Qytetërim

“Për shpirt të babit do dal”, Erjolën nuk e lejojnë të ikë nga shtëpia, Juli i heq valixhet nga duart

Juli dhe Romeo kanë tentuar që të ndalojnë Erjolën që të dalë nga shtëpia

E.K
“Për shpirt të babit do dal”, Erjolën nuk e
Erjola ben gati valixhet

TIRANË- Akuza e Gracianos se Romeo Veshaj i ka kërkuar lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother, e ka çuar Erjolën në një vendim ekstrem, për të lënë lojën. Pas primes së të martës, ajo është parë duke bërë gati valixhet, dhe ka kërkuar nga produksioni që të lërë në mes lojën. Në një moment ajo shihet duke bërë rrobat gati, të cilat tenton që t’ia heqë Juli nga dora, për të mos e përshkallëzuar më tej situatën.

Edhe më tej në dhomën e gjumit, situata ka qenë shumë e ndezur, ndërsa Erjola është betuar për shpirtin e të atit, se do të dalë nga loja, por një gjë e tillë i është ndaluar nga produksioni në një moment të dytë.

@devilxel Një gjë ësht e sigurt që romeo do mbahet mend si njeriu me i shpifur te ky big brother ????#juldedafitues #fyp #juldeda #fyptqr #bigbrothervipalbania ♬ original sound - I'm back ????

Diskutimet mes banorëve kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB