Aktualitet

Një ditë pas grabitjes, ç'po ndodh me 'Raiffesisen'? Qytetares i zhduken 220 mijë lekë të reja pa kryer asnjë veprim

Një ditë pas ngjarjes, një qytetare ka pretenduar se nga llogaria e saj bankare janë marrë 220 mijë lekë të reja, pa kryer asnjë veprim apo blerje që të justifikonte këtë transaksion

zh.ll
Një ditë pas grabitjes, ç'po ndodh me
foto ilustruese

TIRANË- Vetëm një ditë pas grabitjes në filialin e Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, një tjetër situatë shqetësuese raportohet lidhur me këtë bankë. 

Zhdukja e parave nga llogaritë bankare vijon të jetë një nga shqetësimet e shpeshta të qytetarëve, me denoncime të shumta që janë bërë publike edhe më herët. 

Këtë herë, një ditë pas ngjarjes, një qytetare nga Vlora ka pretenduar se nga llogaria e saj bankare janë marrë 220 mijë lekë të reja, pa kryer asnjë veprim apo blerje që të justifikonte këtë transaksion. Sipas denoncimit për VoxNews, qytetarja nuk ka kryer asnjë pagesë apo veprim që mund të shpjegojë mungesën e kësaj shume në llogarinë e tij.

Por, ajo që e bën këtë situatë akoma më dyshimtë është mënyra se si shfaqen këto lëvizje financiare në aplikacionet zyrtare, pasi qytetarja tregon se në historikun e transaksionieve paratë e zhdukura figurojnë si 'Tërheqje në ATM'. Konkretisht, klientja thotë se bëhet fjalë për gjashtë transferta të kryera pa autorizimin e saj, në vlerën totale prej 220 mijë lekësh të reja.

Një ditë pas grabitjes, ç'po ndodh me

Mësohet se qytetarja ka paraqitur ankesa pranë banëks, por nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon kthimin e shumës së parave të zhdukuara dhe një shpjegim zyrtar për atë se si dhe çfarë ka ndodhur, ndërsa paralajmëron se do të ndjekë edhe rrugët ligjore nuk merr një zgjidhje. 

Një ditë më parë, vetëm pak minuta pas grabitjes së filialit, një tjetër qytetar denoncoi për mediat se pika në fjalë i ka vjedhur llogarinë bankare në dy raste. Konkretisht, qytetari rrëfeu se banka Raiffeisen i ka vjedhur njëherë 23 euro dhe 2 muaj më pas 7 mijë euro. Edhe pse ka bërë kërkesë, qytetari pretendon se banka nuk ia ka kompesuar vlerën. Sipas qytetarit Raiffaisen nuk e lejon të futet në ambjetntet e saj dhe nuk i kthen vlerën e vjedhur nga llogaria e tij.

Mëngjesin e djeshëm, 2 nëntor, filiali i bankës Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit, pranë kompleksit Kika në Tiranë ra pre e një grabitje me armë. Burime për ZËRI bënë me dije se autori me kokore në kokë sapo ka hyrë i ka drejtuar armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka marrë 60 mijë eurot dhe ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit Dinamo.

“Raiffeisen bank" ka qenë në qendër të vëmendjes mes skandaleve e gjyqeve për abuzime me kreditë, hakerimeve dhe zhvatjeve ndaj llogarive bankare të klientëve apo duke rënë pre e vjedhjes nga punonjësit e vetë bankës./ZËRI

MOS HUMB