
TIRANË- Këtë javë, tre shenja do të kalojnë një problem të vështirë, pasi Venusi del në kundërshtim me Marsin më 12 dhjetor. Kjo gjë shkakton fërkime pasi Marsi sundon burrat dhe Venusi sundon gratë, por për disa sjell rezultate pozitive. Së bashku me Merkurin retrograd, gjërat bëhen më të ndërlikuara dhe të vështira, ndërsa Hëna e Plotë e 15 dhjetorit sjell më shumë kërkesa, por edhe sqarime – veçanërisht nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme.
Binjakët
Duket se keni një problem me një person të dashur këtë javë, ndoshta për shkak të shpërthimeve të xhelozisë, me të cilat nuk jeni mësuar, por kjo është edhe një ndjenjë njerëzore. Dhe nëse nuk keni një partner romantik, atëherë xhelozia vjen nga një person i afërt ose një koleg. Pak para se Mërkuri të kthehet në rrugën e duhur, komunikimi bëhet më konfuz, por përfundimisht gjërat qartësohen. Mos harroni se komunikimi është çelësi. Nëse përpiqeni të shmangni problemin, ka të ngjarë ta përkeqësoni atë. Ju keni një natyrë të natyrshme lozonjare dhe keni nevojë për liri në komunikimin me të tjerët. Në rast se të tjerët nuk e kuptojnë këtë dhuratë tuajën, në vend që të largoheni nga marrëdhënia, shpjegoni me qetësi nevojën tuaj për pavarësi dhe ndërveprim shoqëror. Mund ta keni të vështirë ta kuptoni, por disa njerëz nuk janë aq të hapur në komunikim.
Virgjëresha
Vështirësitë në punë ju shqetësojnë, por nuk dorëzoheni. Është e rëndësishme të lini mënjanë anën personale – mos e merrni shumë thellë atë që po ndodh. Nuk ka dyshim se mund të 'pastroni' çdo keqkuptim në biznes, por fillimisht duhet të sqaroni se çfarë po ndodh në kokën tuaj. Ju mund të merreni me këtë gjë, para së gjithash, duke përqafuar forcën dhe rritjen tuaj, duke njohur arritjet tuaja. Askush prej nesh nuk është i përsosur, por shpesh mendojmë se duhet të jemi, dhe kjo mund të kapërcehet duke u fokusuar në atë që kemi arritur dhe jo në atë që imagjinojmë se do të donim të bëheshim.
Shigjetari
Pikëpamjet mbi botën dhe njerëzit po sfidohen këto ditë. Të mirat materiale bëhen një “gardh” në marrëdhëniet tuaja dhe mesa duket një arsye për të debatuar me njerëzit e dashur. Sado që mendoni se tensioni do të largohet nëse e injoroni, nuk do të jetë dhe është më mirë të merreni me të tani, pasi keni komunikim më të mirë. Në fund të fundit, ju jeni të njohur për ndershmërinë tuaj dhe tani është koha për ta përfituar atë. Të jesh i hapur dhe i sinqertë dhe të shpjegosh qartë këndvështrimin tënd ndërsa dëgjon mendimin e tjetrit është zgjidhja për çdo problem./ZËRI