LIVE UPDATES

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria merr 920 mln euro! Rama "no comment" për arrestimin e Metës: Të flasë drejtësia!

➤ Një javë pasi BE çeli negociatat për grup kapitujt e parë me Shqipërinë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e vizitoi sot Tiranën. ➤ Në një konferencë më kryeministrin Edi Rama, edhe pse nuk caktoi dot një datë se kur do të çelen negociatat por Von der Leyen ishte optimiste. Për të, nëse Shqipëria punon mirë, mund të ndodhë edhe në fund të vitit të ardhshëm. ➤ Edhe pse të pyetur nga mediat, as presidentja e KE-së dhe as Rama, nuk e komentuan arrestimin e ish presidentit të Republikës, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. ➤ Ndërsa sa i takon marrëveshjes me Italinë për emigrantët, presidentja Von der Leyen tha se ajo po monitorohet nga strukturat e BE-së. ➤ Von der Leyen nis sot turin në Ballkanin Perëndimor. ➤ Në Tiranë do të qëndrojë 2 ditël, më pas, do të shkojë edhe në Kosovës.

6 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Hapja e negociatave ishte një lëvizje politike pas marrëveshjes Shqipëri-Itali? Von der Leyen e thotë "troç"!

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria merr 920 mln euro! Rama
Ursula von der Leyen

TIRANË- Gjatë nje deklarate për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u pyet edhe për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëvë. E pyetur nëse hapja e nogociatave ishte një lëvizje politike pas marrëveshjes Rama-Meloni, ajo hodhi poshtë këtë hipotezë.

Von der Leyen u shpreh se proçesi për tu bërë pjesë e BE-së është shumë transparent, madje shtoi se Komisioni do të nxjerrë raportin për situatën e zgjerimit ku zbuloi se Shqipëria kishte një vlerësim pozitiv.

Edhe pse Gjykata Evropiane tha se kjo marrëveshje nuk ishte në standartet europiane, më parë Ursula von der Leyen ka bërë deklarata pro kësaj marrëveshjeje, madje shpesh herë duke u shprehur se shtete e tjera europiane duhet ta marrin si model.

Pyetje: A ishte vendimi për hapja e negociatave me Shqipërinë një lëvizje politike duke pasur parasysh kontributin që Shqipëria ka dhënë me hapjen e kampit të emigrantëve në Gjadër dhe konkretisht, cili do të jetë përfitimi që do të kenë qytetarët shqiptarë në këtë proces?


Ursula von der Leyen: Përgjigjja e shkurtër për pyetjen tuaj, është qartësisht jo. Ne e dimë që procesi për t’u bërë shtet anëtar dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE është shumë i qartë dhe transparent dhe bazohet tek meritat që ka çdo vend. Javën e ardhshme, Komisioni do të nxjerrë raportin për situatën e zgjerimit, do të bëhet një shpjegim i çdo vendi kandidat. Ky është një proces ku të gjitha shtetet luajnë rolin e tyre për të parë si ecin gjërat me transparencë të plotë.

7 MUAJ ME PARE

"920 milion euro për Shqipërinë nga plani i rritjes," Ursula von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi i BE-së do të jetë primar!

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria merr 920 mln euro! Rama
Von der Leyen dhe Rama

TIRANË- Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian nisi sot nga Shqipëria një tur në Balllkanin Perëndimor. Vendi i parë ku ajo ndaloi ishte Tirana ku dha edhe mjaft lajme të mira në lidhje me investimet e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe detaje të reja për integrimin e vendit tonë në BE.

Ajo u shpreh se deri më tani është berë një punë e shkëlqyer në zbatimin e reformave dhe se nëse vazhdon kështu çdo gjë është në rrugën e duhur. Von der Leyen falenderoi ekipet që kanë punuar për hapjen e kapitujve dhe theksoi se duhet të vazhdojnë të punojnë po njësoj.

Drejtuesja e Komisionit Europian rrëfeu se edhe në këtë mandat primare për të do të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian.

Në fund ajo ndalu lajmin e mirë se Shqipëria do të marr një financim prej 64 milion eurosh deri në fund të vitit dhe gjithashtu edhe 920 milion euro nga plani i rritjes.

Ursula von der Leyen:

Faleminderit shumë, javën e shkuar ne hapëm negociatat për kapitullin e parë. Çfarë suksesi ky që vjen si rrjedhojë e shumë viteve punë dhe këtij objektivi të përbashkët. Keni treguar durim dhe dua të falenderojë ekipet që kanë punuar për këto objektiva dhe që do të vazhdojnë të punojnë.

Zgjerimi i Bashkimit Europian do të jetë primar edhe në mandatin tim të ardhshëm. Dua të prek tre çështje kryesore.

E para ka të bej me rritjen e Bashkimit Europian. Ne hapim derën tonë për Ballkanin Perëndimor në sektorë të caktuar por edhe ata po vendosin në zbatim reforma të rëndësishme.

I dashur Edi, ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për reformat, ndaj ne do të fillojmë në financimin prej 64 milion eurosh deri në fund të vitit. Gjithashtu edhe 920 milion nga plani i rritjes.

Plani për investimet në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri janë mobilizuar investime 1.4 miliardë eurosh me fokus te tranzicioni i energjisë së pastër. Është e rëndësishme që partnerët tanë të jenë pjesë e kësaj nisme, por për Shqipërinë nuk ka për të qenë sfidë shumë e madhe sepse ju jeni lider në këtë fushë ndaj ne po punojmë me ju për projekte që mund ta fuqizojnë këtë lidershipin. Në fushën e energjisë që rinovueshme, për shembull kemi hidrocentralin e Vaut të Dejës, i pari në rajon.

Kemi dhe një plan prej 50 milionë euro për eficensën e energjisë, për karikimin e makinave elektrike si dhe planet për autobusët elekrikë për Tiranën. Është dhe një projekt i veçantë, për Kampusin e kolegjit të Europës, ju e patët këtë ide të shkëlqyer i dashur Edi dhe ne dëshironim ta bënim realitet. Zyrtarisht do hapim vitin akademik për grupin e parë të studentëve. Këta të rinj janë udhëheqësit e rinj të Europës, kjo do të thotë që e ardhmja e Europës po formësohet me këta të rinj në Shqipëri.

7 MUAJ ME PARE

Dialog me PS për Shqipërinë në BE? Bardhi: Rama e ka zgjedhur 'partnerin', tango me krimin

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria merr 920 mln euro! Rama
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Me një postim në rrjetin social X, Gazment Bardhi komentoi fjalën e Ramës, i cili tha se “duhen dy veta për tango” kur u pyet nëse është dakord për dialog me opozitën për të ndihmuar futjen e Shqipërisë në BE. Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se maxhoranca e ka zgjedhur "partnerin" për tango. Sipas tij, është krimi i organizuar dhe përmend rastin e arrestimit të deputetit Jurgis Çyrbja.

"Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tangos: krimin e organizuar. Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe garanton mirëqenien e tyre,"-shkruan Bardhi në postimin e tij në rrjetet sociale./ZËRI

 

7 MUAJ ME PARE

Dialog me opozitën për Shqipërinë në BE? Rama: Nuk do vajtojmë, shikojmë përpara

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria merr 920 mln euro! Rama
Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË- Në konferencën me presidenten e Komisionit Europian, kryeministri Edi Rama u përgjigj lidhur me protestën e sotme të opozitës në Strasburg. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se është i hapur për bashkëpunim me opozitën për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por, sipas tij, ndërsa opozita vazhdon aksionin e saj, socialistëve u duhet që të ecin para me programin e tyre.

Sot që presidentja është këtu, opozita proteston në Parlamentin Europian, a ndikon kjo në imazhin për Shqipërinë?

Edi Rama: Duhen dy për një tango thotë një fjalë... Ndaj nëse nuk ka një dyshe për një tango, ka vetëm një muzikë, muzika e Bashkimit Europian. Muzika e BE është e shkruar në mijëra partitura me detyra dhe afate konkrete. Me monitorim shumë të imtësishëm dhe patjetër edhe me rezultate konkrete. Kështu që do të ishte shumë mirë, nuk diskutohet që edhe në aspektin që pyetët ju do të ishte e dëshirueshme dialogu me opozitën. Por nuk rrimë dot në vend dhe ta vajtojmë këtë situatë, por të vazhdojmë para dhe të bëjmë detyrat dhe ta ulim Shqipërinë në tryezën e BE si një vend anëtar. Kam besim se më herët sesa vonë, kur të jemi rrugës do të ndodhë, do të jemi pjesë e BE. është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë. Më herët sesa vonë një histori e re do të fillojë në këtë aspekt./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Von der Leyen në Tiranë, Rama: Integrimi në Bashkimin Europian, mision i përbashkët kombëtar

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria merr 920 mln euro! Rama
Von der Leyen dhe Rama

TIRANË- Pas mbërritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryeministrin Edi Rama kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë folur rreth integrimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama u ndal në punën që Shqipëria ka bërë, madje ai falenderoi edhe Bashkimin Europian për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj kohe. 

Në fund të fjalës së tij ai theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE është një mision kombëtar dhe se është e vetmja gjë që të gjithë shqiptarët bien dakort.

Edi Rama: 

Ka shume me tepër interes se cfarë do bëJ Bashkimi Europian. Dua ta mbyll me një falenderim, shumë të ndjerë dhe shumë te posaçëm sepse pa devotshmërinë tuaj, pa mbeshtejen e pa kursyer të institucioneve europiane, pa bashkëpunumin e përditshëm të Komisionit Europian, Shqiperia nuk do te kishte ardhur deri ketu.

Ne e dimë shumë mirë se sa punë është dashur për ta bërë BE-në të kthej sytë edhe një herë nga Ballkani Perëndimor.

Ne shqiptaret jemi te ndarë në çdo gjë, jemi në gjendje te bëjmë debat edhe per orën sa është, madje edhe sa është data sot.

Por ka një gjë për të cilën nuk kanë asnjë debat, që vendi ynë është në Bashkimin Europian dhe që e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE, nëse ka një mision të përbashkët kombëtar të qeverisë dhe shoqerisë është që të kontriboj që kjo të ndodh sa më shpejtë. Mirë se erdhët në vendin më pro BE-së në botë.

7 MUAJ ME PARE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Edi Rama

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria merr 920 mln euro! Rama
Ursula von der Leyen dhe Rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Von der Leyen nis kështu një tur 6 ditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare përpara Kryeministrisë ku do të zhvillojnë edhe një takim zyrtar. Pas takimit është planifikuar që të dy të japin një deklaratë të përbashkët për shtyp. Pas dekaratës Von der Leyen dhe Rama do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse së Kolegjit të Europës që u ndërtua në Tiranë.

Në 24 tetor Von Der Leyen do të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë më pas më 25 tetor në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe në 26 tetor kryetarja e Komisionit Europian do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen do të përmbyllë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën e 27 tetorit me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.

Fokusi kryesor i Von Der Leyen do të jetë plani i rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë këtë mua ku pritet që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro./ ZËRI

Poll

MOS HUMB