Përkeqësohet situata me zjarrin në Kalasë, ndërhyn nga ajri helikopteri
DELVINË- Sitata me zjarret është përkeqësuar në Kalasë të Delvinës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.
Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter "Black Hawk"./ZËRI
Evropa Jugore po digjet! Shqipëria, Turqia dhe Greqia nën pushtetin e flakëve
TIRANË- Zjarret “apokaliptike” kanë përfshirë Evropën Jugore, me disa zona turistike të kërcënuara nga flakët dhe banorët e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarre të egra kanë goditur Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa kanë shkaktuar gjithashtu shkatërrime në Turqi dhe Greqi, ku temperaturat kanë arritur mbi 44 gradë Celsius. Tymi ngrihej nga degët e pemëve të djegura pranë kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, sot, ndërsa flakë të mëdha arritën pranë pallateve të qytetit.
Ndërkohë, zjarri përfshiu peizazhet pranë Bulqizës, Shqipëri, këtë fundjavë, ndërsa shërbimet e emergjencës u përpoqën me dëshpërim të shuanin flakën.
Zjarret po ndizen nga temperaturat e larta të pazakonta për stinën, si dhe nga thatësira dhe erërat e forta. Gjatë natës, flakët shkatërruan malet e pyllëzuara që rrethojnë qytetin e Bursës në Turqinë veriperëndimore. Zyra e guvernatorit në Bursa tha se më shumë se 1,760 persona ishin evakuuar nga fshatrat në verilindje, ndërsa rreth 2,000 zjarrfikës luftuan me flakët. Autostrada që lidh Bursën me kryeqytetin, Ankaranë, u mbyll pasi po digjeshin pyjet përreth saj.
Turqia është goditur nga dhjetëra zjarre çdo ditë që nga fundi i qershorit - me Ministrin e Pyjeve Ibrahim Yamukli që zbuloi se ekipet e zjarrfikësve në të gjithë vendin iu afruan 76 zjarreve të ndara vetëm dje. Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë tha se Turqia regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë - 50.5C brenda provincës juglindore Sirnak. Po ashtu, edhe shtëpi pushimesh u dogjën në qytetin e njohur të pushimeve, Qipron.
Vendi i Evropës Jugore u godit për herë të parë nga temperaturat përvëluese të hënën dhe nuk janë zbutur edhe gjatë gjithë javës./ZËRI
Marrë nga Dailymail
Zjarri në Delvinë/ Flakët po shkojnë në fshatin Kalasë, rrezikohet të digjen banesat

SARANDË- Delvina vazhdon dhe përballet me zjarret. Gjatë pasdite së sotme, zjarri ka hyrë në fshatin Kalasë. Për shkak të erës, nga zjarri rrezikohen të digjen banesat.
Banorët kanë kërkuar edhe ndihmë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që në terren për të dhënë ndihmën e parë po shkojnë edhe 2 zjarrfikëse nga Himara të FA./ZËRI
Zjarret në vend 'alarmojnë' Policinë- Ndalohen 12 persona për zjarrvënie në 3 ditë
TIRANË-Gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit, konkretisht:
Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa.
Durrës/Shijak: Arrestohet autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, duke rrezikuar banesat përreth.
Fier: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Frakull e Vogël, si dhe procedohet penalisht një tjetër shtetas që dogji mbeturina në tokën e tij, në fshatin Stan Karbunarë, duke dëmtuar disa rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.
Vlorë: Ndalohet një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme gjatë pastrimit të territorit, që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të madhe me bimësi në malin e Shashicës.
Sarandë: Procedohet penalisht një 59-vjeçar, për zjarrvënie në malin e Finiqit.
Gjirokastër: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Kakavijë.
Kurbin: Procedohet penalisht një shtetas që dogji një sipërfaqe në zonën e mbrojtur të Shkopetit, si pasojë e një konflikti me banorët.
Dibër: Procedohet penalisht një shtetas që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me bimësi, në fshatin Dovolan.
Shkodër: Procedohet penalisht një shtetas që ndezi mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe me bimësi.
Poliçan: Procedohet penalisht një 57-vjeçar, pasi ndezi zjarr në fshatin Lybeshë dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi, në vendin e quajtur “Berthanes”.
Belsh/Cërrik: Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.
Përfshihen nga flakët edhe pyjet e fshatit Zhulat në Gjirokastër
GJIROKASTËR-Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të fshatit Zhulat në Bashkinë Gjirokastër që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në operacion janë angazhuar 14 zjarrfikës, 20 ushtarë të Forcave të Armatosura, 7 forca nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe 30 punonjës nga Bashkia Gjirokastër. Të gjithë efektivët në terren po përballen me vështirësi të mëdha, pasi për të mbërritur në vatrën e zjarrit nevojiten rreth 4 deri në 5 orë ecje me këmbë për shkak të terrenit të thyer.
Situata me zjarret në vend: 45 vatra aktive në 24 orët e fundit, situatë kritike në Jug
TIRANË-Temperaturat e larta kanë prekur Shqipërinë, duke vendosur Shqipërinë nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh. Situata vijon të jetë problematike, ku në 24 orët e fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri. 21 vatra janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë shuar.
NJOFTIMI ZYRTAR-
-Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon aktiv Vatra e quajtur Gropa e Madhe dhe Pllau i Gjurës mbi fshatin Gurë-Lurë Zjarri, ku janë rreth 50 forca nga strukturat operacionale.
- Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më me një shtrirje mbi 14 km, me zhvillime në tre kahe: nga Masdeja ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje, në Qafa e Tollës si dhe në vendin e quajtur Fush Kuqe ku në terren operuan rreth 46 forca nga strukturat operacoinale.
- Në Qafë Buall, Bashkia Bulqizë është përhapur drejt zonës së Qytetit të Vjetër, fshatit Plan i Bardhë dhe drejt Krastës. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 120 forca nga strukturat operacionale dhe kanë ndërhyrë 2 helikopterë. Situata është më e qetë dhe nuk rrezikohen zona urbane. Janë evakuuar 6 banesa
- Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 58 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së. Vartra ka midis fshatrave Borsh, Piqers. Sasaj, njësia administrative Lukovë, janë 4 vatra te shkëputura midis tyre por në lartësi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrje me njerëz dhe mjete. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Ndërhyrje nga ajri ka në orët e para të mëngjesit.
- Vatra e zjarrit që përfshiu fshatrat Kalas - Tatzat - Senicë - Vergo - Kopaçëz - Palavli, të bashkisë Dlvinë , aktualisht vazhdon aktiv zjarti fshatin Kopaçëz në mal, ku janë angazhuar rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale, një autoa,bulancë dhe helikopteri Cougar .
- Në zonën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin në teren të rreth 50 forcave bga strukturat operacionale.
- Në zonën mbrapa mali të Lisecit, Bashkia Gramsh, është izoluar në shumë pjesë vatra e zjarrit e aktivizuar që prej mbrëmjes së djeshme në terren të vështirë për ndërhyrne e forcave operacionale. Zjarri është sipërfaqësor dhe pa dëme, sepse pylli është shumë i lartë.
- Në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth, kua janë angazhuar rreth 80 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë. Nuk ka rrezik për banesat.
- Në fshatin Kulmë dhe fshatin Fang, bashkia Mirditë, zjarr i rënë në një sipërfaqe pyjore ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn. Në fshatin Fang operuan forca zjarrfikëse, shërbimi pyjor, forca bashkiake dhe vullnetarë të ndihmuar dhe nga 80 forca ushtarake në total me 3mjete dhe rreth 40 forca bashkiake.
- Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku ndodhet është e veshur me barishte e shkurre.
- Në fshatin Kriçkovë, bashkia Pogradec, forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.
- Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, Bashkia Pustec, është aktivizuar një vatër zjarri. Për shuarjen e zjarrit u aktivizuan në total rreth 60 forca operacionale, ndërsa sot pritet të angazhohen 75 forcave operacionale.
- Në fshatin Galinë, bashkia Berat zjarri është aktiv dhe në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Berat.
- Në zjarrin e rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, nga një zonë në lartësi të madhe, u angazhuan rreth 60 forca të strukturave operacionale, por zjarri është duke përparuar drejt vendit të quajtur Bregu i Pamjes, zonë e mbrojtur dhe pritet ndërhyrje nga ajri.
- Zjarri në fshatin Izvor i Vjetër dhe në fshatin Duraj, bashkia Memaliaj, vazhdon të jetë aktiv. Zjarri është izoluar dhe fikur ne fshatrat Levan, Bardhj, Xhafaj, Njësia Administrative Krahës.
- Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin me Gropa, bashkia Tiranë, në një sipërfaqe rreth 30 ha kullotë dhe pyll. Në operacion morën pjesë rreth 55 forca nga strukturat operacionale. Është bërë arrestimi i një personi të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
- Në fshatin Ibë, Bashkia Tiranë, zjarr ka rënë në terreni të vështirë dhe me rrugë të pakalueshme për mjetet zjarrfikëse. Në operacion janë angazhuar: 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, 6 mjete dhe 25 forca nga struktura operacionale.
- Në fshatin Shetel, Bashkia Shijak, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje janë dislokuar rreth 40 forca nga strukturat operacionale. Priet ndërhyrje nga ajri.
- Bashkia Malësi e Madhe është aktive vatra në vendin e quajtur "Rraze Veshtit". Në operacion për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 35 forca nga të gjitha strukturat operacionale . Terreni është mjaft i vështirë, nuk është e mundur te ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.
Në monitorim mbeten vatrat në Fshatin Ulëz, bashkia Mat; në Livadhet e Peladhisë, bashkia Bulqizë; Në Majën e Paliskës, dhe në vendin e quajtur Sashic, bashkia Vlorë; Në fshatin Markat, Bashkia Konispol; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë; në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; Në fshatin Muzhakë, bashkia Skrapar; Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal; Në fshatin Paftal, bashkia Berat, në zonën e Shpiragut; në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës;
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:
- 65 automjete zjarrfikëse,
- 1350 forca operacionale.
- Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë,
- 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura,
- 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopter Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane Kroat dhe Italian, që operuan në zonën e Vlorës.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe lokale të dobëta në shumicën e qarqe të vendit.
Për Zjarret në pyje: Sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Pritet rrezik “I LARTË” nё zona tё lokalizuara qarku Berat (Veri), qarku Dibër (Jug), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Fier (Lindje), qarku Lezhë (Veri), qarku Vlorë (Veri).
'Digjet' Mesdheu/ NASA publikon hartën satelitore të zjarreve, nga Spanja në Greqi
EUROPË-Sistemi satelitor i NASA-s ka regjistruar shpërthimet e zjarreve që përfshijnë gjithë rajonin e Mesdheut, nga Greqia në Spanjë dhe nga jugu i Francës deri në Qipro.
Në imazhet e puplikuara, nrajonin e Ballkanin shihet se Shqipëria ka numrin më të madh të zjarreve, ndërsa edhe Kosova gjithashtu ka shënuar disa vatra zjarri.


Shumica dërrmuese e vatrave që identifikohen me pika të kuqe ndodhen në zona pyjore, duke theksuar rrezikun që i kanoset mjedisit. Imazhet korrespondojn me frontet që janë në zhvillim e sipër sot, në 24 orët e fundit dhe në shtatë ditët e fundit. Java që po lëmë pas ishte një nga më të nxehtat e verës, ku Ballkani dhe Italia kanë kaluar ditë përvëluese dhe të nxëhta./ZËRI
PAMJET apokaliptike- Zjarrfikësit mes flakëve në Borsh! Evakuohen banorë e turistë, rruga Himarë-Sarandë e pakalushme
TIRANË-Situata me zjarret vijon të jetë problematike në jug, ku flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme për shkak të rrezikut nga zjarri që ka pushtuar fshatin turisti. Pamjet tregojnë luftën e zjarrfikësve mëngjesin e sotëm me flakët masive që kanë përfshirë pjesë të mëdha të fshatit Borsh në Himarë, prej mbrëmjes së djeshme.
Vatra e zjarrit është favorizuar nga bimësia, era dhe temperaturat e larta. Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu raporton se në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.
Situata është përkeqësuar edhe në Shashicë të Vlorës. Flakët rrezikojnë disa familje edhe në Sherishtë. Problematike cilësohet situata edhe në Matogjin të Selenicës, ku vatra po i drejtohet banesave e ndihmuar nga era. Autoritetet vendore kërkuan forca shtesë për aksionin, me qëllim shuarjen e flakëve. Nga mali i Shpiragut, flakët zbritën mesditën e djeshme në fshatin Paftalit të Beratit, ku u evakuuan edhe banorët./ZËRI