LIVE UPDATES

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin: Më fut shokun në punë! Ministrja: S’ka lidhje me pozicionin tim

➤Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, ka plagosur me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. ➤Ngjarja është bërë publike sot nga Neësbomb, por mësohet se ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri”, në nëntor të vitit 2023. ➤ Ibrahimaj e kërcënonte Koshajn që të jepte dorëheqjen në mënyrë që postin që mbante ai, ta zinte një mik i veti. ➤Koshaj nuk është dorëhequr dhe Andri Ibrahimaj i ka zënë pritë. Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, por çuditësisht asgjë nuk është publike dhe institucionet kanë heshtur. Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen. ➤Në një reagim për ngjarjen, Brahimaj konfirmon që kjo gjë ka ndodhur por shton se nuk ka lidhje me funksionin e saj si Ministre dhe se nuk ka ndodhur në zyra shtetërore. ➤Ajo gjithashtu thekson se i vetmi ndikim që ka pasur, ka qenë që ka mundësuar që bashkëshorti i saj të mos e kallëzonte Koshajn dhe se ky i fundit nuk është shkarkuar nga detyra pas konfliktit.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

DETAJE/ Koshaj e shau nga gruaja, grushte e sherr mes burrit të Ibrahimajt e drejtorit të Kredive, përgjimet: Olsin ma mbaj mirë

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin: Më fut shokun në
Delina Ibrahimaj dhe bashkëshorti i saj Andri Ibrahimaj

TIRANË- Janë zbardhur detaje nga përleshja mes Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. WEBLAJM shkruan se ngjarja ka ndodhur më 20 Nëntor 2023 pranë lokalit ‘Te Bacja’ që është në emër të Andri Ibrahimajt dhe ndodhet pranë Pazarit të Ri në Tiranë.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, konflikti mes tyre ndodhi pasi Eri Koshaj e kishte ofenduar rëndë nga bashkëshortja Andri Ibrahimajn. Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në WhatsApp të zhvilluara ndërmjet shtetases Teuta Rino (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj.

Të dy më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me grushte. Koshaj pretendon se u godit nga Ibrahimaj me thikë apo me send të mprehtë. Prokuroria thotë se Koshaj ka pësuar dëmtime fizike në pjesën e fundshpinës, jo të rrezikshme për jetën, por që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë. Nga ana tjetër, bashkëshorti i ministres Ibrahimaj pretendon se nuk e ka goditur me mjet të mprehtë dhe se të dy janë dëmtuar pasi u rrëzuan përtokë kur u konfliktuan. Por, nga akt-ekspertimi rezulton se drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive kishte pësuar dërmishtje me përmasa 3×3 cm të shkaktuara nga një mjet prerës.

Në dosje thuhet gjithashtu se motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Meneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në institucionin që drejton Eri Koshaj, përvec deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera. Vetë Meneri ka mohuar që të jetë ankuar tek shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra apo ta ketë shtyrë atë që të konfliktohej me Eri Koshajn.

Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes me motivin “goditje për shkak të detyrës” dhe e ka klasifikuar ngjarjen si dëmtime të tjera me dashje dhe fyerje.

Detaje nga dosja:

Nga provat e administruara në fashikullin hetimor, rezulton se në datën 20.11.2023, rreth orës 09:30, në rrugën “Tefta Tashko-Koço” përballë lokalit “Te Bacja”, që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj, kallëzuesi Eri Koshaj është konfliktuar fizikisht me shtetasin Andri Ibrahimaj (personi i kallëzuar), ku si pasojë e goditjeve Eri Koshaj ka pësuar dëmtime në trup që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë. Konflikti fizik midis këtyre shtetasve dhe goditjet nuk rezultojnë të jenë kryer për shkak të detyrës.

Sipas Prokurorisë, Eri Koshaj në momentin që ka ndodhur konflikti nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij. Së dyti ka qenë shtetasi Eri Koshaj i cili ka shkuar përballë lokalit “Te Bahçja” që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj dhe konflikti fizik ndërmjet tyre ka ndodhur përballë lokalit dhe jo pranë vendit të punës se shtetasit Eri Koshaj.

Sipas shtetasit Andri Brahimaj, ky i fundit e ka goditur shtetasin Eri Koshaj për shkak se ai e ka ofenduar rëndë nga bashkëshortja. Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në ËhatsApp të zhvilluara ndërmjet shtetases Teuta Rino (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj.

Motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Meneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në institucionin që drejton Eri Koshaj, përvec deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi Olsi Meneri ka mohuar që të jetë ankuar tek shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra apo të ketë shtyrë atë që të konfliktohej me shtetasin Eri Koshaj. Gjithashtu, nga bisedat e regjistruara dhe depozituara nga ana e kallëzuesit Eri Koshaj, nuk rezulton që shkaku i konfliktit fizik të ketë qenë detyra e kryer nga ana shtetasit Eri Koshaj.

Kallëzuesi Eri Koshaj ka depozituar një USB ku ka regjistruar disa biseda të kryera me

shtetasen Tuta Rina, biseda të kryera në aplikacionin ËhatsApp dhe disa biseda ambientale të zhvilluara ndërmjet tyre në një ambient kafeneje.

Bisedat e kryera në aplikacionin ËhatsApp janë printuar dhe nga leximi i përmbajtjes së tyre rezulton se Teuta Rino bisedon me shtetasin Eri Koshaj në lidhje me këtë ngjarje duke u shprehur e shqetësuar se përse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kërkuar falje e kishte këshilluar që të dy djemtë të mos grindeshin me njëri-tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vëllezër. Gjithashtu gjatë bisedave evidentohet fakti se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë bashkëshorten shtetasit Andri Ibrahimaj dhe se në grindje e sipër ky i fundit e kishte goditur me gozhdë.

Biseda ambientale e regjistruar nga vetë shtetasi Eri Koshaj e kryer me shtetasen Teuta Rino, nëna e Andri Ibrahimaj, duket se është kryer në një ambient publik kafene.

Nga bisedat dy personat flasin për një person të tretë Olsi ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e këshillon Eri Koshajn që  “Olsin do ma mbash mirë”. Në lidhje me këto biseda nuk vërtetohet data se kur është kryer regjistrimi i tyre.

Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e cështjes “goditje për shkak të detyrës” dhe e ka klasifikuar ngjarjen si dëmtime të tjera me dashje dhe fyerje. Këto dy vepra penale nuk hetohen nga Prokuroria, por ndiqen nga viktimat në gjykatë.

 

1 VITE ME PARE

SKANDALI/ Burri i ministres Ibrahimaj plagosi zyrtarin

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin: Më fut shokun në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, ka plagosur me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Ngjarja është bërë publike sot nga Newsbomb, por mësohet se ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri”, në nëntor të vitit 2023. Ibrahimaj e kërcënonte Koshajn që të jepte dorëheqjen në mënyrë që postin që mbante ai, ta zinte një mik i veti. Koshaj nuk është dorëhequr dhe Andri Ibrahimaj i ka zënë pritë. Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, por çuditësisht asgjë nuk është publike dhe institucionet kanë heshtur. Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen.

Pas ngjarjes, Andri Ibrahimaj është larguar nga Shqipëria, ndërsa Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive. Në një reagim për ngjarjen, Brahimaj konfirmon që kjo gjë ka ndodhur por shton se nuk ka lidhje me funksionin e saj si Ministre dhe se nuk ka ndodhur në zyra shtetërore. Ajo gjithashtu thekson se i vetmi ndikim që ka pasur, ka qenë që ka mundësuar që bashkëshorti i saj të mos e kallëzonte Koshajn dhe se ky i fundit nuk është shkarkuar nga detyra pas konfliktit. Vetë Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator të vitit 2023 dhe mori drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban edhe sot.

 

1 VITE ME PARE

I shoqi plagosi me thikë zyrtarin e lartë, reagon ministrja Delina Ibrahimaj

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin: Më fut shokun në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Qeverisë për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti i saj, Andri Ibrahimaj plagosi me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Në reagimin e saj të parë për ngjarjen, ku nuk lë shenja për një dorëheqje, Ibrahimaj shprehet e keqardhur për ngjarjen por shton se detyrimin e vetëm ka të bëjë sqarimin e tablosë së situatës së ndodhur. Sipas saj, konflikti ka nisur në vendin e punës të të shoqit, ndërsa thekson se nuk ka pasur asnjë ndikim, madje edhe për faktin që i shoqi duhet që të bënte një kallëzim në organet ligjzbatuese.

Po sipas saj, i shoqi ka qenë i kallëzuar për diçka që nuk e ka bërë, duke shtuar se më e mira do të ishte që plagosja të mos kishte ndodhur, por thekeson se tashmë është një fakt. Të vetmin shqetësim që ka dhe e përsërit është që ngjarja nuk ka lidhje me institucionet shtetërore.

"E mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj. Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita,"-shkruan ajo ndër të tjera.

Sqarimi i plotë i Delina Ibrahimaj:

Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes. Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë. Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time. Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj. Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.

Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK). Ngjarja është bërë publike sot, por mësohet se ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri”, në nëntor të vitit 2023./ZËRI

1 VITE ME PARE

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin e kredive: Ik ti, të futet shoku im në punë!

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin: Më fut shokun në
Delina Ibrahimaj

TIRANË-Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK). Ngjarja është bërë publike sot nga Neësbomb, por mësohet se ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri”, në nëntor të vitit 2023.

Ibrahimaj e kërcënonte drejtorin e ATK-së, Eri Koshaj prej një kohe të gjatë, madje e kërcënonte për të dhënë dorëheqje si dhe e përndiqte. Kjo situatë ka vijuar deri në mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023 kur bashkëshorti i ministres i ka zënë pritë në zonën e “Pazarit të Ri”.

Andri Ibrahimaj sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për "t'u sqaruar".

Kur drejtori nuk ka pranuar, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës.

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin: Më fut shokun në
RAPORTI MJEKOLIGJOR

Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga Eri Koshaj, por çuditësisht asgjë nuk është publike dhe institucionet kanë heshtur dhe kallëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave është pluhurosur në sirtare.

Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet proceduriale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen.

Në ekzaminimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet prerës.

Bashkëshorti i Ibrahimajt plagos drejtorin: Më fut shokun në
Shkresa drejtuar kryepolicit Muhamet Rrumbullaku

Shkak për përndjekjen që agravoi deri në plagosje mësohet se është bërë posti që mban Koshaj si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave, duke qenë se Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie, por ai s’ka pranuar. Qëllim, Andri Ibrahimaj, kishte që në këtë post të emërohej shoku i tij.

Pas ngjarjes, Andri Ibrahimaj është larguar nga Shqipëria, ndërsa Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive.

Vetë Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator të vitit 2023 dhe mori drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban edhe sot. Në një reagim për ngjarjen, Brahimaj konfirmon që kjo gjë ka ndodhur por shton se kjo gjë nuk ka lidhje me funksionin e saj si Ministre dhe nuk ka ndodhur në zyra shtetërore. Ajo gjithashtu thekson se i vetmindikim që kapasur, ka qenë që ka mundësuar që bashkëshorti i saj të mos e kallëzonte Koshajn dhe se ky i fundit nuk është shkarkuar nga detyra pas konfliktit. 

Postimi i Ibrahimajt: 

Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes. Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë. Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time. Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj. Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.

Poll

MOS HUMB