Aktualitet

NATO zbarkon 4 luftanije në Vlorë, stërvitjeje e përbashkët me Forcën Detare

Anijet, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle do të qëndrojnë deri më 6 nëntor. 

F.I
NATO zbarkon 4 luftanije në Vlorë, stërvitjeje e
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Katër anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në portin e Vlorës. Anijet, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle do të qëndrojnë deri më 6 nëntor. 

Anijet janë pjesë e grupit të gatishmërisë së Aleancës dhe do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare.
Më 5 dhe 6 nëntor janë parashikuar manovra detare dhe ajrore, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate. 

Në këto stërvitje do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanije të Aleancës mbërrijnë në Gjirin e Vlorës për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare, duke e kthyer këtë zonë detare në një hapësirë të rëndësishme për aktivitetet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes forcave aleate.

MOS HUMB