LIVE UPDATES

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i vë prangat Ilir Metës, 'detyrim paraqitjeje' Kryemadhit (E PLOTË)

➤ Arrestohet Ilir Meta! ➤ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar mesditën e sotme në Tiranë teksa po kthehej për në Tiranë nga Kosova.➤ Burime për ZËRI bëjnë me dije se Meta është vendosur në pranga pranë zonës së "Casa Italia" në dalje të Tiranës. ➤ Pamjet e arrestimit të Metës janë nxjerrë në media, e duket qartë momenti kur presidenti i PL-së, nxirret zvarrë nga mjeti i tij. ➤ Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. ➤ Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. ➤ Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. ➤ Pas ngjarjes kanë ardhur edhe reagimet e para. Opozita lajmëron protestë në datën 29 tetor, ndërsa nga maxhoranca nuk ka asnjë reagim. ➤ Por kush është Ilir Meta? ➤ Aktiv në politikë që nga viti 1990, Meta konsiderohet në vend si një nga figurat kryesore politike shqiptare pasi i ka mbajtur të gjitha postet kryesore. ➤ Ka qenë deputet, kryeministër, kryeparlamentar dhe së fundmi, president i vendit.

37 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Reuters: Arrestohet ish-presidenti i Shqipërisë

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Agjencia e lajmeve "Reuters" ka raportuar mbi arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas artikullit, Meta, ish-president i Shqipërisë nga 2017-2022 dhe aktualisht drejtues i partisë opozitare, u ndalua nga policia me maska të zeza ndërsa po kthehej në Tiranë nga Kosova.

Meta ka mohuar akuzat, ndërsa avokati i tij i cilësoi ato si lëvizje politike përpara zgjedhjeve parlamentare. Reuters nënvizon gjithashtu sfidat politike të Shqipërisë, ku korrupsioni dhe paqëndrueshmëria kanë penguar progresin drejt anëtarësimit në BE.

Artikulli i plotë i "Reuters":

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është arrestuar nga policia për akuza për korrupsion, tha të hënën avokati i tij, duke e cilësuar arrestimin të motivuar politikisht. Meta, 55-vjeç, i cili ishte president nga 2017-2022 dhe tani drejton Partinë e Lirisë në opozitë, po kthehej në kryeqytetin Tiranë nga Kosova kur policia me maska ​​të zeza ndaloi makinën e tij. Policia tha se duhej ta merrte me forcë.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, politika e Shqipërisë është dëmtuar nga paqëndrueshmëria dhe korrupsioni që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990. Kjo e ka penguar qëllimin e saj për t'u bashkuar me BE.

“Meta akuzohet për korrupsion pasiv, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash”, tha avokati Genc Gjokutaj pas takimit me klientin e tij.

Meta ka mohuar më parë akuzat për keqbërje dhe avokati i tij tha se gënjeshtrat e vjetra ishin ringjallur si një lëvizje politike përpara zgjedhjeve parlamentare kombëtare të prillit. Ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, tha në Facebook se ajo përballej me akuza të ngjashme të rreme dhe ishte urdhëruar të raportonte rregullisht në polici, duke e quajtur atë një "farsë".

Mediat vendase thanë se janë akuzuar edhe dy persona të tjerë të afërt me Metën dhe Kryemadhin. Meta, i cili kishte shërbyer më parë si kryeministër dhe kryetar i Kuvendit, nuk është i vetmi personazh opozitar që përballet me akuza kriminale. Një shumicë e vogël prej pak më shumë se 50% votuan "pro" në një referendum të vështirë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në Moldavi të hënën. Pasi presidentja Maia Sandu tha se votat e dyfishta të së dielës u dëmtuan nga një ndërhyrje e jashtme e supozuar e mbështetur nga Rusia "të pashembullt".

Muajin e kaluar, Sali Berisha, kreu i grupit më të madh opozitar, Partia Demokratike, u padit me akuza për korrupsion dhe një politikan i partisë Ervin Salianji u burgos për një vit për një "kallëzim të rremë" për një ish-ministër. Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për 'gjueti shtrigash', të cilën ai e mohon. Rama është në pushtet që nga viti 2013 dhe planifikon të kandidojë për një mandat të katërt vitin e ardhshëm.

Partia e Lirisë së Metës tha se ndalimi i tij do të sillte dënime dhe protesta në rrugë. Romana Vlahutin, një ish-ambasadore e BE-së në Shqipëri, duartrokiti arrestimin, duke thënë: "Nuk ka të paprekshëm... Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por përfundimisht vihet në funksion."

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'Nuk e di..."/ Tek Partia e Lirisë në "shok" nga arrestimi i Ilir Metës, Haxhinasto me nerva. PD delegon Klevis Balliun

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Pamje nga selia e PL

TIRANË- Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkaktuar një shok drejt drejtuesit e tjerë të partisë. Menjëherë pas lajmit në media për ndalimin me urdhër të SPAK, në selinë e PL-së janë mbledhur të gjithë zyrtarët e tjerë të Ilir Metës.

Të parët që kanë mbërritur ishin Silva Caka, ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe ish-ambasadori Agim Nesho. 

"Nuk kam asnjë koment, sa dini ju dimë dhe ne. Te nxjerrësh njerëz me maska, nuk e di,"-tha Silva Caka teksa futej në seli, ndërsa Haxhinasto ishte më i shqetësuar dhe nuk ka ngurruar që të shfryjë tek gazetarët duke u thënë: Më mësoni emrin pastaj ejani dhe më pyesni!

Më gjatë foli, ish-ambasadori Agim Nesho në një prononcim për mediat para se të futej në seli është shprehur se mënyra si është arrestuar Meta është i papranueshëm.

“Poshtë diktatura, mënyra si kanë vepruar për një kryetar partie, për një njeri që drejtonte opozitën kjo është e papranueshme,”-tha ai. 

Ndërkohë që në godinë futet edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.  

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ilir Meta dhe Sali Berisha bëjnë “xing”! 21 tetori, ditë 'tersi' për të dy

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Meta dhe Berisha

TIRANË- Edhe pse Ilir Meta ndodhet në burg, ndërsa Sali Berisha në arrest shtëpie, të dy politikanët kanë diçka të përbashkët: ata u ndaluan me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në të njëjtën datë. Sot kur data shënon 21 tetor, në pranga përfundoi presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit ka tre akuza mbi shpinë: atë të korrupsionit, pastrim të parave dhe mosdeklarim të pasurisë. 

Po në të njëjtën datë, një vit më parë, në një situatë disi të ngjashme u gjend edhe Sali Berisha, i cili më 21 tetor 2023 u njoh me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe "ndalim të daljes jashtë shtetit" nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për Berishën, masa e sigurisë mund të kishte qenë edhe më e ashpër, por ndryshe nga Meta, kryedemokrati "favorizohet" nga mosha e tij. Berisha është nën akuzë për "korrupsion pasiv" për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit "Partizani"

Duket se data 21 tetor qenka një datë ‘tersi’ për politikanët shqiptarë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ç’ndodhi gjatë konferencës me gazetarët, Gjokutaj: Kanë hallin e policëve këta, po talleni

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Konferenca

TIRANË- Paqartësia mbi atë që ka ndodhur gjatë momentit të arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sjellë dhe disa momente tensioni në konferencën e mbajtur sot me gazetarët. Thuajse të gjithë përfaqësuesit e mediave ishin të interesuar për të ditur më shumë mbi atë që ka ndodhur brenda makinës ku ndodhej Meta, duke qenë se kishim dy versione: atë të PL-së që deklaroi se është ushtruar dhunë kundrejt tij që në momentin që kanë hapur dyert e mjetit dhe atë të Policisë së Shtetit që në versionin zyrtar është shprehur se ka qenë Meta ai që ka ofenduar efektivët. Pamjet e servirura në media tregonin momentin kur Meta tërhiqej zvarrë, por ajo që ka ndodhur para këtyre çasteve, mbetet mister.

Pjesë nga konferenca:

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Ju z.Gjokutaj deklaruat se z.Ilir Meta është arrestuar duke përdorur si “masha” ish-bashkëpunëtorët e tij, mund të na thoni se për kë e keni fjalën?

Avokati Genc Gjokutaj: Unë kam deklaruar sot as më shumë e as më pak që zoti Meta është arrestuar nga Rama-Dumani dhe këta duke përdorur ‘mashat’ e tyre, persona të cilët kanë qenë dhe janë bashkëpunëtorë me Ramën dhe me Dumanin për të realizuar qëllimin final. Shiko, nuk e kanë pasur të lehtë. Mirëpo duket se urdhëri ka qenë aq i prerë saqë këta janë detyruar të harrojnë dhe bukën e kalamajve, se se janë mbrojtur ca kohë me këtë.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Pra kush janë mashat sipas jush?

Avokati Genc Gjokutaj: Shiko, ju jeni gazetare edhe besoj e kuptoni edhe simbolikën edhe tashi ne nuk mund të dekriptojmë këtu. Ne s’kemi lecuar akoma vendimin, do t’i merrni vesh, mos u bëni merak.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI:. Blushi, ju deklaruat se do të identifikoni një nga një të gjithë efektivët që kryen arrestimin e z.Meta, po më pas çfarë do të ndodhë? Cili është qëllimi?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: them unë cili është qëllimi. Po, do t’i identifikojmë dhe do t’i varim në një kornizë që t’i shohin të gjithë shqiptarët që kjo është banda kriminale e Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Edhe ju duhet t’i dini kush janë kriminelët. Çdo shqiptar duhet të dijë kush janë këta kriminelë që guxojnë të rrëmbejnë ish-Presidentin e Republikës, nuk keni ju interes për t’i ditur këto? Ndaj për t’jua shuar kureshtjen, do t’i bëjmë publike, me emër dhe mbiemër, sidomos ai efektivi…

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Në ç’mënyrë do të mbajnë përgjegjësi?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Përgjëegjësi në mënyrë demokratike moj zonjë, nuk them në mënyrë jo demokratike. Në mënyrë demokratike po them. Do të mbajnë përgjegjësi në mënyrën me demokratike të mundshme. Nëqoftëse ka një mënyrë demokratike, ajo do të zbatohet dhe ligjore padiskutim. Të jesh e qetë për këtë. Dhe ai polici që ka ngritur dorën sot, ajo dorë do t’i bjerë mbi kokë. I keni pamjet more zotëri, keni pamjet, e kanë dhunuar, e kanë goditur.

Avokati Genc Gjokutaj: Kanë hallin e policëve këta, po lëre tashi se u sqarua ajo punë tashi. Po talleni pra, aq është koha.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Me qetësi avokat se do t’i zgjidhim të gjitha, urdhëro, pyetje tjetër?

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Pyetja e tretë është për zotin Peca. Deklaruat se ju kanë ushtruar presion edhe brenda ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, në ç’mënyrë, mund të na e konkretizoni pak më tepër?

Nuk na hiqnin, unë isha i shoqëruar me pranga, edhe nuk m’i zgjidhnin prangat, edhe pse është ligji që brenda komisariatit duhen hequr prangat në moment. Nuk dinin çfarë bënin.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Ju kanë bërë ndonjë pyetje, ju kanë ushtruar presion përmes fjalëve?

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca: U thashë çfarë do bëni, më hiqni prangat në radhë të parë. Nuk kanë bërë procesverbal. Nuk kanë marrë asnjë lloj mase. Ishte thjesht shoqërim dhe policët ishin edhe vetë të çakorduar dhe thonin, ju lutem kush do vijë të bëjë procesverbalin për këtë. Më mbanin vërdallë kot aty nëpër korridor. Më fusnin brenda, ushtronin dhunë, mos dil nga këtu. Na morën telefonat.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Ushtronin dhunë?

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca: Psikologjike. Ishte e tmerrshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Zonjë më fal, kam një pyetje për ju se besoj që duhet t’ju shqetësojë. A mund të më thuash pse u ndalua sekretari organizativ me pranga në dusr.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Duam të kuptojmë pak më shumë në mënyrë konkrete, kujt i referoheni me dhunë psikologjike, cilëve fjalëve konkretisht?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Ky është një rast skandaloz, zotëria zonjë, është sekretar organizativ i Partisë së Lirisë, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

Avokati Genc Gjokutaj: Nuk është këtu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Përse u ndalua sot me pranga në duar? Përse u rrëmbye ky djali? A mund të ma thuash, a mund të më thotë e gjithë Shqipëria çfarë krimi ka kryer Artemis Peca që u trajtua sot në mënyrë çnjerëzore nga narkopolicët e Edi Ramës. U dhunua, u arrestua, ju hoq liria për disa orë. Për cilën akuzë?

7 MUAJ ME PARE

Meta në paraburgim, zbulohet personi i parë që e vizitoi

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta dhe i biri

TIRANË- Pak orë pas arrestimit, në qelinë e paraburgimit ku ndodhet Ilir Meta, ka shkuar djali i tij, Besarti. I biri është futur në ambientet e paraburgimit, por nuk ka qenë i vetëm. Bashkë me të ka shkuar edhe avokati, Genc Gjokutaj. 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

SPAK e ka lënë në "arrest shtëpie"/ Erisa Xhixho reagon për arrestimin e Metës, por nuk përmend babain e saj

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta dhe Erisa Xhixho

TIRANË- Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës duke se e ka shqetësuar më shumë Erisa Xhixhon, sesa masa e sigurisë që SPAK ka vendosur për të atin e saj. Pirro Xhixho, babai i Erisa Xhixhos, zv/Presidentes së Partisë së Lirisë, është lënë në "arrest me burg" pasi akuzohet se ka ndërhyrë duke shpërdoruar postin e tij si kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Por, Xhixho është fokusuar tek Meta, arrestimin e të cilit e cilëson si një akt që turpëron Shqipërinë, por nuk përmend masën që është dhënë ndaj babait të saj.

Reagimi i Erisa Xhixhos:

ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË

I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë. Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij. Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë. Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal.

Episodi ku përmendet babai i Xhixhos 

"Kur ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, SPAK ka dalë në përfundimin se bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare. Burrë e grua kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat e pasurive nga të hetuarit.  Këtu hyn Pirro Xhixho, i cili duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI). Ai mori porosi nga Meta dhe Kryemadhi dhe jo vetëm që ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP,"-bën medije SPAK.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, HAPI i radhës...protesta! Berisha: Do paguajmë çmimin për guximin tonë

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi arrestimin e aleatit të tij politik, Ilir Metës, si një sulm ndaj opozitës. Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha solli vëmendje arrestim e demokratit Ervin Salianji, duke nënvizuar se edhe ai njësoj si Meta, janë prangosur për motive politike. Ndaj edhe si përgjigje paralajmëron një protestë që do të mbahet më 29 tetor. Në fjalën e tij, Berisha kërkoi që qytetarët t'i bashkohen tubimit të opozitës. 

NJOFTIM PËR SHTYP

Unë u garantoj ju, se nuk ka asnjë nga armët e regjimit, asnjë nga bandat e regjimit, asnëj nga degët e krimit të tij nuk mund t’i rezistojë trimërisë, guximit dhe protestës qytetare. Koha është veprim dhe vetëm veprim! Më datën 29, udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë të këtij regjimi. Ftojmë qytetarët të bashkohen me ne. Unë u them qytetarëve, se në këtë betejë secili duhet të sakrifikojë diçka, secili edhe mund të humbasë diçka, por pas fitores së saj fiton shumë herë më tepër. Unë u bëj thirrje bizneseve të përdorin qepenat e tyre për t’i treguar diktaturës së ju nuk mposhteni kurrë. Të përdorin qepenat e tyre për t’i treguar diktaturës se ju jeni të gatshëm të zbrisni në shesh bashkë me qytetarët. Unë u bëj thirrje, veçanërisht të rinjve, të rejave që nuk mund të pajtohen kurrë me skena të tilla që panë sot, të ngrihen. Unë u them atyre e sot Shqipëria në mediat e mbarë botës është vendi më i shëmtuar. Aktë të tilla nuk përcjell as Korea e Veriut, i bën me më kujdes. Ndaj dhe, le të ngrihemi të gjithë dhe pas datës 29, data tjetër është shumë e afërt, gjer sa të kalojmë në formën e pandërprerë të kësaj qëndrese. Unë kam bindjen më të thellë, se asgjë nuk mund t’i rezistojë zemërimit tonë. Të mos harrojmë, të jemi të gatshëm, secili nga ne të paguajë çmim për guximin tonë. Ervin Salianji, është sot në burg sepse po paguan çmimin e guximit të tij qytetar dhe politikan. Denoncoi vëllain kriminel të ministrit kriminel që drejtonte trafiqet në Vlorë, dhe bënte bixhozin me vëllanë e Edi Ramës. Pra, secili nga ne duhet të jetë i gatshëm të paguajë çmimin e guximit. Të sakrifikojmë dhe të shpëtojmë vendin tonë. Mos prisni kurrë që të tjerë do vijnë të qendrojnë për ne. Janë opozitarët shqiptarë ata të cilët kanë meritën e madhe, kanë vullnetin dhe vendosmërinë për t’u ngritur. Janë ata që iu rezistuan përpjekjeve për t’i asgjësuar dhe sot vijmë më të fortë se asnjëherë. Ndaj edhe koha nuk është e fjalëve. Koha është e veprimit. Zotërinj, drejtues të PD kërkohet përkushtim i juaji më i madh jetës suaj. T’u prijmë qytetarëve, t’u prijmë demokrateve e demokratëve në këtë betejë vendimtare.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Letërporosi&kërkesa! SHBA dhe 4 shtete të tjera, ku i gjeti SPAK provat që çuan në arrestimin e Ilir Metës

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi një urdhër për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Pas arrestimit të tij, SPAK ka bërë një njoftim zyrtar ku ka dhënë më shumë detaje. Ajo që bie në sy në njoftim është edhe përmendja e shteteve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, San Marino dhe Qipro që kanë kërkuar dhe kanë bashkëpunuar për të vënë në pranga ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Gjatë hetimeve, SPAK ka kërkuar dokumente nga shtetet e lartpërmendura, të cilat mesa duket kanë sjellë si rezultat arrestimin e Metës.

Njoftimi:

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim. Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale. Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Lulzim Basha 'dakort' me arrestimin e Ilir Metës: Shqipëria meriton më shumë!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Basha dhe Meta

TIRANË- Edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Shkurtimisht ai ka shkruar në Facebook se tashmë është radha e Edi Ramës për t'u arrestuar, duke rikujtuar edhe njëherë "nofkën" e tij për 3 nga personazhet kryesorë të politikës shqiptare. Ramën, Metën dhe Sali Berishën, Basha i quante "brinjët e Trekëndëshit të Bermudës".

“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

6 EPISODET e SHPJEGUARA! Pse u arrestua Ilir Meta, SPAK zbulon DETAJE: Abuzoi me postet, mori ryshfet (Bashkëpunëtorët)

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka "qepur" dosjen për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Duke marrë shkasë nga kallëzimet e bëra nga Romeo Karaj, SPAK ka prerë fletën e arrestit për Metën, ndërkohë që njofton se hetimet ende vazhdojnë për kallëzimet e depozituara nga Halit Valteri dhe Idajet Beqiri. Meta ka përfunduar në pranga, sipas SPAK, për veprimet e tij korruptive për dosjen "CEZ-DIA". Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. 

Çfarë thotë SPAK?

1. CEZ-DIA

1- Është provuar se në kohën kur ka mbajtur postin si ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura. Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë. Sipas SPAK, nga hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastriot Ismailaj gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e ministrit, kohë kur kishte për detyrë të përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve.

2. Pirro Xhixho, kompania celulare

2- Kur ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, SPAK ka dalë në përfundimin se bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare. Burrë e grua kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat e pasurive nga të hetuarit. 

Këtu hyn Pirro Xhixho, i cili duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI). Ai mori porosi nga Meta dhe Kryemadhi dhe jo vetëm që ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. 

3. Vila e Ilir Metës

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin Samir Mane, duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Kryemadhi, me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit). 

4. Kontrata e lobingut

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, kur Ilir Meta ishte kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka lidhur kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontratat janë paguar nga llogaria bankare e LSI-së. Por shuma prej 463.546 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare dhe as nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim.

5. Blerja e apartamentit  

5- Për peridhën 2009-2010, Ilir Meta, Monika dhe Fatime Kryemadhi blenë një apartament dublex në “ish-bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex-it, janë derdhur "cash" nga nëna e Kremadhit. Më pas, shuma 335,000 Euro e marrë kredi po nga nëna e deputetes është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë për vetëm 7 muaj. Nga marsi në nëntor, kredia u mbyll. Sipas SPAK, këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

"Kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare,"-shton SPAK.  

6. Shpenzimet për spitale

6- Nga 2013-2019, as Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi nuk i kanë deklaruar shpenzimet mjekësore që i kishin kushtuar 106.125 Euro. Nga të gjitha këto para, rreth 87 mijë euro janë paguar me para të thata. Në këtë pikë, zbulohet se nën hetim është marrë edhe vajza e çiftit, Era Meta.

"Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin Era Metës dhe Fatime Kryemadhit,"-shton SPAK.

E paqartë është se çfarë roli ka pasur mikesha e Kryemadhit, Ema Çoku. Edhe pse akuzohet për "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", në njoftimin zyrtar të SPAK nuk ka asnjë sqarim sesi ka ndodhur ky manipulim. Por zbulohet se për mbledhjen e të gjitha këtyre të dhënave janë kërkuar dhe marrë informacione nga 5 shtete, përveç Shqipërisë. Dokumentat kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, San Marino, dhe Qipro.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal. Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024. Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. 

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura. Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. 

2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare. Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.  Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale. 

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.). 

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.  

5- Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.  

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.  Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019. Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal  “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal. 

3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal. 

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal. 

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim. Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale. Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Rënia e Ilir Metës!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta është politikani që pati gjithçka; shijoi çdo post të lartë shtetëror që ekziston në Republikën e Shqipërisë! Por sot, atij i janë vendosur prangat, duke bërë kështu që për herë të parë në historinë e vendit të arrestohet një president. ZËRI në këtë artikull ka bërë një përmbledhje sado të shkurtër të karrierës së gjatë politike të Ilir Rexhep Metës! Presidenti lindi më 24 Mars 1969 në Çepan të Skraparit. Ishte ora katër e mëngjesit e datës 24 mars 1969, ku në Çepan të Skraparit, në familjen e Fiqerete dhe Rexhep Metës lindi fëmija i dytë, djali me emrin Ilir. Ishte dita e Novruzit, dhe profecia e gjyshit Duçkë, u realizua.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Familja Meta

“Do të bëhet njeri i madh,”- tha ai.

Por nuk jetoi për shumë gjatë në vendlindje. Bashkë me prindërit erdhi në Tiranë, ku përveç shkollës, iu dedikua edhe sportit. Meta zgjodhi peshëngritjen. Në fushën e sportit provoi që të ishte edhe komentator. Ishte Ahmet Shqarri që e orientoi për të komentuar ndeshjet e futbollit, por ishte një karrierë që nuk i zgjati shumë. Kishte pikësynime të tjera, duke iu dedikuar fakultetit të Ekonomisë. 

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta shtangist

Ishte akoma student kur Ilir Meta e gjeti veten në rrethin e studentëvë që mori pjesë në takimin me kryeministrin e vendit, asokohe ende diktaturë, Ramiz Alinë në fund të vitit 1990.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta me Ramiz Alinë

“Ajo që kujtoj më shumë është momenti për të vajtur te takimi, sepse ekzistonte një ide e përgjithshme që mund të jetë një kurth. Ramiz Alia ishte një politikan, që gjithmonë testonte,”-kujton vite më vonë Ilir Meta.

Rastësisht ose jo, Ilir Meta e gjeti veten në politikë. Fillimi i vitit 1992 do të shënonte nisjen e karrierës në Forumin Rinos Eurosocialist. Ishte vetëm 23 vjeç kur u zgjodh edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, e që nga ajo kohë nuk u largua kurrë…deri sot! U atashua pranë Partisë Socialiste si deputet, aty ku njohu edhe atë që do të ishte nëna e fëmijëve të tij, Monika Kryemadhin. Ai si zëvendës kryetar i FRESSH, e ajo si aktiviste, u bënë një dyshe e mirë.  Kryemadhi ka treguar se njohja e saj me Ilir Metën ka nisur në vitin 1993, kur ajo ishte ende 17 vjeç, ndërsa do të lidheshin një vit më vonë, e do të celebroheshin në vitin 1998. Nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë, siç Kryemadhi vetë ka rrëfyer, pasi për një grua të brumosur fortë si ajo, Ilir Meta ishte një maskilist, dhe një i ri që nuk e kishte pikën e tij më të fortë të qënurit romantik.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Familja Meta-Kryemadhi

“Unë kam qenë pak e turpshme, por pas fejese jo më. Në fillim nuk e kam pëlqyer atë, se është pak maskilist. Nuk është xhentil, e them këtë në kontekstin e një vajze që ëndërron princin e kaltër. Jemi njohur në nëntor të vitit 1993, kam qenë 17 vjeç, një vit më pas jemi lidhur. Kur më ka sjellë lule kam qëndruar dy javë pa gjumë, për faktin se m’i solli”, tregonte Kryemadhi në një intervistë të pak kohëve më parë. Por të gjitha përshtypjet e saj të para, ndonjëherë jo të mira u “rrëzuan” dhe të dy lidhën kurorë.

Martesa e Kryemadhit dhe Metës është zhvilluar në një ceremoni modeste në Bashkinë e Tiranës, teksa dëshmitar të tyre kanë qenë ambasadori zvicerian në Shqipëri, Erion Braçe dhe shefi i kabinetit të Metës, Muç Muçi. Në kohën e martesës, Ilir Meta ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit, për të ngjitur më pas të gjitha majat e pushtetit. Por jo pa pasur përplasjen e tij të parë politike. Ndoshta edhe më të fortën, atë me liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanon. Pas daljes së Fatos Nanos nga burgu, socialistët shijuan pushtetin. Por teksa Nano ishte brenda, jashtë Meta kishte vendosur mirë edhe qartë piketat e tij. Pas përplasjeve të shumta me Fatos Nanon, ai arriti të merrte postin e kryeministrit në vitin 1999, kur ishte 30 vjeç.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Fatos Nano dhe Ilir Meta

Historike në fakt sepse edhe sot e kësaj ditë, nuk ka asnjë person që ia ka thyer “rekordin”. Por me kohën që kalonte, Fatos Nano forconte pozitat e tij dhe megjithëse PS rezultoi fituese në zgjedhjet e 2001, lufta e klaneve të brendshme të Partisë Socialiste i hapi rrugë formimit të qeverisë “Majko 2”. Kjo shënoi dorëheqjen e parë të Ilir Metës.

Për kohën që ishte në pushtet, Meta përjetoi diçka që sot më shumë se kurrë mund t’i duket si “déjà vu”…arrestimin e Sali Berishës.

MOMENTI I ARRESTIMIT:


Gati 20 vite më parë, pas shumë protestash të Partisë Demokratike, pas vrasjes së liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, Sali Berishës iu hodhën prangat dhe u shoqërua së bashku me Jozefina Topallin dhe Edi Palokën, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Selia e Partisë Demokratike ishte e rrethuar prej orësh, por në mesnatë Sali Berisha vendosë të dalë bashkë me eskortën e tij. Teksa po merrte kthesën përpara kinema Partizanit, ai u ndaluar nga Policia dhe Forcat Speciale që i vunë prangat atij, Jozefina  Topallit, Edi Palokës dhe Elda Hykës. Pas disa orësh në Polici, Topalli dhe Berisha lihen të lirë. Ndërsa Edi Paloka u mbajt për disa javë në polici. Të nesërmen, Berisha shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit në detyrë. *Nuk do ishte hera e fundit

Pikërisht këtë kohë “lindi” edhe akuza apo gojëdhëna që di çdo shqiptar: Ilir Meta ka vjedhur floririn e Shqipërisë. Asokohe Berisha pretendonte se Ilir Meta jo vetëm kishte dorë në vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë, por edhe në grabitjen e arkave me monedha.

“Thesari i shtetit nuk është vjedhur ashtu siç thonë tellallët e Ilir Metës, i cili, së bashku me Rakipin dhe Klosin, para dy ditësh ranë dakord të mashtrojnë shqiptarët, për t’i përgënjeshtruar dje Poçi. Gëllçi i zi u deklaroi shqiptarëve se janë vjedhur 2,8 milionë shufra. Unë po ju garantoj juve se janë vjedhur dhjetëra arka me monedha. Secila arkë ka pasur 4 mijë monedha. Unë po ju them këto sot, nesër do t’ju them të tjera, derisa fytyra juaj të bëhet më e zezë se e atyre që vunë dorë mbi floririn shqiptar,”- deklaronte Berisha.

Megjithatë Berisha ishte problemi më i vogël i Ilir Metës. Megjithëse në qeverinë Nano mbante postin e zëvendës kryeministrit, Ilir Meta nuk gjeti më kurrë rrugën e kompromisit me socialistin. Kohët  e vështira kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe efektive, ndaj edhe Ilir Meta vendosi që të ishte i pari i partisë që krijoi vetë: Lëvizja Socialiste për Integrim. Për herë të parë u përça e majta, e si rrjedhojë në vitin 2005, Sali Berisha erdhi në pushtet. Megjithëse ishte një parti e re, LSI-ja arriti të merrte rreth 114 mijë vota, ose ndryshe 8,4% të totalit dhe pesë mandate deputetësh.

Ende shumë socialist, Ilir Meta ishte i lumtur me largimin e Nanos nga politika.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta dhe Edi Rama

Ardhja e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste i hapi rrugë rikthimit të Metës me partinë mëmë, tek e cila kishte shumë kujtime! Bashkëpunimi mes tyre ishte i frytshëm pasi në zgjedhjet e vitit 2007, ku Partia Socialiste në opozitë mori bashkitë kryesore të vendit, madj dhe vetë Edi Rama fitoi në Tiranë. 20 mijë votat e LSI-së ishin vendimtare për mandatin e tij. Por bashkëpunimi PS-LSI, edhe pse ideologjikisht të ngjashme, nuk ishte fushë me lule. Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008, e futën Ilir Metën në grevë urie brenda Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ishte krisja e dytë me Partinë Socialiste, gjë që e mbajti Berishën në pushtet edhe për katër vitet të tjera. Në zgjedhjet e vitit 2009, LSI fitoi 4 mandate, ndërsa PD vetëm 68. Këtu ndodhi e papritura! Koalicioni PD-LSI.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Me kushtin e formimit të qeverisë, LSI mori 4 ministri, ndërsa vetë Ilir Meta u bë zv.kryeministër. Gjithçka ishte mirë e bukur derisa në media doli kaseta e tashmë të ndjerit Dritan Priftit. Në video-përgjim, ish-zëvendëskryeministri i thoshte ish-ministrit të Ekonoimisë, Dritan Priftit se nuk do të kishte asnjë problem me Gjykatën e Lartë në lidhje me një çështje, pasi ai kishte emëruar vajzën e Beçajt si diplomate. Po ashtu, gjatë bisedës, Meta fliste edhe për 7% e famshëm.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Pamje nga përgjimi

BISEDA NË KASETË- E ZBARDHUR:  

Meta - Çfarë thotë puna?

Prifti - Mirë

Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, ne e telefonit

Prifti - Po  jo mo,  ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je

Meta - Të mos ...

Meta - Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t'u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë

Prifti - .. ishte tek unë një ditë më përpara

MEta - Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. KA ndonjë problem?

Prifti - PO jo çfarë problemi të ketë.

Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit... .çfarë të keqe ka?

Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!

Meta -  Më mori Turi mua, jo më mori Turi,  jo më tha kështu, jo më tha ashtu.

Prifti - ..nuk ka diplome, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër

Meta -  Po përse ta solla unë?Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo?Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari

Prifti - Po varja

Meta - çfarë ë keqe ka?

Prifti - Jo të keqe nuk ka

(Vjen sekretarja, shërben ujin)

Meta - I gjen një zgjidhje

Prifti - Për kë?

Meta - Tur Hajdarin

Prifti - Turin, ëhë

Meta - Turi Hajdarin, e para

Meta - E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë

Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë

Meta - E treta,

Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?

Meta - Me letra

Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh?

-Për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak

Meta - Zgjidhe pra

Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën ....

Meta – Po mirë, anuloje, pse s'e bën?Anuloje!

Meta - Gjeje!

Prifti - Po të flas dhe një herë me Armon

Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra

Meta - Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.

Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj

Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%,

Pas publikimit të videos, opozita u çua në këmbë dhe organizoi protestë. Të gjithë e mbajmë mend, është protesta e 21 janarit, ku edhe u vranë 4 qytetarë. Mëngjesin e 21 janarit mijëra mbështetës të opozitës iu përgjigjën thirrjes për të dalë në protestë. Video e regjistruar nga Dritan Prifti me shefin e tij politik Ilir Meta, e ndezi zjarrin e protestës. Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që ndërroi jetë pak ditë më vonë. Meta jep dorëheqjen nga posti, por nuk largohet nga koalicioni qeverisës. Përkundrazi, në 2011, Ilir Meta së bashku me Lulzim Bashën formojnë dyshen që largoi Edi Ramën nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Por mjalti nuk zgjati shumë. Edhe pse qeverisja me PD nuk ishte e qetë, dy forcat politike arritën të bashkëqeverisnin për katër vite, derisa më 1 prill, ditën e Gënjeshtrave, Meta ktheu timonin e tij majtas për t’u bashkuar sërish me Edi Ramën. Të dy bashkë arritën të grumbullonin atë që e quajtën valën e 1 milionë “shuplakave” kundër Sali Berishës. Meta si kurrë më parë arriti që të fuste në Kuvend 16 deputetë. 16 mandate!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Edi Rama dhe Ilir Meta

Bashkëpunimi me Edi Ramën i dha Ilir Metës postin e kryeparlamentarit, por i kushtoi marrëdhënien me Sali Berishën. Edhe pse nga karrigia më e lartë e Kuvendit e përkëdhelte hera-herës me fjalët “doktori është pika ime e dobët”, Berisha nuk pyeste.  

Edhe pse dikur e kishte mbrojtur duke e cilësuar montazh videon e Dritan Priftit, në mars të vitit 2015, Sali Berisha pranoi publikisht në Kuvend se videoja ishte e vërtetë. Më shumë se një pendesë, ishte pranimi i një të vërtete në shenjë hakmarrje ndaj Metës. Nga Kuvendit, një përplasje e ashpër ndodhi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të dy e akuzonin njëri-tjetrin për vrasje dhe korrupsion. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendi, pasi akuzohej se kishte porositur vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Nga ana tjetër, Meta i tha se e kishte dhënë një herë dorëheqjen në janar 2011 për Shkëlzenin, duke aluduar se i biri i Berishës ishte në videot e Dritan Priftit në mënyrë komprometuese.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Edi Rama dhe Ilir Meta

“Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë…”, tha Meta. Por jo çdo përplasje vjen kot! Pas asaj seance, ‘akujt’ mes Berishës dhe Metës nisën të zbuteshin. Përplasja e fundit u shënua kur Lulzim Basha ndërmori një fushatë akuzash ndaj LSI-së. Vetëm pak muaj më pas, PD dhe LSI u bashkuan kundër qeverisë, duke zyrtarizuar edhe një aleancë më pas. Aleanca u forcua edhe më shumë pasi Meta u betua si president i vendit. Drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ia dha të shoqes së tij, Monika Kryemadhit. Para se të betohej si president në vitin 2020, nga zgjedhjet e 2019 nxorri 19 deputetë dhe vetë opozitën e vazhdoi nga pozita e të parit të shtetit. 2 herë tentoi maxhoranca që ta shkarkonte si president, por po dy herë e la në mes misionin e nisur.

Gjykata Kushtetuese, me të gjitha votat e saj, i dha të drejtë Ilir Metës dhe rrëzoi PS-në në akuzët e saj, se kreu i shtetit u përfshirë në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, u bë palë me opozitën dhe tentoi të cënonte marrëdhëniet me partnerët strategjikë, në veçanti me SHBA-në. Edi Rama dhe Ilir Meta do të përplaseshin për herë të parë, për Sandër Lleshajn dhe Gent Cakën, në vitin2018. Rama do e propozonte Lleshajn për ministër në tetor të 2018-ës, ndërsa Meta e dekretoi në limitet e afatit që i jepte Kushtetuta pasi ai hoqi dorë nga gradat ushtarake që mbante. Pas Lleshajt përplasja vijoi me Cakajn. Ky i fundit nuk u dekretua kurrë nga Meta dhe u desh që të mbante postin si ministër “në hije”,  me të drejta të deleguara. Ministër i Jashtëm për pak kohë qëndroi vteë kryeministri Edi Rama. Pas pak muajsh do të mbaheshin zgjedhjet lokale për drejtuesit e pushtetit vendor. Meta do të dekretonte 30 qershorin dhe pasi opozita nuk pranoi të hynte në zgjedhje. Mandatët e opozitës ishin djegur dhe kjo bëri që ai t’i anulonte zgjedhjet por maxhoranca nuk e llogariste diçka të tillë dhe mori të gjitha Bashkitë. Edhe këtu u provua shkakrimit, por sërish nuk ndodhi. Komisioni i Venecias nuk i dha të drejtë Ramës. Kundërshtime mes palëve pati edhe për emërimet në Kushtetuese ku sërish u kërkua ndërhyrja e Venecias derisa…më 2 prill ndodhi ajo që nuk iste parë kurrë. Me disa beteja të fituara, Ilir Meta mbajti miting më 2 mars para Presidencës. Duke puthur Kushtetuën, i shpalli luftë qeverisë dhe premtoi rikthimin në politikë. Në përplasjet me maxhorancën, në lojë u fut edhe ambasada amerikane. Edhe pse në fakt, Meta nuk kishte pasur marrëdhënie të mira as me Donald Lu-në, ardhja e Yuri Kim nuk ndryshoi asgjë. Marrëdhëniet u acaruan sepse Meta po bënte thirrje të forta për mbrojten e votës. Fliste për prerje duarsh që vidhnin vota, apo dhe mbrojtje të vullnetit të qytetarëve me cfurqe. Asokohe, përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim, pa përmendur asnjë emër tha se ishte e papranueshme që kushdo qoftë të bëjë thirrje për ‘cfurqe’ apo për dhunë.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “Cfurqe” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,”- shkruante Kim.

Ky status solli reagimin e Presidentit Ilir Meta, i cili teksa ndodhej në “Çim Peka Live”, akuzoi ambasadoren Kim se po mbronte kryeministrin Edi Rama. Por kësaj herë pati edhe insinuata nga ana e Metës për vrasje.

Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Frrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës,”- tha Meta ndër të tjera. Me kalimin e muajve situata u sheshua derisa Kim la përfundimisht mandatin si ambasadore.

Pasi la postin e presidentit, Meta u rikthyer furishëm në politikë. Reformoi LSI-në, duke e quajtur tanimë Partinë e Lirisë. Për 5 vite, e la me 19 deputetë dhe e gjeti me 4. Fajtore bëri bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Përçarja më e madhe mes të dyve, ka ndodhur në vitin 2019, kur Monika Kryemashi, iu bashkua aleatit të saj në opozitë Lulzim Basha, duke djegur mandatet e deputetëve të LSI-së, që asokohe gëzonte pozita të forta edhe në Kuvend. E kjo pikë kritike, është përdorur dhe ripërdorur nga Ilir Meta, deri kur vendosi që të rikthehej në krye të LSI-së, duke ndryshuar emrin e forcës politike që vetë themeloi, dhe duke spastruar nga aty të gjithë besnikët e Monika Kryemadhit. Përmes një manovre statutore, Meta i ndaloi Kryemadhit poste në nivele drejtuese, edhe pse kjo e fundit tentoi që të bënte qëndresë, duke u përballur me bashkëshortin e saj në Konventën e Partisë së Lirisë.

“Mendimet e mia do të jenë të drejtpërdrejta. Unë kam këndvështrim ndryshe sa i përket strukturimit të partisë. Nuk po them që kur kam drejtuar LSI-në kam shkëlqyer edhe të drejtën për të shprehur mendimin tim nuk mund të ma heqë dot. Nuk ka konflikt por një sjellje që ka marrë nga këshilltarët e gabuar”, do të shprehej Kryemadhi.

Por pavarësisht çështjeve brenda partisë, përçarja mes Metës dhe Kryemadhit u bë dhe më e dukshme, me thirrjet e shpeshta të tyre në Prokurorinë e Posaçme, ku nuk kanë kursyer as familjarët. Ndryshe nga Meta që ka zgjedhur që të hedhë akuza të forta në drejtim të SPAK, dhe kreut të saj Altin Dumani, Monika Kryemadhi nga ana e saj, ka zgjedhur që të shkojë dhe të japë llogari sa herë që i është kërkuar, duke deklaruar edhe publikisht, se kjo pikë e ndan atë nga Ilir Meta. Ky i fundit tentoi të shiste hetimet e Prokurorisë së Posaçme, si një dosje që lidhet vetëm me Kryemadhin, me apartamentet e nënës dhe vëllait të saj, ndërhyrjet estetike, apo shkollimin e fëmijëve. Ndërkohë që në fakt, një prej çështjeve më të nxehta për Metën, është çështja CEZ DIA, ku ai akuzohet se ka ndërhyrë, në kohën kur ka qenë ministër i ekonomisë.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Sot jemi para një fakti të ri! Ilir Meta është në burg! Sesa do të dënohet, i mbetet në dorë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por pak është të thuash se kjo ngjarje do të ketë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit!/ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, Policia e Shtetit del me sqarim: Efektivët i kërkuan të zbriste nga mjeti, refuzoi dhe shau

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Pamje nga arrestimi

TIRANË- Policia e Shtetit ka sqaruar lidhur me mënyrën e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me një reagim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se në momentin që kanë ndalur mjetin me të cilin Meta po udhëtonte drejt Tiranës, i kanë kërkuar që të zbriste. Po sipas Policisë, i kanë komunikuar edhe masën e sigurisë "arrest me burg" të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por kur i kanë kërkuar që të zbriste nga mjeti, pretendojnë se Meta nuk ka pranuar. E jo vetëm kaq! Sipas uniformave blu, kreu i PL-së, edhe i ka ofenduar efektivët e Policisë. Ndaj edhe është zbritur me forcë nga mjeti.

"Ilir Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë,"-bën me dije Policia. 

SQARIMI ZYRTAR I POLICISË:

Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit I.M., sqarojmë se: Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja. Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti. Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Blushi i shqetësuar për Metën: Sot mund të ishte vrarë, në burgje të kenë kujdes me të...po i ndjekim!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Tedi Blushi

TIRANË- Në mbyllje të deklaratës për shtyp pas arrestimit të Ilir Metës, Tedi Blushi u shpreh se sot mund të kishte ndodhur një ngjarje më  e rëndë sesa vetëm prangosja e tij. Sipas tij, nëse Meta do vazhdonte që të ruhej nga Garda e Republikës, sot mund të kishte pasur një përplasje mes efektivëve dhe gardistëve, madje dhe e armatosur. Në fjalën e tij, Blushi gjithashtu aludoi se nuk do të habitej nëse do të kishte edhe një plan të tillë për eliminimin fizik të Metës. Teksa u ndal tek jeta e Metës, Blushi i bëri thirrje edhe të gjithë drejtuesve të burgjeve që të kujdesen për kreun e Partisë së Lirisë. 

Tedi Blushi: Unë nuk çuditem që mund të ketë pasur edhe një përpjekje për eleminimin fizik të zotit Meta sot, nuk çuditëm. Sepse kemi patur një skuadër të armatosur pa mjet identifikimi që e ka ndaluar në rrugë. Mund të ketë patur edhe tenativë për ta eleminuar fizikisht, nuk cuditem. Dhe madje ju bëj thirrje të gjithë atyre drejtuesve të burgjeve të bëjnë shumë kujdes, shumë kujdes.

Nuk ka ndryshim nga ajo që kemi thënë. Sot mbledhim forumet. Linja nuk ndryshon! Sigurisht do të ketë aksion. Kemi qenë në aksion pa ndodhur kjo ngjarje, jo më tani. Aksion dhe përballje dhëmbë për dhëmbë, sy për sy. Kështu e meritojnë, siç e meritojnë armiqtë më të këqij të këtij populli.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Edhe pse po divorcohet, sërish Monika Kryemadhi i del në krah Ilir Metës: E ndaluan në mënyrë çnjerëzore

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish për akuzat që ka ngritur ndaj saj Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kryemadhi është nën akuzë për veprat penale: pastrim parash; korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Pasi është njohur me akuzat e ngritura ndaj saj, bashkëshortja (tashmë në proces divorci) e Ilir Metës, ka reaguar sërish duke u shprehur se akuzat ndaj saj janë ngritur nga disa persona që ajo i cilëson si " kallëzues shpifarakë", me qëllim për të 'vrarë' aksionin e opozitës. Edhe pse është në proces divorci me të, Kryemadhi komenton edhe pamjet e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

"Krimet mostruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe ECC, nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës,"-shkruan ajo. Ndërsa paralajmëron se ka nisur nga puna për të mbrojtur veten në gjykatë, duke paralajmëruar edhe gjykim jashtë vendit.

"Kam udhëzuar ekipin e mbrojtësve të mi ligjor për të demontuar këtë farsë në çdo gjykatë brenda dhe jashtë vendit. Si kam deklaruar dhe më parë do të përballem me drejtësinë pa asnjë hezitim me të vërtetën time dhe procedurat ligjore brenda e jashtë vendit,"-tha Monika Kryemadhi në fjalën e saj.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë shqiptarë, miq dhe dashamirës të opozitës shqiptare dhe të familjes tonë. Ju falenderoj përzemërsisht për të gjitha mesazhet e solidaritetit gjatë kësaj paradite. Vetëm para pak minutash më është vënë në dispozicion fermani i gjykatës politike të Edi Ramës. Dhjetra faqe me fjali boshe për të justifikuar akuzat e rreme të disa kallëzuesve shpifarakë, atentatorë në tentativë për të vrarë aksionin e opozitës shqiptare në tërësi. Krimet mostruoze transnacionale të Edi Ramës dhe miqve të tij, përdorues të rregullt të SKY dhe ECC, nuk mund të amnistohen me pamjet e shëmtuara të ndalimit çnjerëzor të ish-Presidentit të Shqipërisë në mes të rrugës. Vjedhjet shtetërore mafioze si ajo e inceneratorëve që vazhdojnë përditë dhe në çdo sektor, nuk lahen dot me gjyqet publike që mund ti bëjnë drejtuesve të opozitës shqiptare, përmes procesve gjyqësore pa prova dhe pa fakte. Krimet e disa prokurorëve të prokurorisë speciale, që nuk guxojnë të përmendin emrat Edi Rama dhe Erion Veliaj, duke i amnistuar dhe duke ju nënshtruar pushtetit në kundërshtim me rolin e tyre ligjor si prokurorë të Republikës, kur Rama e Veliaj krimet i kanë kryer dhe i kryejnë duke lënë gjurmë në shkresa shtetërore, nuk mund të amnistohen edhe nëse zyrtarët-ushtarë të drejtësisë ngrejnë akuza politike ndaj çdo deputeti të opozitës në Kuvend, apo drejtuesi partie opozitare. Ju siguroj se, pavarësisht të gjithë gjyqit politik dhe publik, unë kurrë nuk do të ndalem.Ju konfirmoj se po, gjykata politike e Edi Ramës ka marrë për mua vendimin për detyrim paraqitje. Kam udhëzuar ekipin e mbrojtësve të mi ligjor për të demontuar këtë farsë në çdo gjykatë brenda dhe jashtë vendit. Si kam deklaruar dhe më parë do të përballem me drejtësinë pa asnjë hezitim me të vërtetën time dhe procedurat ligjore brenda e jashtë vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Metës/ Tedi Blushi bën bilancin e SPAK, paralajmërimi: Kësaj rruge po shkon edhe Mediu

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Tedi Blushi

TIRANË- Pas arrestimit të Ilir Metës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se burgosja e ish-presidentit është politike njësoj si ajo e Ervin Salianjit, Sali Berishës dhe Fredi Belerit. Ai nuk u ndal me kaq por shtoi se tashmë është radha e Fatmir Mediut, i cili po shkon drejt kësaj rruge. Ky i fundit është nën hetim për dosjen e shpërthimit në Gërdec që mori 26 jetë njerëzish. 

Tedi Blushi: Në më pak se një vit kemi katër burgosje politike, e filluan me Fredi Bejlerin, me doktor profesor Sali Berishën, me Salianjin, me Mediun po shkojne aty, me Presidentin Meta ndodhi sot. Ça prisni të ndodh pra? Po nuk mund të qëndrojmë duarkryq, Partia e Lirisë është më e fortë.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ilir Meta në burg, Berisha "merr masat", prezent edhe vetë në mbledhjen e Kryesisë

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të marrë pjesë me video-konferencë në mbledhjen e sotme të Kryesisë. Mbledhja do të nisë në orën 18.00, por nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i demokratëve për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta vetëm pak orë më parë. Para mbledhjes së Kryesisë, në selinë e PL-së shkoi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Ky i fundit ka diskutuar me kolegët e opozitës. 

NJOFTIM PËR SHTYP

Në orën 18:00 mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike ku do të ketë fjalën LIVE kryetari i PD, Sali Berisha. Mbledhja do të shpërndahet me link për të gjitha mediat. ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ishte me Ilir Metën në mometin e arrestimit, Artemis Peca jep detaje: Na rrethuan dhe hapën derën në mënyrë çnjerëzore

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Peca, Blushi dhe Gjokutaj

TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili ishte Ilir Metën gjatë momentit të ndalimit nga Policia ka treguar detaje nga arrestimi i këtij të fundit. Artemis Peca u shpreh se ai kishte parë një makinë që po i afrohej dhe që më pas i kishte ndaluar. Sipas rrëfimit të tij, policët hapën dyert e makinës në mënyrë çnjerëzore dhe se nuk i dhanë asnjë shpjegim. 

I pyetur nëse Ilir Meta tregoi rezistencë gjatë arrestimit, ai e mohoi madje tha se Meta u tregua i sjellshëm por nuk mori asnjë shpjegim nga policët.

Artemis Peca: Afër Casa Italias u bllokua rruga dhe ula shpejtësine e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej me ngadal, na rrethuan makinën dhe na ndaluan. Kishin vetëm jelek dhe hapën derën në mënyrë çnjerëzore. Kujtuam se na grabitën. Na thanë hajdeni me ne, pa na thënë asgjë. Të dy thanë do të vini bashkë me ne në komisariat. Kur hymë në komistart nuk bënë asgjë, prisnin urdhra nga Rama dhe Dumani. Nuk guxonte asnjë polic që të firmoste. Nuk e dinin ca po bëhej, ishin në terror, ushtronin presion mbi ne.

A pati rezistencë nga Ilir Meta?

Ilir Meta nuk pati fare rezistencë, u tregua i sjellshëm, i kërkoi mandatin, ata nuk e dëgjonin, vetëm e tërhiqnin me forcë. Më pyetën kush je, i thashë jam sekretari organizativ i partisë, filan fisteku. Ju lutem i thashë, na tregoni kush jeni. Na tërhoqen nga bluza, na morën zvarrë, ne nuk ushtruam asnjë llojë rezistence. Është me fakte mund ta shihni të gjithë.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kush është Ema Çoku? Mikesha e Kryemadhit në masë sigurie nga SPAK...lidhjet me LSI-në

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta është arrestuar, Pirro Xhixho për shkak të moshës është lënë në "arrest shtëpie", ndërsa Monika Kryemadhi është lënë në masën "detyrim paraqitje". Por nuk është e vetmja që është lënë në këtë masë sigurie. Nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, "detyrim paraqitje" është caktuar edhe për Ema Çokun. Kjo e fundit, edhe pse nuk është e njohur për publikun, raportohet se është një mikeshë e ngushtë e Monika Kryemadhit.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku

Në emër të saj ka kompaninë "B.S.K.", me objekt: Realizim i projekteve interior, eksterior design. Import dhe eksport te artikujve te veshmbathjes si dhe tekstileve te ndryshme. Qepje perdesh, mobilim ambientesh ne shtepi dhe ne institucione. Mirembajtje dhe pastrim te perdeve dhe aksesoreve te ndryshem te perdorimit te perditshem.

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i

Herën e fundit që i përmendet emri është në listat e asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim. Mes 42 donatorëve ishte edhe Ema Çoku, e cila ka dhuruar shumën prej 969,500 lekëve, ose ndryshe afro 10 milionë lekë të vjetra. Por ende nuk dihet se si lidhet Çoku me akuzat e ngritur ndaj Ilir Metës, i cili tashmë është në pranga.

Deri tani është zbuluar se ajo akuzohet për veprën penale: pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Kjo vepër penale dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Por kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Klodiana Lala për arrestimin e Metës: Nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth arrestimit të Ilir Metës duke e cilësuar si një lajm që nuk ishte i beftë. E ftuar në emisionin ‘Opinion” më Neës24, ajo u shpreh se Meta ka qënë ‘shënjestër’ e SPAK që prej gati 4 vitesh. Gjithashtu, ajo shtoi se nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e tij. Por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e materialeve që pretendohet se janë gjetur brenda telefonit celular. 

Deklarata e Klodiana Lalës

"Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie. Me masë detyrim paraqitje është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje. Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar. Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës."

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

VD- Futet tek burgu "Mine Peza", Meta mezi duket nga sendilja e pasme, përshëndet me simbolin e shqiponjës

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Ky është momenti kur presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta futet në ambientet e burgut "Mine Peza" në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, Meta mezi dallohet nga sendilja e pasme, por nuk e ka harruar një përshëndetje. Në një moment, kur të gjitha kamerat janë tek ai, Meta bashkon duart për të bërë simbolin e shqiponjës.

MOMENTI ME VIDEO:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, avokati Gjokutaj 'ndez zjarrin': U përdorën si masha ish-bashkëpunëtorë të tij

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Avokati Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij avokati, Gjokutaj kreu i PL-së u rrëmbye në mes të rrugës dhe shtoi se Meta është gati për të sqaruar rrethanat.

Avokati tha se mbi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë rëndojnë 3 akuza: korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim.

“Isha në takim me zotin Meta, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. Ai ka qenë disa herë në SPAK, kjo cështje ka pesë vite. Këto rrethana janë 5 vite në duart e prokurorëve. Dhe ju e kuptoni që arrestimi është politik, është dyshja Rama-Dumani dhe me ndihmë të mashave, ish-bashkëpunëtorëve të Ilir Metës, me mashat e tyre kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është krejt i qartë, është i gatshëm të përballet me të gjithë proçesin dhe çdo gjë që është shkruar në këtë vendim që ai e ka lexuar spse e ka marrë më përpara. Ai është gati për të sqaruar rrethanat. Vendimin e kam marrë por nuk e kam lexuar. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim,”- tha Gjokutaj.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

"Komandante Che Guevara"/ Blushi gjithmonë pranë tij, MOMENTI kur i jep kurajo Ilir Metës në pranga, qëllon mjetin e Policisë

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Momenti i arrestimit

TIRANË- "Komandante Che Guevara",-kështu e kanë përshëndetur "besnikët" e tij, Ilir Metën teksa dërgohej për në ambientet e paraburgimit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Faik Basha kanë përplasur me duar xhamin e furgonit të Policisë, si për t'i dhënë shenjë Metës që janë pranë tij edhe në këto momente të vështira. 

MOMENTI ME VIDEO:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, kreu i PL 60' tek Drejtoria e Policisë, furgoni e merr...po shkon në burg!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Ky është momenti kur presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta del nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Teksa rrugën ia prin avokati i tij, Genc Gjokutaj. Në një moment vetëm duket Meta që futut në sendiljen e pasme të furgonit, i cili do ta dërgojë në burgun e rrugës "Mine Peza", atje ku edhe do të qëndrojë deri në momentin që do të duhet të dalë për të marrë pjesë në seancat që do të zhvillohen për dosjen e tij në Gjykatën e Posaçme.

MOMENTI ME FOTO:

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Metës, Policia nis kontrollet edhe në vilën e ish-Presidentit në Lalëz

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vendosur në pranga me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollet edhe në vilnë e Metës në zonën e Lalëzit në Durrës. Deri më tani raportohet se po kryen kontrolle, por nuk dihen detaje të tjera dhe as hapat e radhës së aksionit që ka nisur SPAK. 

Organi i akuzës, gjithashtu, ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atë që po ndodh./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tërheqje zvarrë nga makina, dalin pamjet e reja të arrestimit të Ilir Metës nga BKH

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Momenti i arrestimit të Ilir Metës

TIRANË- ZËRI ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, mjeti me të cilin Meta po vinte për në Tiranë është rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë të maskuar. Fillimisht është nxjerrë nga makina shoferi i Metës, i cili edhe ka tentuar që të bëjë rezistencë. Ndërkohë që Meta, i cili ishte ulur në sendiljen e pasme, është tërhequr zvarrë nga makina e tij. Ky i fundit dallohet qartë pasi ka veshur një bluzë ngjyrë të gjelbër, teksa efektivët e shtrijnë në tokë. Raportimet paraprake janë se Meta ka tentuar që të bëjë rezistencë.

MOMENTI ME VIDEO:

7 MUAJ ME PARE

Pas Ilir Metës në pranga edhe Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta , Erisa dhe Piro Xhixho

TIRANË- Pas arrestimit të ish-presidentin Ilir Meta, ditën e sotme janë lëshuar edhe masa sigurie per dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Pirro Xhixhon, i cili është edhe babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho. Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për Ema Çokun.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi arrest me burg për Pirro Xhixhon por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur arrest shtëpie për Pirro Xhixhon.

Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, një eksponente e lartë e LSI prej shumë vitesh, e cila ka mbajtur deri në detyrën e zv.ministres së Intergrimit. I ati i saj, ka mbajtur gjithashtu prej vitesh drejtimin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, detyrë nga e cila u shkarkuar në tetor të vitit 2017./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, i ashpër Tedi Blushi: Do i trajtojmë si armiq ato horra me kapuça!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i

TIRANË- Pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, ka dhënë një deklaratë për shtyp edhe zëvëndeësi i tij Tedi Blushi. Sipas tij ky është një akt terrorist që bëhet ndaj Metës, e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani. 

Blushi shtoi se qëllimi i tyre dhe i Policisë është të asgjësojë opozitën në mëyrën më të keqe.

Në fund të dekaratës ai u 'përplas' me një qytetar duke e akuzuar ate si të dërguar të Ramës për të provokuar numrin dy t5 PL-së.

"Është një akt terrosrist nga krye terroristi Altin Dum Dumani, që ka guxuar sot të marrë peng ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlametit dhe ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Kam një mesazh edhe për ata horra me kapuç të zi, që guxuan të ven dorë mbi kryetarin e Partisë së Lirisë. E kanë perosnale me ne sepse mënyra dhe akti kriminal, i paligjsjëm dhe terrorist i një strukture terroriste që është konfirmuar tashmë që po tenton të asgjësoj opozitën do të marr një përgjigje shembullore.

Arsyeja e ndalimit të presidentit Meta nuk është një, janë disa, është çëstja e detit me Greqinë, është mbrojtja që i ka bërë sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Eshtë mbrojta që i ka bërë çështjes kombetare dhe lufta e tij më Ramën dhe Xhorxh Sorosin, këta kriminel dhe terroristë do të trajtohen si armiq dhe do të marrin një përgjigje pa mëshirë nga opozita e bashkuar.

Pse thoni që SPAK e ka perosnale me ju?

E ka personale me Ilir Metën për këto arsye që ju rendita dhe besoj se isha shumë i qartë. Është një akt terrorist sepse nuk mund të ndodh në asnjë shtet demokratik, ato skena të fëlliqura që patë sot të filmuara nga e njëtja strukture  kriminale që eshte SPAK-u sepse ai ndalim kriminal  dhe terroristë me njerëz me kapuca të zi dhe të armatosur që ndalojnë dhe nxjerrin më forcë nga makina presidentin në mes të ditës pa u identifikuar, kriminel që janë prezantuar në emër të SPAK-ut dhe të kësaj narko-policie që sot ka vetëm një synim, të asgjësojë opozitën.  Asnjë akuzë nuk ekziston nga to që fabrikon kjo strukturë terroriste.

Zoti Meta është hetuar për lobimin..

Këto janë pallavra, nga kush është hetuar? Nga kjo strukture kriminale që rrëmben sot ish-presidentin e Republikës? Kemi të bëjmë më një akt të pastër terrorist nga kryeterroristi Altin Dum Dumani që me persona të maskuar (ndërhyn një qytetar) dhe që më sjell këtu këto patronazhist dhe që guxon të provokojë opozitën.

(E ndërpret qytetari)

Të lutem, të lutem, bëj të fala Edi Ramës dhe atyre patronazhistëve që të sjellin këtu të provokosh se edhe ti një monstër si ata je." tha Blushi.

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Metës, Kryemadhi: Propagandë e qeverisë, nuk kam marrë dijeni! Po na bëhet persekutim dhe gjyq publik!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Monika Kryemadhi

TIRANE- Monika Kryemadhi, bashkëshortja e presidentit të PL, Ilir Meta, ka komentuar lajmet për arrestimin e tij dhe masën "detyrim paraqitje" të caktuar për të nga GJKKO. Kryemadhi deklaron se nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për vendimin e gjykatës, ndërsa e quan lajmin e arrestit, "propagandë qeveritare". Kryemadhi shton se do të përgjigjet me mjete ligjore ndaj gjyqit publik që shton se po i bëhet familjes së saj. 

Monika Kryemadhi: Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.
Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.
Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.
Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.
Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

"Kjo është fatkeqësi"/ Meta i arrestuar, Tedi Blushi pret i shqetësuar jashtë Drejtorisë së Policisë...duket në ankth!

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Tedi Blushi dhe Faik Basha

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, Faik Basha dhe avokati Genc Gjokutaj janë mbledhur para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Atje ende presin transferimin e presidentit të PL-së, Ilir Metës, i cili është vendosur në pranga pak orë më parë, teksa po kthehej për në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, Blushi pret i menduar jashtë, i shqetësuar për fatin e kreut të Partisë së Lirisë. 

MOMENTI ME VIDEO:

https://youtu.be/7Pz0BlIqF1s

 

7 MUAJ ME PARE

JO VETËM META/ Kontrolle edhe në banesën e Braimllarit, edhe një person i katërt në kërkim nga SPAK

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Endrit Braimllari

TIRANE- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në banesën e Endrit Braimllarit, anëtar i Këshillit Bashkiak, pjesë e strukturave të PL deri disa kohë më parë. 

ZËRI ka mësuar se ndaj tij GJKKO ka lëshuar masë sigurimi. Në listë është edhe një person i katërt edhe i paidentifikuar. 

Sot, BKH ekzekutoi masën "arrest me burg" për Ilir Metën dhe "detyrim paraqitjeje" për Monika Kryemadhin.

Edhe pse ishte marrë në pyetje për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështjen "CEZ-DIA", ZËRI ka zbuluar se Meta është vendosur në pranga për pastrim parash dhe për korrupsion. Hetuesit që janë marrë me dosjen e Metës janë Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

ME VIDEO- Të gjithë me maska, shoferin ia shtrinë në tokë. MOMENTI i arrestimit të Ilir Metës

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Pamjet e arrestimit

TIRANË- Ky është momenti i arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Siç duket edhe nga pamjet, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të gjithë të maskuar me kapuçë kanë shtrirë në tokë shoferin e Metës. Ndërsa nga ana tjetër e mjetit duket momenti i prangosjes së Metës, i cili duket i veshur me bluzën e skuadrës së tij të zemrës, Celtic.

MOMENTI ME VIDEO: 



7 MUAJ ME PARE

Arrestohet Ilir Meta, Tedi Blushi i shqetësuar: Nuk e di as ku e kanë çuar

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Tedi Blushi

TIRANË- Lajmi për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka "shokuar" bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Para selisë së PL-së, sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi u shpreh se nuk kishte asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e Metës. Por nuk harroi që të shtonte se arrestimi i kreut të PL-së ishte vendim politik. 

"Kjo është pengmarrje. Nuk e di ku është Ilir Meta dhe kjo është fatkeqësi. Tregon edhe njëherë gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigjen shembullore nga shqiptarët, patriotë të ndershëm,"-tha në fjalën e tij Blushi.

MOMENTI ME VIDEO:

7 MUAJ ME PARE

Arrestohet Ilir Meta, pse akuzohet kreu i Partisë së Lirisë?

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vendosur në pranga teksa po shkonte në selinë e partisë së tij për të mbajtur një konferencë me gazetarët. Edhe pse ishte marrë në pyetje për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështjen "CEZ-DIA", ZËRI ka zbuluar se Meta është vendosur në pranga për pastrim parash dhe për korrupsion. Hetuesit që janë marrë me dosjen e Metës janë 
Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Agjentët e BKH-së i kanë rrethuar makinën, del MOMENTI kur arrestohet Ilir Meta

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Pamje nga arrestimi i Ilir Metës

TIRANE- Këto janë pamjet e para që kanë dalë në media pas arrestimit të presidentit të PL, Ilir Meta. JOQ ka publikuar një foto ku shihet automjeti i Metës ndërsa e kanë rrethuar disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Meta është prangosur në zonën e Casa Italias në kryeqytet teksa po vinte drejt selisë së Partisë së Lirisë, ku do të zhvillonte një konferencë.

GJKKO ka firmosur urdhër arrest për Metën dhe masën detyrim paraqitje për bashkëshorten e tij, tashmë në divorc e sipër, Monika Kryemadhi./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

AKSIONI i SPAK/ Ilir Meta në pranga, masë sigurie edhe për Monika Kryemadhin

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i

AKSIONI i SPAK/ Ilir Meta në pranga, masë sigurie edhe për Monika Kryemadhin

7 MUAJ ME PARE

E mori vesh "LIVE" arrestimin e Ilir Metës, Berisha e pret me të qeshura: Urdhër i Edi Ramës, burgosje politike

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka marrë vesh "live" nga gazetarët, me të cilët ishte duke zhvilluar një konferencë me mediat për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Pasi gazetarët e informuan për lajmin e arrestimit, Berisha e priti me të qeshura duke u shprehur se është i bindur që vendimi është politik. Madje shtoi se "urdhrin" për arrestimin e ka dhënë kryeministri Edi Rama. 

"Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës. Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën,"-tha Berisha./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kishte lajmëruar konferencë...por s'ja doli ta mbante! Si u arrestua Ilir Meta, po vinte për tek selia e PL-së

Hera e parë në histori që arrestohet një president! SPAK i
Ilir Meta

TIRANË- Sot është arrestuar presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se arrestimi i Metës është bërë teksa ai po vinte për në Tiranë, pranë zonës së "Casa Italia" në Tiranë. Kjo pasi kishte njoftuar një konferencë për mediat në orën 13.40 të pasdites së sotme. E teksa po shkonte për tek selia e PL-së, Policia i ka vendosur prangat. 

"Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë. Sinjali nga Fibra, Facebook dhe You Tube. Lutemi mediave, për transmetimin live,"-njoftimi që shpërndau zyra e shtypit për Ilir Metën./ZËRI

Poll

MOS HUMB