Më shumë

Nuk ka më stinë! Dimri këtë vit do të zgjasë 3-4 javë, deri në vit të ri me ‘krahë të shkurtra’

Sa i përket dimrit, deri në fund të vitit 2023, përfshirë dhe nëntorin dhe dhjetorin, ky vit do të mbyllet i nxehtë dhe më pas pritet sërish që të kemi edhe në vitin 2024 temperatura të larta.

E.K
Nuk ka më stinë! Dimri këtë vit do të zgjasë 3-4
Ladja Porja

SHQIPËRI- Temperaturat e larta për stinën e vjeshtës pritet që të vijojnë deri në fund të këtij viti. Është ky parashikimi i bërë nga meterologia Ladja Porja, e cila thotë se tashmë kemi një miksim të stinëv.

"Pra edhe dimri do të ketë më shumë ditë me diell dhe me temperatura mbi mesataren dhe më pak, ditë tipike të dimrit. 10 ditëshi i parë i Tetorit është mbyllur me temperatura të larta, madje 31 dhe 32 gradë janë 8 gradë më të larta, nga çfarë duhet të jenë temperaturat, sidomos nëse flasim për vlerat, maksimale. Mesdita është tipike si një mesditë qershori. Pra temperaturat 31 dhe 32 janë tipike qershori edhe pse jemi ne tetor”, u shpreh Porja.

Vera që lamë pas, ishte ndër më të nxehtat, jo vetëm për Shqipërinë. Meterologët thonë se tashmë kushtet atmosferike, kanë ndryshuar, duke qenë më në favor të temperaturave të larta.

“Sa i përket dimrit, deri në fund të vitit 2023, përfshirë dhe nëntorin dhe dhjetorin, ky vit do të mbyllet i nxehtë dhe më pas pritet sërish që të kemi edhe në vitin 2024 temperatura të larta. Pra edhe dimri do të ketë më shumë ditë me diell dhe me temperatura mbi mesataren dhe më pak, ditë tipike të dimrit. Nga një dimër tre muaj do jetë i cunguar në vetëm 3-4 javë”, tha Lajda Porja.

Poll

MOS HUMB