gjithçka është ende në duart tona. Pjesa e dytë është inkurajuese, në të parën gjysma ishim keq, nuk arritëm asgjë.  Sigurisht që goli i dytë në fund mund të ishte penguar. I mbajtëm lart, nuk kalonin dot qendrën, mbajtëm presion të lartë. Por në pesë minutat e fundit gjithçka u kthye. U tërhoqëm dhe u dhamë situata. Është e vështirë të pranosh gol në minutën e fundit, por kur shikon pjesën e parë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

UEFA shpall futbollistin më të mirë të ndeshjes mes Kroacisë e Shqipërisë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
PAMJE NGA NDESHJA

GJERMANI- Andrej Kramariç është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes mes Kroacisë e Shqipërisë, njofton UEFA. 

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se “Kramariç kishte gjithnjë zgjedhjet e duhura. Ishte lojtari që bëri dallimin. Kramariç shënoi golin e parë për Kroacinë.

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
ANDREJ KRAMARIÇ

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Kurti pas barazimit me Kroacinë: Ëndrra vazhdon

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Klaus Gjasula

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pak minuta më parë pas rezultatit 2 me 2 në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Hamburg të Gjermanisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se djemtë e kombëtares shqiptare, dhuruan një atmosferë që nuk përsëritet në lojën e futbollit, ndërsa shton se ëndrra e kuqezinjve vazhdon.

Albin Kurti: Shqipëria që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojën e bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!/ZËRI

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

11 MUAJ ME PARE

Barazimi me Kroacinë/ Rama: Kjo quhet krenari

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Klaus Gjasula pas golit me lojtarët e tjerë të kombëtares

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë, pas barazimit të Kombëtares Shqiptare me Kroacinë, në Hamburg të Gjermanisë, ku ndeshja u mbyll me rezultatin 2 me 2. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se kjo quhet krenari, ndërsa nuk kursen lëvdatat për djemtë e kombëtares. Rama shkruan se lojtarët luajtën me përkushtim dhe na mbushën me dashuri, respekt dhe optimizëm. 

REAGIMI:

KJO QUHET KRENARI. Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm. për rrugë, përtej europiani, përpara djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm. Kokën lart dhe kështu përpara, me shpirt skuadre, duke bërë deri në fund për të bërë më të mirën./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Barazimi me Kroacinë/ Mediat e huaja 'jehonë' Kombëtares, Gjasula dhe Laçi 'mbretër' në fushë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Qazim Laçi pas golit

GJERMANI- Shqipëria dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm këtë të mërkurë nga Hamburgu, ku barazoi në minutat e fundit me Kroacinë, duke marrë kështu 1 pikë. Ishte goli i parë i Qazim Laçit, ai që i dha avantazhin Shqipërisë, por as Kroacia nuk u dorëzua. 2 gola për dy minuta, “thyen zemrat” e kuqezinjve, të cilët u traguan të pamposhtur. Klaus Gjasula, nga një autogol, gjeti rrjetën e kroatëve tashmë dhe shënoi gol atëherë ku shpresat e lojtarëve dhe tifozave ishin shuar duke i dhënë Shqipërisë një barazim dhe 1 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tuttosport (@tuttosport)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN UK (@espnuk)

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mundo Deportivo (@mundodeportivo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diario Olé (@diario.ole)

Ndeshja është ndjekur me vëmendje të madhe nga mediat e huaja ku ndër më prestigjozet, nuk i kanë kursyer lëvdatat për djemtë kuqezinj. Kështu, BBC, shkruan se djemtë e kombëtares nuk u dorëzuan dhe u shpërblyen për lojën e tyre pa frikë. Ndërsa CNN, shkruan se Shqipëria ia doli të barazojë me Kroacinë në trillerin e Euro 2024. Po ashtu Corriere dello Sport, i ka kushtuar vëmendje ecurisë së Gjasulës në lojë. Ndërkohë dhe media të tjera sportive, nuk i kanë kursyer titujt “bombastikë”, për Shqipërinë. Më poshtë disa prej tyre:

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Lajmi për ndeshjen
11 MUAJ ME PARE

Asani: Tiki taka apo jo, synojmë me Spanjën tre pikë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Jasir Asani

GJERMANI-Sulmuesi Jasir Asani dha opinionin e tij pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë. Asani tha se ekipi e kishte analizuar shumë mirë Kroacinë. Sulmuesi kuqezi u shpreh se synojnë tre pikë në sfidën me Spanjën.

Jasir Asani: E kemi analizuar shumë mirë Kroacinë, në pjesë të parë patëm shumë raste, por fati nuk të ndjek. Ne jemi këtu që të tregojm veten. Mund të kishim marrë edhe tre pikë. Kur bëri gol Laçi u emocionova shumë. Ne dhamë gjithçka, të gjithë dhamë maksimumin. Mund të kishim marrë tre pikë. Tiki taka apo jo, synojmë me Spanjën tre pikë.

11 MUAJ ME PARE

NOTAT E NDESHJES/ Laçi 'mbreti' i fushës! Hysaj më i dobëti

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Qazim Laçi

GJERMANI- “Flashscore” ka publikuar notat e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Ashtu siç dhe mund të pritej notën më të lartë e ka merituar golashënuesi i parë i Kombëtares, Qazim Laçi. Ky i fundit është vlerësuar me 8.3. Ndërsa me notën më të ulët është vlerësuar, Elseid Hysaj, me 6.2./ZËRI

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Notat
11 MUAJ ME PARE

Barazoi rezultatin me Kroacinë, Gjasula: Po të ishim më të qetë kishim fituar 3 me 2

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
klaus Gjasula

GJERMANI-Lojtari i Shqipërisë, Klaus Gjasula dha opinionin e tij pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë. Gjasula komentoi lojën duke u shprehur se ekipi shqiptar bëri një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta. Shënuesi i golit të barazimit u shpreh se edhe mund të kishin fituar, nëse do të ishin më të qetë minutat e fundit.

Gjasula: Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua. Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund. Spanja? Normal që do të provojmë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

"U masakrua" nga tifozat e Kombëtares, Elseid Hysaj shkon dhe feston i vetëm me kuqezinjtë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Elseid Hysaj

GJERMANI- Shqipëria mori një barazim përballë Kroacisë, por surpriza ishte në fund. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Elseid Hysaj në fund të ndeshjes shkoi i vetëm që të qëndronte përballë tifozëve kuqezi, të cilët së fundmi e kanë kritikuar në rrjet duke e fajësuar për 2 golat e pësuar me Italinë. ZËRI ka kapur momentin e fundit të ndeshjes kur futbollisti shkodran shkon dhe feston përpara Tifozëve Kuq e Zi.

MOMENTI ME VIDEO:

 

 

11 MUAJ ME PARE

Shënoi golin e avantazhit, Laçi: Synojmë vendin e dytë dhe të tretë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Qazim Laçi

GJERMANI- Lojtari i Shqipërisë, Qazim Laçi dha mendimin e tij pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë. Shënuesi i golit të parë u shpreh se ekipi ka besim në përballjen me Spanjën dhe do të tentojnë vendin e dytë ose të tretë.

Laçi: Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë.

Laçi shënoi golin e avantazhit për Shqipërinë në minutat e para të pjesës së parë. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Shqipëria nuk mposhtet, kuqezinjtë barazojnë kundër Kroacisë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
ndeshja

GJERMANI-Shqipëria ka marrë një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian. Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të gjejë golin në pjesën e parë të sfidës dhe duke arritur të ruajë avantazhin deri në fundin e saj. Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë.


Kroacia surprizoi në pjesën e dytë, duke shënuar 2 gola në 2 minuta. Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha, mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Gjithsesi goli i shënuar nga Gjasula shënoi rezultatin e fundit të sfidës, kundër Kroacisë. 

11 MUAJ ME PARE

VIDEO- “Kuqezinjtë” udhëhoqën pjesën e parë, Kroacia përmbys rezultatin në 2 minuta

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
ndeshja

GJERMANI-Në pak minuta, Kroacia përmbysi rezultatin. Kuqezinjtë udhëhoqën pjesën e parë, me golin e shënuar nga Qazim Laçi. Kroacia surprizoi në pjesën e dytë, duke shënuar 2 gola në 2 minuta. Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha, mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. 

 


Kroacia përballet me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të Grupit B, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në mënyrë që të jenë ende në garë për t’u kualifikuar./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Polici gjerman në Hamburg ia merr valles me tifozët e Shqipërisë, bën shqiponjën me duar

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
PAMJE NGA NGJARJA

GJERMANI- Futbollistët nga Kroacia dhe Shqipëria po zhvillojnë ndeshjen e dytë në Grupin C në Kampionatin Europian në Gjermani në Hamburg. Tifozët shqiptarë kanë festuar në rrugët e qytetit gjerman. E ndërsa tifozët vallëzonin, një polic gjerman që iu bashkua nuk ka mundur të rezistojë. 

Në pamjet e bëra virale, Polici shihet teksa hyn në rreth mes tifozëve shqiptarë, kërcen, dhe në fund mbledh duart, duke bërë simbloin e shqiponjës dykrenore.


/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Shqipëria në avantazh, shënon Qazim Laçi

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Qazim Laçi

GJERMANI- Shqipëria ka kaluar në avantazh në ndeshjen kundër Kroacisë. Goli u shënua në minutën e 10 nga sulmuesi Qazim Laçi. Asani krosoi nga krahu i djathtë, ndërsa i vetëm në zonë, Laçi shënoi me kokë duke mposhtur Livakoviçin.

MOMENTI ME VIDEO: 

11 MUAJ ME PARE

Shqipet parashikojnë ndeshjen me Kroacinë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Gazetari Edon Kuqi dhe tifozat

TIRANË- Ndërkohë që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024, tifozat kuqezi nga Tirana parashikojnë rezultatin e ndeshjes. Për mikrofonin e ZËRI-t ca janë besimplotë në fitore, e ndërsa disa të tjerë në mëdyshje për rezultatin. Kjo është një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm. Për më shumë ndiqni përgjigjet e tyre./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Publikohet edhe formacioni i Kroacisë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Foto ilustruese

GJERMANI- Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç bëri tri ndryshime në lidhje me humbjen ndaj Spanjës. Josip Juranoviç zëvendësoi Josip Stanishiç në mbrojtjen e djathtë. Ivan Perishiç është në 11-shen e parë në vend të Marin Pongraciç dhe do të zërë vendin në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Joshko Gvardiol do të rikthehet në pozicionin e topit.

FORMACIONI: Livakoviç - Juranoviç, Shutalo, Gvardiol, Perishiç - Modriç, Brozoviç, Kovaçiç - Majer, Petkoviç, Kramariç

Gjithashtu, Bruno Petkoviç ka kaluar në epërsi ndaj Anto Budimir në krye të sulmit./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Silvinjo çudit me zgjedhjet përballë Kroacisë, ul në stol Brojën, Hysaj mbetet titullar

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Kombetarja shqiptare e futbollit

GJERMANI- Shqipëria luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024. Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm.

Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.

FORMACIONI TITULLAR

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

Trajner: Silvinjo

11 MUAJ ME PARE

Nga lëngu i turshive, te biçikletat elektrike dhe imitimi i kundërshtarëve/ ‘SEKRETET’ e anglezëve në Euro 2024

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Anglia ne euro 2024

GJERMANI- Anglia ka disa sekrete për të arritur suksesin në Euro 2024. Ndërsa talenti në fushë është integral për përparimin në fazat e fundit të kompeticionit, Gareth Southgate është i vetëdijshëm se ruajtja e humorit të mirë dhe sigurimi i rikuperimit të shpejtë është gjithashtu jetik.

Anglia bëri pikërisht këtë në turnetë e mëparshme nën drejtimin e Southgate duke i lejuar lojtarët të çlodhen me aktivitete të ndryshme pas ndeshjes.

Kalimi i kohës në pishinë ishte shembulli më i paharrueshëm i kësaj, dhe megjithëse kjo mund të rikthehej, djemtë e Southgate zgjodhën një alternativë pasi mundën Serbinë 1-0.

Ka pasur gjithashtu ndryshime në ushqimin dhe stërvitjen, me disa lojtarë të udhëzuar për të kryer role unike.

Biçikleta elektrike

Lojtarët që luajtën në ndeshjen hapëse të Tre Luanëve në Euro shijuan një shëtitje të qetë me biçikletë pranë Ëeimarer Spa & Golf Resort – hoteli bazë i Anglisë.

Përveçse ishte një aktivitet i këndshëm për lojtarët, seanca u planifikua me kujdes nga ekipi i performancës fizike dhe ushqimit për të ndihmuar rikuperimin pas ndeshjes.

Yje të tillë si Harry Kane dhe Jude Bellingham hipën në biçikleta elektrike KTM dhe Scott, të ofruara nga një dyqan lokal biçikletash në Blankenhain dhe me një çmim mesatar prej rreth 3,380 £ në faqen e internetit të dyqanit.

Metodat e rikuperimit

Çiklizmi është një metodë kyçe e rikuperimit që është futur së bashku me lojërat e futbollit amerikan dhe krioterapisë.

Ekipi i nutricionistëve ka sjellë gjithashtu lëngun e turshive si sekret për një shërim të shpejtë. Lëngu është efektiv në luftimin e ngërçeve dhe është përdorur nga Kieran Trippier kundër Serbisë.

Ai përmban uthull, natrium dhe kalium dhe shkakton një refleks në gojë që drejton një sinjal për të ndaluar ngërçet e muskujve.

Thuhet se është më efektiv dhe vepron “40 për qind më shpejt se uji i pijshëm” dhe është përdorur nga yjet e tenisit, përfshirë Carlos Alcaraz.

Lojtarë imitojnë kundërshtarët

Southgate ndau role speciale për dy lojtarë të Anglisë përpara ndeshjes hapëse – Ollie Ëatkins dhe Ivan Toney.

Asnjëri nuk kishte mundësinë të luante përkrah Kane në stërvitje, pasi  ata kishin për detyrë “të pretendonin se ishin Serbia”. Watkins zbuloi se ai mori rolin e Dusan Vlahovic me Toney duke vepruar si Aleksandar Mitrovic për të provuar mbrojtjen e Anglisë.

Sulmuesi i Aston Villa ka shijuar seancat duke thënë:

“Nuk ishim shumë keq! Ivan bën një Mitrovic të mirë dhe unë isha Vlahovic”.

11 MUAJ ME PARE

"NYTimes" profil për Bajramin: Rekordmeni që shkoi në gjykatë për të përfaqësuar Shqipërinë!

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Nedim Bajrami

TIRANË- Evropa sapo ishte rehatuar, por shpejt kaluan 23 sekonda kur Federico Dimarco bëri një gabin të tmerrshëm në një rivënie në të majtë të Italisë, duke synuar Alessandro Bastonin në zonën e tij. Bastoni qëndroi i ngrirë teksa para tij u shfaq një "flakë e kuqe" shqiptare, i mori topin dhe shënoi gol. Nedim Bajrami ndoshta nuk ishte në mesin e atyre që parashikoheshin të vendosnin rekorde.

“Të shënoja për Shqipërinë në një kampionat europian ka qenë një ëndërr për mua që kur isha fëmijë. Kam punuar shumë për këtë ëndërr”, tha Bajrami pas ndeshjes.

Dhe vërtetë, ai nuk bën shaka. Bajrami është një nga 19 lojtarët në skuadrën e Shqipërisë në Euro 2024 që kanë lindur jashtë vendit, por pak prej tyre kanë kaluar një proces të mundimshëm për t'u bërë pjesë e kombëtares. Madje iu desh që të shkonte në gjykatë për t'ju lejuar për të luajtur për vendin e tij.

Bajrami u lind dhe u rrit në Zvicër - në Cyrih nga prindër shqiptarë. Ai iu bashkua skuadrës Grasshoppers dhe kështu ngjiti shkallët e karrierës duke debutuar edhe me moshat e Zvicrës. Por edhe pse luante për Zvicrën, gjithmonë kishte diçka që e tërhiqte Bajramin në një drejtim tjetër. Gjithçka filloi kur Edy Reja, italiani që drejtoi kombëtaren shqiptare nga viti 2019 deri në vitin 2022, iu afrua Bajramit në vitin 2021. 

“Ne u përpoqëm ta bindim Bajramin që të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por ai na tha se zemra i rreh për Shqipërinë. Për ne në ekipin kombëtar, identifikimi është një nga vlerat kryesore, ndaj nuk na mbeti gjë tjetër veçse ta linim të largohej,” tha Mauro Lustrinelli, në atë kohë trajner i Zvicrës U-21.

Ilir Meta, asokohe president i Shqipërisë, i dha Bajramit pasaportën shqiptare, duke i hapur rrugën drejt kombëtares. Por edhe një dekret presidencial nuk ishte i mjaftueshëm për të bindur FIFA-n. Pavarësisht rregullave rreth lojtarëve që donin të ndërronin kombëtaren, problemi i Bajramit ishte se ai nuk kishte shtetësi të dyfishtë në kohën kur luante për ekipet e të rinjve zvicerane. sipas FIFA-s, ai duhej të kishte pasaportë shqiptare që në moshë të vogël, ndaj e refuzuan kërkesën e tij edhe për shkak se ai kishte luajtur katër herë për ekipin U-21 të Zvicrës pasi mbushi 21 vjeç.

Kështu lojtari e dërgoi çështjen e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe CAS ra dakord: ata vendosën në favor të Bajramit dhe Shqipërisë më 30 gusht 2021. Reja nuk humbi shumë kohë për të thirrur rekrutin e tij të ri, ndaj Bajrami bëri debutimin e tij në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Hungarisë një javë më vonë.

Vendosa të luaj për Shqipërinë pasi dëgjova zemrën time”, tha Bajrami pas marrjes së vendimit. Fakti që Bajrami shënoi një gol kaq të spikatur dhe, në të vërtetë, historik, ndoshta nuk është një surprizë e madhe. Edhe kritikët e tij më të rreptë bien dakord se ai është një lojtar i qëndrueshëm dhe i pret rastet e mëdha. Ai shënoi një gol të ngjashëm kundër Republikës Çeke në fazën kualifikuese. Ky ishte goli i barazimit në barazimin 1-1 dhe ndihmoi Shqipërinë të siguronte vendin e parë në grupin e kualifikimit./ZËRI

Marrë nga NYT

11 MUAJ ME PARE

Çudit gazetari Gjinovci: Jam me Kroacinë, s’i kuptoj kosovarët që shqyejnë gurmazin për Shqipërinë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Rron Gjinovci

KOSOVË- Në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, në rrjetet sociale është bërë virale një deklaratë e bërë nga gazetari nga Kosova, Rron Gjinovci. Në një intervistë për mediat në Kosovë, Gjinovci ka thënë se është më shumë entuziast për Kroacinë sesa për Shqipërinë.

Sipas Gjinovcit, Kroacia bën më shumë për Kosovën sesa Shqipëria.

“Më entuziast jam për Kroacinë nesër sesa për Shqipërinë, për arsye krejt politike. Më shumë bën Kroacia për neve sesa Shqipëria. E kam gjyshen kroate, e kam edhe një arsye shtesë. Kroacia na shet armë, e lufton aktivisht Serbinë për dallim nga Shqipëria që e mbështet Serbinë. Është vendi i parë [Shqipëria] që na ka vendos sanksione”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

“Nuk i kuptoj kosovarët që shkojnë harxhojnë para e shqyejnë gurmazin për Shqipërinë”, ka shtuar tutje ai.

Kroacia e Shqipëria përballen sot në Hamburg në ndeshjen e dytë të Grupit B. Kroacia u mposht nga Spanja, ndërsa Shqipëria nga Italia në ndeshjet e para./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Tifozët kuqezi festojnë në rrugë, e moshuara i shoqëron nga ballkoni

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Nëna nga ballkoni

GJERMANI- Jo të gjithë kanë mundësinë që të ndjekin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në ndeshjen kundër Kroacisë sot. Një rast i tillë është edhe zonaj në video, e cila ka dalë në dritare për të festuar me patriotët e saj. Teksa tifozët luanin këngë e vallë poshtë në rrugë, ajo i shoqëronte në ballkon...duke kërcyer bashkë me ta.

MOMENTI ME VIDEO: 

 

11 MUAJ ME PARE

Fanella, tupana dhe plisa! Nis festa kuqezi në Hamburg, tifozat marshojnë drejt stadiumit

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Pamje nga festimet

GJERMANI- Në orën 15.00 nis sfida e Shqipërisë kundër Kroacisë, ndeshje tek e cila kuqezinjtë kanë besim se mund të dalin me një rezultat të mirë (të paktën me një barazim). Kur na ndajnë vetëm disa orë nga nisja e sfidës, edhe tifozat kuqezi janë gati. Të gjithë së bashku janë mbledhur në rrugët e Hamburgut, qytet ku edhe luhet ndeshja, dhe po marshojnë drejt stadiumit.

Të veshur me fanella, me flamuj në duar por edhe me qeleshe (plisa), tifozët edhe këtë ndeshje janë më të zjarrtë se kurrë. Por sigurisht edhe optimistë.

NDIQNI FESTIMET NË HAMBURG: 

 

 

11 MUAJ ME PARE

Bëri shqiponjën me duar pas thirrjeve raciste të tifozëve serbë, UEFA përjashton gazetarin Sadiku

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Arlind Sadiku

GJERMANI- UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Europiani gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun. Mësohet se gazetarit i është ndaluar që të hyjë dje në konferencën për mediat të trajnerit dhe kapitenit të kombëtares shqiptare, dhe më pas i është konfiskuar akreditimi.

Ai nuk mund te raportojë sot ndeshjen Kroaci - Shqipëri, dhe asnjë ndeshje tjetër të Europianit.

Ky vendim i paprecedentë i UEFA-s vjen për shkak se Arlind Sadiku bëri shqiponjën gjatë ndeshjes Serbi-Angli.

Gjesti i tij erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, e që UEFA nuk ka marrë asnjë masë. Vetë gazetari foli një ditë pas incidentit në stadium, për shkak se Serbia kërkoi përjashtimin e tij nga raportimi i këtij europiani.

“Një gjë duhet ta qartësojmë, që në pozicionin ku isha dje në stadium, kemi qenë të vendosur aty nga UEFA. Në atë pozicion prapa portës, nuk është që kemi zgjedhur ne se ku të vendosemi”, ka thënë Sadiku.

“Dhe reagimi erdhi natyrisht nga thirrjet e vazhdueshme raciste të serbëve. ‘Kosova është Serbi. Kosova është zemra e Serbisë’.

Dhe kur je 1- metra larg nuk ke se si të mos ndikohesh sepse ne e dimë se çfarë ka ndodhur para 25 vjetësh, jo shumë larg”./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Mundën Gjeorgjinë, Erdogan telefonon Arda Gulerin: Ti puth sytë!

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Pamje nga telefonata

GJERMANI- Turqia mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë të Grupit F në Kampionatin Evropian. Gola të bukur për Turqinë shënuan Mert Muldur, Arda Güler dhe Karem Aktürkoglu. Pas ndeshjes, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan donte të fliste me Gülerin, por edhe me golashënuesit e tjerë për t'i uruar për ndeshjen.

Guler shënoi golin më të bukur të kampionatit deri më tani kur nga mbi 20 metra goditi me këmbën e majtë dhe topi përfundoi në rrjetë duke dyfishuar shifrat për turqit. Në këtë mënyrë u bë debutuesi më i ri në Euro që ka shënuar gol, vetëm 19 vjeç. 

“Iu uroj lumturi. Pas kësaj ndeshje është një ndeshje kundër Portugalisë. Goli i shënuar nga Mert mund të konsiderohet si goli më i rëndësishëm i Turqisë dhe kampionatit. Arda, ne presim gol tjetër nga ti. Ky gol do të jetë një nga golat më të mirë në Evropian,”- tha fillimisht Erdogan.


Por presidenti turk i cili vlerësoi edhe golin e Kerem Akturkoglus.

Kerem, goli yt ishte krejtësisht i zgjuar. E vlerësove mirë daljen e portierit, kështu gjetëm golin e tretë. Të përgëzoj, të puth sytë ty dhe gjithë ekipit,”- e përfundoi telefonatën e tij Erdogan.

Ja pra...ky është motivim. Ndeshjen e ardhshme, Turqia do të përballet me Portugalinë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

PEPE- Lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Europian! Plot 41-vjeç e 113 ditë

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Pepe

GJERMANI- Portugalia arriti që të fitonte me përmbysje mbrëmjen e djeshme përballë Republikës Çeke, edhe pse në formacionin bazë, kishte dy futbollistë veteranë si kapiteni Cristiano Ronaldo, apo mbrojtësi Pepe.

Ronaldo ka thyer disa rekorde në këtë europian, duke qenë lojtari i parë që ka luajtur në 6 kompeticione të tilla.

Sulmuesi portugez ka shënuar në të 5 Europianët e mëparshme që ka luajtur. Në vitin 2004 ai shënoi 2 gola, ndërsa gjeti rrjetën në 2008 (1), 2012 (3), 2016 (3) dhe 2020 (5), duke përfunduar si golashënuesi më i mirë bashkë me Patrik Schik të Republikës Çeke.

Ndërkohë, Roberto Martinez përfshiu Pepe në formacionin e Portugalisë, me 41-vjeçarin që u bë lojtari më i vjetër në historinë e Europianëve me 41 vjet e 113 ditë.

Portugezi theu rekordin e mbajtur nga ish-portieri i Hungarisë, Gabor Kiraly, i cili ka luajtur në një kampionat evropian në moshën 40 vjeç e 86 ditë./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Sot përballja me Kroacinë, 6 skenarët që mund të çojnë Shqipërinë drejt kualifikimit

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Kombetarja shqiptare e futbollit

GJERMANI- Shqipëria do të përballet sot me Kroacinë, në një ndeshje vendimtare për ecurinë e të dyja skuadrave, që janë pjesë e grupit B. Të dyja përfaqësueset vijnë me 0 pikë në këtë ndeshje dhe për këtë arsye pritet të provojnë gjithçka për të fituar, por edhe për të shmangur një tjetër humbje.

Në radhët e kuqezinjve priten disa ndryshime të vogla në formacion nga tekniku Silvinjo, por i garantuar do të jetë spektakli në tribuna, pasi Tifozët Kuqezi kanë premtuar një pjesëmarrje masive ashtu siç ndodhi në Dortmund.

Por cilat janë shanset e Kombëtares së Shqipërisë për të kaluar në fazën e 1/8 të këtij Europiani, duke marrë parasysh se rivalët big të grupit, Italia dhe Spanja, sfidojnë njëra-tjetrën nesër në mbrëmje.

Skenari 1: Shqipëria fiton ndaj Kroacisë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 7

2-Shqipëri 4

3-Itali 3

4-Kroaci 3

Skenari 2: Shqipëria fiton ndaj Kroacisë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria mposhtet nga Spanja dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 9

2-Shqipëri 3

3-Itali 3

4-Kroaci 3

Skenari 3: Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria fiton me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 6

2-Shqipëri 4

3-Kroaci 4

4-Italia 3

Skenari 4: Shqipëria fiton me Kroacinë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria fiton me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Shqipëri 6

2-Spanjë 6

3-Kroaci 3

4-Itali 3

Skenari 5: Shqipëria fiton me Kroacinë dhe Italia mund Spanjën, më pas Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-    Itali 6

2-    Shqipëri 4

3-    Spanjë 4

4-    Kroaci 3

Skenari 6: Shqipëria Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Italia mund Spanjën, më pas Shqipëria mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-    Itali 6

2-    Shqipëri 4

3-    Kroaci 4

4-    Spanjë 3

11 MUAJ ME PARE

“Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë”, mesazh mbështetje për Hysajn nga Shkodra

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
elseid hysaj

SHKODËR- Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u përball me një vorbull kritikash dhe sulmesh në rrjetet sociale pas disfatës së Shqipërisë në duelin ndaj Italisë të vlefshme për Europianin.  

Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barela, ku Hysaj u pa në video duke ulur kokën, një gjest që e quajti më pas instiktiv.

Por pavarësisht momentit të vështirë, që mbrojtësi kuqezi është duke kaluar, nuk kanë munguar as mesazhet e mbështetjes. I tillë është dhe ai që është vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës, një banderolë ku shkruhet:

“Me shpirtin e garës arritëm 2 here në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe leke për gazetarë”.  

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Banderola ne shkoder

Vetë Hysaj fillimisht u detyrua që pas sulmit të mbyllte rrjetet e tij sociale, ndërsa më pas iu kërkoi falje të gjithë tifozëve për gabimin në fushën e lojës. Pas gabimit, futja e Hysajt që nga minuta e parë në fushën e lojës, në ndeshjen me Kroacinë, është vendosur në pikëpyetje. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Sot ndeshja për ‘jetë a vdekje’ me Kroacinë, ndryshimet e pritshme në kampin kuqezi

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
Kombetarja kuqezi

GJERMANI- Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit në finalet e Kampionatit Europian, “Gjermani 2024”, atë përballë Kroacisë, në Hamburg. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri brazilian Sylvinho doli së bashku me kapitenin Berat Gjimshit, për të treguar më tepër rreth përgatitjeve.

“Gjërat në Europian dhe në këtë nivel janë shumë të vështira patjetër, por padyshim edhe të bukura, dhe ne jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë. Ne duhet të mësojmë nga këta kundërshtarë, takimet janë vetëm 90 minutëshe dhe nuk ka asnjë mundësit jetër, në futboll ndodh gjithçka dhe ne do të bëjmë më të mirën që mundemi”, tha Sylvinho, trajner i Kombëtares

Sa përket kundërshtarit të radhës, Kroacisë, që gjithashtu është mundur në takimin e parë, trajneri i Kombëtares shqiptare shton: “Patjetër që ne do të përpiqemi të rrisim nivelin tonë dhe s’mund të themi që jemi me kundërshtarë me nivel të barabartë. Pavarësisht të gjithave ne bëmËënjë paraqitje të mirë, nuk u dorëzuam dhe në fund patëm shanse të barazonim. Lojtarët e kombëtares së Kroacisë kanë patur një karrierë shumë të mirë, sidomos ata të mesit të fushës, por jo vetëm ata, megjithëse si ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën.”

Ndërkohë kapiteni Gjimshiti tregon se pas ndeshjes me Italinë është përpjekur të flasë me lojtarët, kryesisht ata më të rinjtë.

“Kam folur me disa lojtarë pas ndeshjes së parë dhe ajo që duhet të rikuperojmë më tepër është ana psikologjike se sa ajo fizike. Kam folur me shokët e ekipit sigurisht me më të rinjtë që kanë më pak eksperiencë. Në ndeshje të tilla si ajo me Italinë duhet shumë eksperiencë, ajo që duhej të bënim ishte të ndalnim ritmin e tyre që ne nuk e bëmë dot, ndonjëherë duhet të jesh pak i pisët në fushë dhe të marrësh atë që do. Kroacia bëri një ndeshje jo të mirë në të parën dhe humbën ashtu si ne, por edhe ne do të tentojmë më të mirën ashtu si do ta bëjnë ata, do të shohim se kush do ta fitojë këtë duel”, tha Gjimshiti.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të luhet në Hamburg ditën e sotme në orën 15:00, ndeshja e dytë e grupit tonë mes dy skuadrave që nga takimet e para nuk arritën të merrnin pikë.

Ndërkohë që kuqezinjtë pritet të kenë disa ndryshime në formacion duke filluar nga Berisha në portë, Ivan Balliu, Abrashi në mesfushë dhe gjithashtu në repartin e sulmit do të ketë ndryshime ku Arbër Hoxha mbetet kandidat kryesorë. Një prej emrave që pritet të ulet në stol, është Hysaj, i cili ka qenë në qendër të kritikave, pas ndeshjes me Italinë. Në pikëpyetje për të luajtur që nga minuta e parë është edhe Jasir Asani për të cilin u raportua se kishte një dëmtim, por pa probleme të rëndësishme sipas stafit teknik në kampin kuqezi./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Nis raundi i dytë i “Euro 2024”, të gjithë sytë nga Kroaci-Shqipëri. Në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

‘Euro 2024’/ Ende ka shpresë, "Hirushja" nuk
EURO 2024

GJERMANI- Sot do të nisë raundi i dytë i fazës së grupeve në Europian. Sfida e parë për ditën e sotme do të jetë Kroaci-Shqipëri e cila luhet në orën 15:00. Të dyja skuadrat e nisën me humbje këtë turne ndërsa sot do të kërkojnë të bëjnë të kundërtën, në mënyrë që të luajnë ende shanset e tyre, për të kaluar fazën e grupeve.

Në orën 18:00 në fushë do të zbresë Gjermania dhe Hungaria. “Pancerat” vijnë si favoritë pas fitores së thellë kundër Skocisë në ndeshjen hapëse. Ndërkohë hungarezët humbën kundër Zvicrës, dhe në rast të një humbje të dytë, shanset për kualifikim do të ishin të pakta.

Dueli i fundit i mbrëmjes do të zhvillohet mes Skocisë dhe Zvicrës. Helvetët duan fitoren e dytë radhazi ndërsa skocezët do të tentojnë shanset. /ZËRI

Poll

MOS HUMB