Qytetërim

Julian Deda surprizohet nga fëmijët, djali i jep mesazhin e koduar

Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë surprizuese për Julin

E.K
Julian Deda surprizohet nga fëmijët, djali i jep mesazhin e koduar
Juli dhe djali i tij

TIRANË- Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me surpriza për aktorin Julian Deda, i cili pas më shumë se 100 ditësh, ka mundur që të takohet me fëmijët e tij.

Fillimisht ai u takua me vajzën, dhe fryu bashkë me të qirinjtë e ditëlindjes së 18-të, ndërsa më pas u surprizua dhe nga djali, i cili dukej me qëllime më të qarta për ta udhëzuar për lojën. Teksa po e përcillte në derën e jashtme të shtëpisë, djali i tha Julit që duhet të fliste më shumë, pasi po iu jepte hapësirë lojtarëve të tjerë.

“Mos i le të tjerët shumë me fol”-ishte ‘porosia’ e Mateos para se të përshëndetej me Julin, moment i cili u prit me shumë të qeshura nga Ledioni, por edhe nga banorët e tjerë.

Juli u shpreh tejet i emocionuar për takimin me të birin.

“Zemra e babait a ke nejt pa gjumë. Flini para meje se unë këtë muhabet kam. Me regjimin si je. Të do babi shumë dhe ki kujdes për gocën. E keni mërzit mamin?”, u shpreh Juli./ZËRI 

Poll

MOS HUMB