LIVE UPDATES

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin, deputetja: S'kam përfituar gjë

➤ Olta Xhaçka do të vazhdojë të mbajë mandatin e deputetes së Partisë Socialiste. ➤ Me 72 kartona të kuq, socialistët kanë vendosur me shumicë votash që të mos e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese çështjen e mandatit të saj. ➤ Në seancë sot mungoi kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave, pasi ndodhen në një vizitë zyrtare në Francë. ➤ Edhe vetë Xhaçka, edhe pse ishte në sallë, ajo nuk votoi për veten. ➤ Pas votimit në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se sot është fundi i demokracisë dhe do të mendojnë nëse do të ankimojnë vendimin. ➤ Sipas tij, ka rënë shteti ligjor. ➤ Ndryshe u prit votimi në Kuvend nga socialistët që shkuan dhe përqafuan kolegen e tyre, bashkëshorti i të cilës po hetohet nga SPAK. ➤ Edhe pse erdhi me vonesë në sallë, Xhaçka e bëri vetë mbrojtjen e vetes duke mohuar akuzat për konflikt interesi, dhe tha se gjithçka që është hedhur në drejtim të saj ka qenë shpifje. ➤Ish-ministrja e jashtme akuzohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e kabinetit qeveritar, bashkëshorti i saj Artan Gaçi ka marrë statusin e investitorit strategjik. 

18 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Raportet në Kuvend/ Bardhi: Kërdinë me pronat! Bushka: Me ça morali çirreni për Xhaçkën

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Klotilda Bushka dhe Gazment Bardhi

TIRANË-Pak para votimit për mandatin e Olta Xhaçkës, u lexuan raportet nga opoziat dhe mazhoranca. Raporti i grupit parlamentar të PD-së u publikua një ditë para seancës së ditës së sotme. Në raportin e Partisë Demokratike thuhej se Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës. Ndërkohë pavarësisht premtimit të lënë në Konferencën e Kryetarëve, se do të dilnin me një raport ditën e mërkurë, socialistët e dërguan raportin në Kuvend në fillim të seancës, ku pritej votimi. Në raportin e PS thuhej se anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që çështja duhet t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës.

Gjatë leximit të raporteve në seancë pak para votimit, akuzat nuk munguan nga palët. Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi lexoi i pari raportin lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçkës dhe akuzoi qeverinë se “kanë bërë kërdinë me pronat në bregdet”. Pas kësaj, ai theksoi se Xhaçka duhet të japë llogari para Gjykatës Kushtetuese dhe të rrëzojë pretendimet e opozitës nëse nuk ka shkelur ligjin.

Ai tha se “kjo çështje i takon Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetueses është organi suprem që zhbën vendimet e Kuvendit”,-tha Bardhi. Teksa Bardhi po lexonte raportin Xhaçka nuk ishte e pranishme në sallë.

Ndërkohë pas tij, Klotilda Bushka prezantoi raportin e mazhorancës për mandatin e Olta Xhaçkës. Bushati nënvizoi faktin se Xhaçka ka qëndruar mbi 10 orë në GJK dhe ka paraqitur çdo provë të mundshme. Ndër të tjera deputetja përmendi edhe mosprezencën e PD-së në mbledhjen e bërë për mandatin e Sali Berishës pasi SPAK i caktoi masën e arrestit në shtëpi.

“Nuk jemi këtu as në gjyq politik, as para një prokurori që i bën pyetje një deputeti të Kuvendit. Sepse të gjitha pyetjet që ngritët, janë pyetje thoni ju për të cilat duhet të japë llogari Olta Xhaçka. Ajo ka ndenjur 10 orë, u ka dhënë përgjigjie një më një në GjK. Ka çuar 500 faqe prova e akte që mbështesin pretendimet e veta dhe kjo është pjesë e raportit të mazhorancës. Më pas GJK ka pushuar gjykimin. Olta Xhaçka ndryshe nga sa ju thoni, ka qenë në dispozicion të drejtësisë Kushtetuese, me avokat e prova, mos më bëni zhurmuesin. Falë Zotit në këtë vend në sajë të reformave kushtetuese, punët janë të ndara. Sot në shtet-formim, drejtësia është e pavarur. Ju na anatemoni ne se nuk po e mbështesim reformën në drejtësi me ato që aludoni në kokën tuaj. Pse nuk erdhët ju në mbledhjen për mandatin dhe çështjen kryesore që ky Kuvend ka trajtuar për liderin tuaj që sot është në ballkon, për masën e sigurisë. Pse e latë ju atë gjykim? Ju që e doni drejtësinë, me çfarë morali vini këtu dhe anatemoni një grup të tërë parlamentar? Vendimet e GJK janë të një autoriteti që është fundor i interpretimit të saj, Kuvendi është autoriteti parësor i interpretimit të Kushtetutës. Nuk bëhet fjalë për mandatin e Olta Xhaçkës, këtu është fjala për standarde kushtetute, për balanca në demokraci, për të kuptuar qartë se standardet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, se përndryshe dëmtojnë jo vetëm Kuvendin, por edhe parimin e sigurisë juridike. Ju s’mund të përdorni çështjet e drejtësisë për interesin tuaj. Ju që natën qani poshtë ballkonit, vini e çirreni këtu për gjyq politik. Jeni që të tërë në një situatë të padrejtë. Ne nuk jemi populistë, zbatimi i Kushtetueses është parësor, shpifjet tuaja falë Zotit i shqyrtojnë gjykatat e lira, profesionale e të pavarura,”-u shpreh ajo.

Gjatë leximit të raportit nga Bushka deputetët e opozitës kanë nisur që të protestojnë nga vendi duke qëlluar tavolinën e grusht dhe duke bërtitur drejt saj. Në fund të seancës, Kuvendi me 72 vota kundër dhe 39 pro, nuk e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e legjitimitetit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. /ZËRI

1 VITE ME PARE

VD-LAJM/ Olta Xhaçka shpëton mandatin, kolegët i japin zemër me përqafime

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Pamje nga salla

TIRANË- 39 vota pro nuk kanë mjaftuar për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Me 72 vota kundër, Partia Socialiste ka vendosur që të hedhë poshtë vendimin e Kushtetueses. 

Fill pas votimit, Xhaçkës i janë afruar kolegët, ku i pari që e ka përqafuar ka qenë deputeti Erion Braçe, por nuk ka qenë i vetëm. Bashkë me të i janë afuar edhe Eduart Shalsi, Antonela Dhimo, Bledi Çuçi dhe Klotidla Bushka. Kjo e fundit i bëri edhe mbrojtjen e fundit në Kuvend, duke lexuar raportin e nxjerrë nga Partia Socialiste lidhur me rastin./ZËRI
1 VITE ME PARE

Vëllai me 'shtëpi bari', kush është Eduart Ndreca, deputeti gojëlidhur dhe bizneset e dyshimta

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Eduard Ndreca

TIRANË- Nëse i përmend emrin nuk të vjen ndërmend ndonjë nismë ligjore që ai ta ketë nisur e çuar deri në fund, një nismë që tu ketë shërbyer banorëve të zonës që ai përfaqëson në Kuvendin e Shqipërisë.

E kemi fjalën për Eduard Ndrecën, deputetin socialist që sot u bë kryefjalë në të gjitha mediat e vendit pas ndalimit të të vëllait, Armando Ndreca, nga Policia e Shtetit.

Vetëm pak orë pas aksionit që zbuloi stanin e kthyer në shtëpi bari, Eduard Ndreca u pa të hynte i qetë në Kuvend dhe të zinte vendin e tij. Pranë tij shkoi dhe Plarent Ndreca dhe të dy u panë teksa diskutonin. Të ketë qenë vallë diskutimi mbi të vëllanë që po jepte llogari para drejtësisë? Me siguri që po.

Megjithatë, reagimi i tij zyrtar nuk vonoi. Në një reagim për Birn, Eduard Ndreca e ‘lëshoi’ të vëllanë dhe madje u bëri thirrje autoriteteve që të bënin punën e tyre pavarësisht personit që kishin përballë.

“Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit,"- tha ai.

Por, a mund të jesh vërtet kaq i distancuar brenda një familjeje?

Eduard Ndreca ka lindur më 11 shkurt të vitit 1983 në Kalivaç të Mirditës.

Arsimin 8-vjeçar e kreu në vendlindje, Kalivaç, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, më pas, ai ndoqi Fakultetin e Shkencave Shoqërore, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, dega histori-gjeografi, ndërsa masterin e kreu në “Politikë e jashtme dhe diplomaci”, pranë universitetit UFO. Më pas ndoqi studimet në “Master të Nivelit të Dytë”, në degën histori, në Universitetin e Tiranës dhe studimet e doktoraturës për histori në UT. Ai mban dhe gradë Shkencore “Doktor” në Histori.

Eduart Ndreca ka punuar si mësues i historisë në shkollën e mesme Zejmen, Lezhë, si asistent pedagog i jashtëm e pastaj pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës si dhe ka qenë Prefekt i Qarkut Lezhë.

Ndreca ka qenë edhe pedagog e Kryetar i Bordit të Administrimit të Universitetit Shkodër, ndërkohë që paralelisht i është futur politikës. Ai u fut si deputet nga lista shumëmërore e Partisë Socialiste dhe nga viti 2009 ka qenë Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Në vitin 2016 u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste të Rrethit Lezhë, ndërsa në vitin 2020 u rizgjidh kur në Lezhë i deleguar i këtij qarku Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sandër Lleshaj. 

Historia ka treguar që politika dhe biznesi shkojnë shumë bashkë dhe Eduart Ndreca nuk ka bërë përjashtim nga ky rregull.

Duke shfrytëzuar ‘fuqinë’ e tij në zonën e Lezhës, ai ka nisur dhe të hapë biznese të vogla që aksesohen lehtësisht përmes një kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sot ka aktiv vetëm njërin prej tyre.

Aktualisht ka aktiv vetëm njërin prej tyre, në Ishull, Lezhë, në emër të të cilit ka regjistruar dhe një autoveturë. Subjekti i këtij biznesi është “Tregtim me pakice te artikujve te ndryshem”.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,

Por bizneset janë shtrirë më tej në familje.

Konkretisht, vëllai i tij që sot po jep llogari përpara autoriteteve, Armando Ndreca zotëron një kompani me subjekt punime ndertimi dhe rikonstruksione të objekteve civile, që është aktive që prej vitit 2016.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,

Më herët, Armando Ndreca rezulton se ka pasur dhe një bar-restorant në aksin Lezhë-Shkodër, me emrin “VIVA VITA” që gjithashtu është pezulluar.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,

Edhe kunati i Armando Ndrecës, Armel Nikdukaj ka pasur një bar kafe që aktualisht rezulton i çregjistruar.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,

Të gjitha këto aktivitetejanë hapur e mbyllur gjatë kohës që Eduard Ndreca ka qenë në politikë, megjithatë nuk dimë të themi nëse kjo është një rastësi apo një shtysë për familjen Ndreca, duke qenë se të pasurit vëllanë deputet mund tu ketë dhënë siguri.

Paralelisht, gjithashtu ka ‘lulëzuar’ dhe biznesi i kanabisit.

Dhe jo, nuk e kemi fjalën për aksionin e mbrëmshëm!

Vetëm dy vite më parë, vjehrri i Armando Ndrecës, Ramiz Nikdukaj u vu në pranga bashkë me dy persona të tjerë, Bashkim Kovaci 64 vjeç dhe Altion Luli 43 vjeç, të cilët u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik.

Në vitin 2022, në banesën e Nikdukajt u gjet një ambient i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llamba, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.

Në atë kohë, djali i Ramiz Nikdukajt, njëkohësisht edhe kunati i Armando Ndrecës, Armel Nikdukaj, u arratis, por sot u prangos bashkë me vëllain e deputetit socialist dhe shokun e tij, Elvis Shpellzai 28 vjeç.

Armando Ndreca është ‘tradhëtuar’ nga një telefonatë që ka zhvilluar me kunatin e tij, e cila është përgjuar nga autoritetet, përmbajta e të cilës nuk dihet.

Vetë Armando Ndreca në dëshminë e dhënë para policies është shprehur se nuk ka lidhje me drogën e mbjellë.

Por, nga një vëzhgim në profilin e Armando Ndrecës në rrjetet sociale, vihet re se vëllai i deputetit bënte një jetë mes udhëtimeve në Dubai, shëtitjeve me deve dhe kazinove në Monte Carlo apo restorte të ndryshme.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Armando Ndreca
72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Armando Ndreca
72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Armando Ndreca

Armando Ndreca nuk mban përgjegjësi për aktivitetin e kunatit Armel Nikdukaj, familje nga e cila ka zgjedhur gruan e jetës, Eduart Ndreca ia dha ‘dyja duart’ vëllanë drejtësisë duke i qëndruar të njëjtit version, duke na bërë të besojmë që në një rreth si Lezha, siç ndodh rëndom në të gjitha rrethet, nuk i dihet asgjë askujt dhe secili sheh vetëm brenda derës, kur në fakt rrjetet e tyre sociale ziejnë nga pushimet luksoze dhe me siguri sot më shumë se kurrë janë pjesë e bisedave që zhvillohen tryezave të kafeneve. Ndoshta në ato që zotëron vetë familja ka pllakosur heshtja për respekt të pronarit, por tek të tjerët e sigurtë që jo.

Megjithatë, ligjërisht vëllezërit Ndreca mund të ‘lajnë duart’, sigurisht nëse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk heton pasuritë e vëna njëra pas tjetrës.

Po moralisht?

Deputeti socialist Eduard Ndreca e ka treguar që është një patriot i ‘flaktë’, pasi ndër gjërat e pakta të thena në Kuvend, ka kërkuar shpalljen e 2 marsit, dita e "Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës”, si festë kombëtare.

Ai e ka konsideruar këtë ditë si ngjarjen më të rëndësishme historike e vendit tonë dhe se brezat e ardhshëm duhet ta kujtojnë këtë ditë dhe të jenë krenarë për trashëgiminë historike shqiptare.

Dhe sigurisht qëndron, por a qëndron dot i ulur Ndreca në të njëjtën karrige që e ka marrë falë votave të atyre banorëve të cilëve u ka premtuar përmirësimin e jetesës, por e vetmja që u është kthyer mbrapsht janë serat e kanabisit?

1 VITE ME PARE

72 vota kundër/ Olta Xhaçka mban mandatin, nuk do gjykohet nga 'Kushtetuesja'

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,

TIRANË- Kuvendi në senacën e sotme votoi për mandatin e Olta Xhaçkës. Kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e socialistes Olta Xhaçkës në Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë së mandatit të saj, është rrëzuar. Me 72 vota kundër dhe me 39 vota pro Kuvendi vendosi për mosdërgimin e mandatit të ministres në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Vetë Xhaçka ka zgjedhur që të abstenojë.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
VOTIMI

Opozita kërkoi që mandati i Xhaçkës të rishqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese me pretendimin se bashkëshorti i saj është favorizuar si “investitor strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi në fillim të vitit 2022.” Ndërkohë gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Ministrja mohoi nga foltorja të gjitha akuzat e PD duke theksuar se bëhet fjalë për një status të investitorit të asistuar që ndryshon shumë sipas saj nga ata investitorë strategjikë të veçantë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Raporti i PS për mandatin e Xhaçkës, acarohet opozita, i bien tavolinave: Turp!

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Pamje nga salla

TIRANË- Klotilda Bushka po lexon raportin e Partisë Socaliste për fatin e mandatin e deputetes Olta Xhaçka, i cili do të votohet sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Por teksa ajo mban fjalën e saj në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë nisur që të protestojnë nga vendi duke qëlluar tavolinën e grusht dhe duke bërtitur drejt saj. Më 'aktivët' ishin deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Për të qetësuar situatën, ka ndërhyrë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, por nuk ia ka dalë.

DEBATI NË KUVEND:

Bardhi dhe Noka: Turp, turp, turp!

Nikolla: Turp është kjo që po bëni ju në fakt. 

Bushka: E mo bjerini tavolinave sa të doni. Nuk na shantazhoni, punë do ta bëjmë, nuk pyesim fare nga frika juaj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pak paqe mes demokratëve dhe socialistëve

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Jorida Tabaku dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku po listonte disa pyetje, por në një moment nuk e ka mbajtur dot të qeshurën në sallën e Kuvend. Kjo pasi teksa ajo fliste, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pati një problem me mikrofonin. Kur ka parë skenën, Tabaku nuk e mbajti dot të qeshurat, e po ashtu edhe kolegët e saj në opozitë. Edhe vetë Spiropali e kaloi momentin me pak batuta, duke bërë edhe një koment për të dalë nga situata e sikletshme.

Spiropali: Mendoj që zonjën Tabaku e ka marrë malli për ne...

MOMENTI ME VIDEO: 

 

1 VITE ME PARE

Mandati i Xhaçkës, Kryemadhi e merr në mbrojtje: Po goditet me regji, karma is a bitch Olta!

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka marrë në mbrojtje deputeten socialiste Olta Xhaçkës, teksa në Kuvend diskutohet mandati i saj. Kryemadhi tha se Xhaçka është viktimë e drejtësisë me regji, që këtë herë kërkon një çështje të re, për të larguar vëmendjen nga inceneratorët.

“Më vjen keq si grua që ne gratë përdoremi si mish për top për burrat. Por karma is a bitch Olta, dhe ç’të mbjellim do të korrim.

Sot pas 34 vitesh ne gjendemi në një statusquo të një regjimi hibrid. Politika është në një gjendje të sëmurë. Ne po shkojmë drejt një vendi autoritar, ku kemi struktura jodemokratike, mungesa e sundimit të ligjit, ku ndarja e pushteteve nuk funksionon. Dhe ku sistemi i drejtësisë vepron me regji.

Dhe me thënë të drejtën, edhe kolegia jonë Olta Xhaçka është pjesë e regjisë, qeveria kërkon që të largojë vëmendjen nga çështje të tjera siç janë inceneratorët, apo fondet me AZHBR-në”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa tha se edhe socialistë të tjerë janë sakrifikuar më herët sipas saj nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Kryemadhi tha se duhet kthyer vëmendja nga shqetësimet reale të qytetarëve, ndërsa përmendi si një shqetësim shumë serioz fenomenin e emigracionin, veçanërisht te të rinjtë.

Kuvendi pritet që të miratojë sot dërgimin e Olta Xhaçkës për në Gjykatën Kushtetuese.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Pse fshihesh?”/ Bardhi përplaset me Xhaçkën: Zakonisht e bëjnë kriminelët

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka replikuar me ish-ministren e jashtme Olta Xhaçka, për të cilën sot Kuvendi do të marrë vendimin, për të dërguar mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Xhaçka i konsideroi shpifje të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj, ndërsa Gazment Bardhi e akuzoi se nuk po përballet me drejtësinë, duke u lidhur pas ‘pantallonave të Edi Ramës’.

Bardhi: Në fakt po ti përmbaheshim procedurës, që kishte ardhur këtu të bëntë avokatinë, nuk do i kishe lënë 3 minuta më shumë. Në pronën që i është dhënë bashkëshortit të zonjës këtu, janë 11 mijë metra katrorë që janë privatizuar në mënyrë të paligjshme. Së dyti zonja kryetare, nëse zonja thotë që ato që ne kemi thënë janë shpifje, pse është lidhur pas pantallonave të Edi Ramës, dhe nuk shkon të përballet me drejtësinë? Kaq po kërkojmë ne që zonja të shkojë dhe të përballet në Gjykatën Kushtetuese, nga drejtësia zakonisht fshihen kriminelët.

Nikolla i ndërpret fjalën…

Xhaçka: Nuk besoj se jemi mbledhur këtu për të diskutuar shpifjet që hidhen në adresën time, e dyta cilido që e njeh ligjin sadopak, e dinë që kthimi i pronave bëhet përmes një harte. Nëse shteti do të shpronësonte si në vitin 1946, nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Mos abuzo, mos shpif, se nuk është në dinjitetin tënd, se je dhe jurist. Nuk të shkon nuk është në dinjitetin tënd.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

E PLOTË- Olta Xhaçka: Ai investim kurrë mos u bëftë, GJK më gjykoi njëherë! Po mendoj largimin nga politika

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Olta Xhaçka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka kërkuar që sot dosja e saj të mos i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka tha se familja e saj dhe bashkëshorti, Artan Gaçi nuk kanë përfituar asgjë, duke thënë se akuzat janë shpifje të frymëzuara nga opozita, mediat dhe portalet. Sipas saj, bashkëshorti i saj ka marrë një status si 1500 të tjerë në vijën bregdetare dhe nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk ka asnjë konflikt interesi. Kjo pasi sipas saj, Gaçi ishte biznesmen para se të bëhej deputet dhe pasi u largua nga politika për shkak se ishin të dy pjesë e një familjeje politike, për t'ju dedikuar sërish biznesit. Nga foltorja e Kuvendit Xhaçka sqaroi se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar statusin e investitorit strategjik, por pretendon se i shoqi është "investitor strategjik i asistuar".

"Asnjë cm truall shtetëror, asnjë lehtësi proceduriale, 0. Kjo është e vërteta e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar, sepse nuk është i barabartë me atë që thoni ju? Pra përfitimi që në çdo rast ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt personit, bashkëshortit tim për një investim në hoteleri që kurrë mos u bëftë pas gjithë kësaj balte të pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në të ardhmen që do menaxhojë aktivitetin, vetëm e drejta për t'u trajtuar me prioritetet për lidhjen prej 1500 kontrateve për sipërfaqen e plazhit para hotelit. Pra a lejohet që të kur të lidhet kontrata, të vërë apo jo shezlongët në plazh? Ky është diskutimi sot, jam e bindur që gjysma e sallës me këtë gjë është në papajtueshmëri të mandatit. E theksoj për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare siç edhe ndodh ligjërisht dhe jo tani, por kur të realizohet investimi që nuk është realizuar, kur të lidhet kontrata me të njëjtat kushte që nuk është lidhur njësoj siç i takon nga ligji i turistit. Pra e gjithë kjo zallamahi, nëse duhet apo jo të vëjë shezlongët në plazh,"-pretendoi Xhaçka. 

DEBATI NË SALLË:

Olta Xhaçka: Nuk mund të ndjej veçse turp dhe neveri që në gojën e një zonjë të përdoret si prokurorë në këtë sallë, por edhe atyre snajperistëve mediatike që për gjoba shumë të majme i kanë shkuar, tejshkruar dhe tejthënë të gjitha këto çudira këto që ke thënë ti. Drejtojuni drejtësisë për të parë se kush ka të drejtë. Tani, tani...tani...Ti kthehemi pak çështjes se me këto do të merrem në një moment të dytë. U bë një kohë shumë e gjatë...

*ndërhyn Bardhi

Xhaçka: Përmbaje Gazin të lutem! U bë një kohë e gjatë...që emri im lidhet me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin. Bardhi je një gënjeshtar i rëndomtë. Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh dhe gjykatës pa licensë drejtësie këtu, në ekranë dhe portale. Por me licensë lirie për t'u shfrenuar për të akuzuar, dënuar dhe qëlluar me gjithë fuqinë e urrejtjes dhe mllefit dhe thjeshtë bindjes që ku ka një zë, patjetër që ka një gjë. Që ku ka ministër ka edhe një aferë për t'i marrë fytyrën tjetrit, për t'i nëpërkëmbur dinjitetin dhe për t'i shkatërruar reputacionin publik. Nuk jam përgjigjur me thënë të drejtën jam menduar që të rri në këtë detyrë apo të iki. Të vazhdoj të merrem me politikë apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky lincim? Faktet janë orekse politike, provat janë interesa mediatike, gjykimet mbi të vërtetën e një individi me përgjegjësi, janë paragjykime mbi ngjyrën politike. Jam menduar se ky kam gabuar për të mbajtur në kurriz të gjithë këtë furi balte. Një gjë di ta them se as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera si përfitime dhe as nuk kam përfituar asgjë prej tyre se janë shpifje të pavërteta. Dhe sot si për t'i vënë kapakun një talljeje në publik ku emri im është gjuajtur pasuar, tribluar dhe diskutohet këtu si leckë, diskutohen nga leckat e topit të opozitës, sikur po votohet për të më mbajtur nëpër këmbë apo për të më lëshuar. Në fakt sot Kuvendi nuk ka çfarë voton fare për mua personalisht se çështjen time GJK e ka pasur, e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar. 

Sot duhet votuar diçka tjetër. Që në fakt është shkalla e sovranitetit dhe liria e votës së çdo deputeti. Gjithsesi meqë tek ky absurd i kthyer në një debat, dhe ky debat i kthyer në një pikë të rendit të ditës, u arrit që për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje dhe meqë vendimi i sotëm lidhet me mandatin tim. Megjithatë GJK është shprehur njëherë, unë nuk do të komentoj më tej për këtë, kolegët le të diskutojnë dhe të vendosin të lirë me vullnetin dhe me votën e tyre. Por nuk mund të heshtë për fajësinë që më është dhënë nga Gjykata e shkallës 0, në parlament, në tribunat e opozitave të shqepura në qysqi, në ekranet e akuzave të qepura me porosi dhe portalet e gjobave të vëna. Nuk kam shpresë së të lartpërmendurit do të ndryshojnë vendim, por  më detyron që të mos heshtë nevoja që të dëgjohet edhe zëri im. Në radhë të parë për ata që më kanë votuar për të pasur privilegjin e kësaj foltoreje, por edhe ata që kanë interesin që të dëgjojnë sesi është tallur emri im nga  akuzatorët dhe përbaltësit e mi. Askush nuk do të gjejë asnjë rast të vetëm, një fjali apo fjalë të dalë nga goja apo dora ime, jo kundër organeve të drejtësisë, por as me pikëpyetje. Që në janar të vitit 2023, çështja ime u gjykua nga GJK u gjykua në themel për më shumë se 8 orë duke administruar fakte dhe prova kontrete, jo gjyqe politike dhe mediatike të atyre që inkuizatorëve të mesjetës kanë gojën me jargë nga preja e radhës ndezin sharlatanët politikë dhe mediatikë. Pasi shyqrtoi më shumë se 500 faqe prove materiale nga praktika gjyqësore dhe GJNDNJ vendoi që ta pushojë me vendim këtë çështje absurde. Së dyti, e gjithë kjo zallamahi që jam bërë unë mishi për top dhe ky flitet sikur është bërë ndonjë krim i padëgjuar në fakt ka shkak vetëm njërën prej 1500 lejet e plazhit që janë dhënë për përdorimin e plazhit nga subjektet turistike nga Velipoja në Ksamil.

Flitet për toka të falura, për investimeve të bëra falë favoreve qeveritare, statuse personale, kur në fakt e gjitha, nga fillimi në fund, pa asnjë bisht apo zgjatim tjetër është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private pjesë e të cilës është bashkëshorti im. Bashkëshorti im është sipërmarrës para se të ishte deputet, dhe u rikthye në jetën dhe punën e tij private pasi u largua nga detyra si deputet si rezultat i faktit të thjeshtë se u njohëm dhe u lihëm familjarisht në rrugën e angazhimit politik. As unë, as ne, as bashkëshorti im, as nga shteti nuk është dhënë aspak asnjë status ekskluziv por tërësisht ligjor si dhjetra sipërmarrje të tjera. Sipërmarrje që është pjesë me një investim 100% privat dhe transpartent.

Nuk është shkelur asnjë ligj dhe këtë nuk e them vetëm unë dhe nuk është bërë asnjë favorizim i veçantë. Nuk jam dhe nuk kam qenë në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë por logjika elementare e gjërave. E ka thënë GJK, e ka thënë dhe ILDKPI. Ky nuk është rasti i parë kur ngrihet një dallgë balte dhe prandaj nuk është e vështirë edhe të gjendet dhe të hapet vendimi i GJK për këtë temë kur nuk ka asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër. Çdokush është i lirë të sprovohet. Në këtë rast bashkëshorti im që merret me biznes që nga viti 1991, pas 33 vjetësh mendoi që të investonte në jug të vendit, të financuar nga investor privat dhe kredi bankare, jo në tokë të falur nga kryeministri siç bërtasin këta shpifës famëkeq, këtu në këtë sallë apo në ekrane, por në truall privat të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privat siç ndodh në mijëra zona që nuk i kanë të regjistruara tokat për arsye që dihen.

Procesi i SPAK ka shkuar në Gjykatë dhe është dhënë edhe sesi është dhënë kjo pronë 30 vjet më parë dhe sesi është regjistruar. Edhe në këtë rast emri im është futur si derri në thes, jo nga hetuesit dhe prokurorët të cilët janë në lirinë dhe në të drejtën për të bërë detyrën e tyre për të bërë punën deri në fund, por nga lincuesit dhe inkuizatorët që lirinë për të folur e përdorin për të shkelur me këmbë e duar mbi të tjerët duke gënjyer, akuzuar dhë dënuar këdo që munden. Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. 0. Asnjë cm truall shtetëror, asnjë lehtësi proceduriale, 0. Kjo është e vërteta e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar, sepse nuk është i barabartë me atë që thoni ju? Pra përfitimi që në çdo rast ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt personit, bashkëshortit tim për një investim në hoteleri që kurrë mos u bëftë pas gjithë kësaj balte të pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në të ardhmen që do menaxhojë aktivitetin, vetëm e drejta për t'u trajtuar me prioritetet për lidhjen prej 1500 kontrateve për sipërfaqen e plazhit para hotelit. Pra a lejohet që të kur të lidhet kontrata, të vërë apo jo shezlongët në plazh? Ky është diskutimi sot, jam e bindur që gjysma e sallës me këtë gjë është në papajtueshmëri të mandatit. E theksoj për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare siç edhe ndodh ligjërisht dhe jo tani, por kur të realizohet investimi që nuk është realizuar, kur të lidhet kontrata me të njëjtat kushte që nuk është lidhur njësoj siç i takon nga ligji i turistit. Pra e gjithë kjo zallamahi, nëse duhet apo jo të vëjë shezlongët në plazh. Besoj se kaq gjë e dini. Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare dhe shtetëorë të papërfitueshme nga askush. Tu thuash njerëzve që Olta iu mori plazhin është të tallesh me ta. E marr me mend që duhet të ketë plotë nga ata që po më dëgjojnë dhe pas gjithë hatasë, e kanë të vështirë në mos të pamundur që ta besojnë që kaq është kjo histori është një fortunë në gotën e rakisë të njerëzve të dehur nga pushteti që pasi vranë njerëz dhe shkatërruan prona, përfituan dhe sot janë në fazën e tërbimit nga dalja e rakisë. Kaq është kjo histori, fatkeqësisht dhe fatmirësisht. 

Bardhi: Akuzat ia ka ngritur SPAK dhe jo opozita. Nuk ka asnjë pretendim jashtë atyre që ka thënë opozita. Në pronën që Edi Rama i ka dhënë bashkëshortit janë 11 mijë metra pronë që është grabitur me letra të falsifikuara. Do dal tek procedura. Së dyti, nëse zonja pretendon që gjithçka që ka thënë opozita nuk qëndron, pse fshihet dhe nuk shkon në GJK? Kaq po kërkojmë ne që çështja. Pse fshihet? Fshihen kriminelët dhe hajdutët. 

Nikolla: Kjo nuk është procedurë, unë të heq të drejtën e fjalës. 

Xhaçka: Nuk besoj se jemi mbledhur për të gjykuar shpifjet. Kryeministri nuk shpërndan prona, e dyta cilido e njeh sado pak e di që AMTP-të, vendosen mbi një hartë nuk është e regjistruar si shtetërore. Patjetër që i di këto gjëra. Mos abuzo, mos gënje dhe mos shpif. Jam e bindur që këto gjëra i di më mirë se unë, por ke ardhur me interesat e ditës për të bërë inkuizitorin e madh. 

Nikolla: Nuk ka replikë mbi repulikë. E dini ju. Nuk ka replikë mbi replikë, jo, nuk ka! Jo nuk ka replikë mbi replikë. 

Bardhi: Më jep fjalën për replikë edhe një herë tjetër. Më jep fjalën! Nga halli i madh nuk e dini as çfarë bëni dhe as çfarë flisni, ne kemi bërë mocion në Kushtetutë dhe në ligj. Kam shkuar në GJK dhe na ka thënë që Olta Xhaçkën duhet ta dorëzoni para GKykatës. Pse fshiheni pas votës së Edi Ramës? Ju keni një platformë të mbroni të drejtën tuaj dhe ta vendosë GJK. Pse fshiheni ju? Ju që keni dashur kaq shumë reformën, pse fshiheni? E ka thënë GJK e zeza mbi të bardhë, mandatin e gjykojmë vetëm ne. E shikon si gënjen ti? Gënjen nga frika se nuk do që të të gjykojë GJK se e di që e ke të paligjshëm. Ditën që ky Kuvend gris vendimet, të jeni të sigurtë që nuk është me Kuvendi, por katundi personal i Edi Ramës, Olsi Ramës, Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës. 

Dash Sula: Për procedurë?

Nikolla: Hë mo lëri këto? Si aktor filmash

Korreshi: Është edhe i bukur!/ZËRI

1 VITE ME PARE

Bardhi riktheu në PD të përjashtuarit e Rithemelimit, Alibeaj: Janë bashkë kundër SPAK-ut

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Vendimi i Gazment Bardhit, për të rikthyer në grupin parlamentar deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, ka përplasur sërish fraksionet në PD. Alibeaj i kërkoi llogari Lindita Nikollës, në lidhje me pranimin e këtyre ndryshimeve, që rikthejnë më grupin parlamentar edhe Sali Berishën.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature".

Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit" shkruhet në letrën e Bardhit që përmban datën 9 prill 2024”, thuhet në kërkesën e Bardhit, drejtuar Kuvendit.

Nga brenda Kuvendit, Alibeaj tha se Nikolla nuk mund të marrë përsipër që të vendosë në emër të PD-së.

“Për cilët deputetë keni vendosur të fusni apo jo në grupin parlamentar PD, bëni transparencë se nga kush drejtohet grupi parlamentar i PD. Nëse bëhet fjalë për largime nga grupi parlamentar të ndërmarrë nga PD ka dhe një qëndrim politik ndaj tyre dhe ju nuk mund të merrni përsipër të vendosni për vendimet politike në emër të PD”, u shpreh Alibeaj.

Ndërkohë që Alibeaj i vazhdoi akuzat edhe jashtë, gjatë një komunikimi me gazetarët. Alibeaj akuzoi se deputetët e Rithelimit, dhe PS kanë një marrëveshje kundër punës së Prokurorisë së Posaçme.

“Marrëveshja është që natën në errësirë të merren vendime shumë të rëndësishme edhe për PD-në. Më i rëndësishëm është raporti i Freedom House. FH thoshte se SPAK po goditet. Sa duket, ka disa javë që janë bërë bashkë për të sulmuar SPAK-un. Marrëveshja okulte kishte synim sulmin ndaj drejtësisë", tha Alibeaj. 

Lulzim Basha, me vendimin e 9 shtatorit të vitit 2021 përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar dhe pas dhunës së 8 janarit mori vendimin për përjkashtimin e deputetëve Flamur Noka,  Edmond Spaho, Albana Vokshi,  Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Luan Baci si dhe Belind Këlliçi.

1 VITE ME PARE

E tensionuar! Me vonesë por Xhaçka vendos të shfaqet në Kuvend, debat me Arben Pëllumbin

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Olta Xhaçka dhe Arben Pëllumbi

TIRANË- Ish-ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka vendosur që të paraqitej në Kuvend. Edhe pse më shumë se 1 orë më vonesë, ajo ka vendosur që të futej në sallë, sot kur vendoset për mandatin e saj.

Me t'u futur në sallë, ajo është parë duke komunikuar me kolegun e saj, socialistin Arben Pëllumbi. Diskutimi mes tyre nuk duket i qetë, madje Xhaçka shfaq edhe disa shenja nervozizmi. Por për shkak të distancës, nuk mund të shquhet se çfarë po diskutojnë me njëri-tjetrin./ZËRI

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Deputetët e opozitës braktisin Kuvendin, i bashkohen protestës para Bashkisë së Tiranës

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Vendet bosh nga opozita

TIRANË- Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës, janë larguar nga seanca plenare në Kuvend, për t’iu bashkuar protestës që është thirrur përpara Bashkisë së Tiranës. Kjo ka shkaktuar debate në seancë, për shkak se Erion Braçe u përplas me Gazment Bardhin, pasi demokratët u larguan nga salla. Në seancë mbetën vetëm disa deputetë, si Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Emilia Koliqi. Në sallë kanë qëndruar gjithashtu dhe dy deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili

Sot mbështetësit e opozitës, kanë protestuar për herë të dytë përpara Bashkisë së Tiranë, ku kërkojnë llogari pas arrestimit të 5 drejtorëve dhe ish-drejtorëvve të Erion Veliajt. Këshilltarët demokratë kërkojnë që të hyjnë brenda bashkisë por janë penguar nga policia e rendit dhe ajo bashkiake.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Bardhi rikthen në grupin e PD të gjithë të përjashtuarit e Bashës, mes tyre dhe Berishën

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Gazment Bardhi

TIRANË- Me vendim të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, janë rikthyer në këtë grup të gjithë deputetët e Rithemelimit, që ishin përjashtuar më herët nga Lulzim Basha. Kështu dhe vetë Berisha, që gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë, tashmë do të jetë sërish pjesë e grupit parlamentar demokrat.

Në disa mbledhje të grupit të PD ka pasur kërkesa nga deputetë të Rithemelimit që të revokoheshin vendimet e përjashtimit. Mes deputetëve që rikthehen në grup është edhe Sali Berisha, i cili është pezulluar nga grupi që në shtator të vitit 2021.

DEPUTETET QË DO TË RIKTHEHEN

1.Greta Bardeli;
2.Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4.Asllan Dogjani;
5.Bujar Leskaj;
6.Edi Paloka;
7.Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9.Ludovik Hasanaj;
10.Sorina Koti;
11.Tomorr Alizoti.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature". Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit" shkruhet në letrën e Bardhit që  përmban datën 9 prill 2024”, thuhet në kërkesën e Bardhit lexuar nga Lindita Nikolla. 

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Vendin e ka bosh! Sot i vendoset "fati" i mandatit, Olta Xhaçka nuk shkon në Kuvend

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Sot, Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë për çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Por duket se kjo e fundit ka zgjedhur që të mos marrë pjesë fare në seancën e sotme plenare, e cila mund të jetë edhe e fundit për të në Kuvend. Po ashtu, ka zgjedhur që të mbrohet nga kolegët e tjerë socialistë dhe të mos flasë për veten në sallë. 

Vendi i saj në anën e majtë të Kuvendit, është bosh! Mesa duket ka vendosur që të ndjekë zhvillimet për "fatin" e saj nga ekrani i televizorit.

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Pamje nga Kuvendi
72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Pamje nga Kuvendi
72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Pamje nga Kuvendi

Sot do vendoset nëse ajo do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën kushtetuese. Kjo pikë e rendit pritet të sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Partia Socialiste nuk ka mbajtur ende një qëndrim për këtë çështje, por në minutën e fundit ka depozituar një raport në Kuvend, e më pas, çështja do të kalojë për votim./ZËRI

1 VITE ME PARE

Socialistët i japin dritën jeshile: Mandati i Olta Xhaçkës do të shqyrtohet nga Kushtetuesja

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Bledi cuci

TIRANË- Kuvendi ka nisur me debate për qëndrimin që do të mbajnë socialistët, sa i takon mandatit të deputetes Olta Xhaçka, nëse do ta dërgojnë apo jo për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ishte Gazment Bardhi ai që akuzoi socialistët, që nuk kanë publikuar ende raportin, ndërkohë që Lindita Nikolla njoftoi hedhjen e tij në sistem.

‘Anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që cështja t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës’, thuhet në raportin e hartuar nga socialistët.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, tha se grupi parlamentar do të votojë pro dërgimit të kësaj çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Bledi Çuçi: E kemi përfunduar raportin dhe nuk dyshoj se është në sistem. Në lidhje me zbatimin apo jo të GJK unë besoj se kjo është ezauruar ashtu siç thamë në mbledhjen e Byrosë, ne e kemi zbatuar vendimin që në momentin e parë që kemi thënë se shfuiqizon të dy vendimet e marra nga Kuvendi në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ne e kemi bërë të qartë se do e dërgonim çështjen në Kuvend për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Sot do votojmë një projektvendim për të dërguar cështje në Gjykatë Kushtetuese, sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani, e cila është e komplikuar. Sot është e qartë që do të votojmë një projektvendim që e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese, do keni mundësinë që të njiheni dhe me raportin në faqen zyrtare të Kuvendit.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Dash Sula derdh qumësht në shkallët e Kuvendit, mbështetje për protestën e blegtorëve

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Deputeti Dash sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka derdhur disa bidona më qumësht në shkallët e Kuvendit, në shenjë solidarizimi me blegtorët që protestuan pak ditë më parë në Lushnje.

Sula tha se qeveria duhet të ketë një vëmendje më të madhe ndaj bujqësisë, ndërkohë që vendi është mbytur nga produktet e importit, duke nxjerrë jashtë loje produktet vendase. Sula deklaroi po ashtu se në Shqipëri sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është i pambështetur, duke bërë që shpësh mallrat dhe produktet të shiten nën kosto.

“Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera”, u shpreh Sula në hyrje të Kuvendit.

Dy ditë më parë, qindra fermerë dhe blegtorë dolën në protestë në qytetin e Lushnjes, duke derdhur në rrugë produktet e tyre, që dëmtohen nga konkurenca e pandershme. Në të gjithë zonën e Myzeqesë në javët e fundit, çmimi i qumështit po grumbullohet me 25% më lirë, duke bërë që shumë prej blegtorëve të dalin në prostestë./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Sot seanca për Olta Xhaçkën, socialistët ‘shkelin’ mbi veten, ende pa një qëndrim për kolegen e tyre

72 vota kundër, Olta Xhaçka 'shpëton' mandatin,
Olta Xhacka

TIRANË- Deputetët do të mblidhen këtë të enjte në seancë plenare, ku tema më e rëndësishme e diskutimit, pritet që të jetë qëndrimi që do të mbajnë socialistët, për të dërguar apo jo në Gjykatën Kushtetuese, çështjen e mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Seanca do të nisë në orën 10:00, ndërkohë që pavarësisht premtimit të lënë në Konferencën e Kryetarëve, se do të dilnin me një raport ditën e mërkurë, socialistët ende nuk kanë mbajtur një qëndrim zyrtar për kolegen e tyre Xhaçka.

Socialistët hezitojnë që të dërgojnë në Kushtetuese mandatin e saj, pasi Xhaçka akuzohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit. Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e kabinetit Rama, qeveria votoi që bashkëshorti i saj Artan Gaçi të merrte statusin e investitorit strategjik, status i cili shkoi dëm, pasi trualli në të cilin ai do të zhvillohej u privatizua në mënyrë të paligjshme.

Për këtë çështje është sot pas hekurave ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, ndërkohë që dy sipërfaqe prej më shumë se 10 mijë metrash katrorë janë vënë nën sekuestro me kërkesë të SPAK, dhe miratim të Gjykatës së Posaçme.

Ndryshe nga socialistët, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, që përfaqësohet nga Gazment Bardhi, dorëzoi dje në Kuvend, raportin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në raport thuhej se duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, ajo që duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës.

“Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit të paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në raportin e deputetëve të PD. Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve te plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TÇ” sh.p.k., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhaçka, do të siguroje të ardhura, çka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit", thuhej në raportin e publikuar edhe nga Kuvendi. 

Sipas opozitës ish Ministres së Jashtme duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik. Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë nw themel, pasi të votohet në parlament.

Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB