LIVE UPDATES

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, kapet efektivja e Burgjeve dhe 4 të tjerë

➤ Goditet një grup kriminal që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë. ➤ Mes tyre ishte dhe një 22-vjeçare, Denisa Halilaj, e cila ishte efektive e Policisë së Burgjeve. ➤ Veç saj u arrestuan: Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj dhe Mirjan Hasaj. ➤ Grupi po trafikonte 9 armë zjarri nga Shkodra në drejtim të Tiranës, por janë vendosur në pranga në rrugën e Rinasit. ➤ Teksa kishin ndalur në një parking, Policia ka ndërhyrë për të kontrolluar mjetin, për të cilin kishin siguruar informacione se do të bënin shitjen e armëve. ➤ Brenda në mjet gjetën 4 automatikë dhe 5 pushkë.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Me automatikë e pushka nga Shkodra në Tiranë/ Kush janë 5 të rinjtë që do shisnin armë

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, kapet efektivja e Burgjeve
Redi Nika, Sabian Hasaj, Denisa Halilaj, Denis Hasaj dhe Mirjan Hasaj

SHKODËR-Këta janë pesë të rinjtë e arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Repishti” pasi akuzohen për trafik armësh. Bëhet fjalë për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, efektive e policisë së Burgjeve dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Denisa Halilaj rezulton të jetë ish- efektive e policisë së Burgjeve. Sipas hetimeve, dyshohet se të arrestuarit pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "BMW" me drejtues shtetasin Mirjan Hasaj. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak./ZËRI

1 VITE ME PARE

AKSIONI- E përfshirë në trafikun e armëve edhe një police, prangoset efektivja e burgjeve

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, kapet efektivja e Burgjeve
Pamje nga aksioni

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me grupin që u kap duke trafikuar armë nga Shkodra në Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se e reja, Denisa Halilaj, aktualisht është punonjëse e Policisë së Burgjeve. E reja, 22 vjeç, ishte pjesë e grupit dhe kishte ardhur bashkë me të rinjtë e tjerë për të shitur armët e zjarrit. 

Teksa prisnin blerësit, ishin ndalur në një parking në rrugën e Rinasit, ku edhe ndërhyri Policia. Për të mos tërhequr vëmendjen, 5 të rinjtë ishin ndarë në 2 mjete, në të parin ishin dy person që kishin rol këqyrjen e rrugës dhe lëvizje të patrullave të Policisë. Ndërsa në të dytin, 3 persona të tjerë mbanin armët që i kishin fshehur brenda një valixheje./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT- Ishin nisur për 'tregti' nga Shkodra në Tiranës, kush janë të rinjtë që u kapën me armë në makinë?

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, kapet efektivja e Burgjeve
Pamje nga operacioni

SHKODËR- 5 persona janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, pasi po trafikonin armë zjarri, nga Shkodra në drejtim të Tiranës. Në pranga kanë përfunduar 5 të rinj, të moshës 18-26 vjeç, por mes tyre ishte dhe një vajzë. ZËRI ka mësuar emrat e të rinjvë që ishin nisur për "tregëti" në kryeqytet: Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj.

1 VITE ME PARE

Goditet grupi i trafikantëve të armëve në Tiranë, sekuestrohen 9 automatikë dhe pushkë, 5 në pranga

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, kapet efektivja e Burgjeve
Armet e sekuestruara

TIRANË- Një rast i trafikut të armëve është goditur nga policia në zonën e rrugës së Rinasit në Tiranë.

Mësohet se sektori i antitrafikut ka mundur që të sekuestrojë 9 armë, të llojit automatikë dhe pushkë, në bagazhin e një automjeti.

Armët dyshohet se vinin nga Shkodra për t’u shitur në Tiranë, ndërkohë që në pranga janë vënë deri tani 5 persona.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në pranga kanë rënë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj dhe Mirjan Hasaj.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "BMW" me drejtues shtetasin Mirjan Hasaj. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.


NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Repishti", në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme.

Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Repishti".

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

- S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe, D. H., 18 vjeç, dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "BMW" me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

/ZËRI

Poll

MOS HUMB