
GREQI- Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira ka marrëpjesë së fundmi në konferencën e tretë vjetore “Upfront Initiative” ku foli për origjinën e saj dhe komentet që dëgjon shpesh për pamjen. Sa i takon paraqitjes skenike, ajo thotë se komentet kanë qenë shumë të rënda por në fund ka zgjedhur të mos ndikohet. Sipas saj sot është vështirë të pëlqehesh nga të gjithë.
“Ju nuk keni nevojë të bëni asgjë. Nëse vishem shumë, më thonë "çfarë nuk shkon, u bë serioz"? Nëse vishem më pak se kështu më pëlqen, më thonë “hajde fëmijë...” “kështu bën karrierë”. Ju gjykoheni nga pamja juaj. Kur fillon ta gjykosh veten kaq shumë për pamjen tënde, thua 'a është ky qëllimi i asaj që po bëj? Të gjithë për t’u pëlqyer në kohën që jetojmë, thonë ‘jam kundër homofobisë etj’, por duke ardhur në shtëpi thonë ‘nëse djali im bëhet homoseksual, do ta vras’. Njerëzit që rrisin fëmijët duhet të mësojnë", tha ajo.
Nuk kanë munguar as komentet raciste, nga të cilat siç tregon artistja, ka përjetuar ndjesi ankthi, por në fund kur vërtetoi se nuk ka rëndësi origjina, ishte një çlirim për të. Ajo thotë se gjithmonë ka qenë krenare për origjinën e saj por është shqetësuar nëse duhet ta pranonte për shkak të komenteve raciste, shkruajnë mediat greke.
“Kudo që shkova dëgjoja “hajde fëmijë me vajzën shqiptare”. E gjithë kjo krijoi një demon brenda meje që e mbaja dhe gjithmonë kisha një ankth, një gjë që nuk më linte të flija, të çlirohesha pa e kuptuar pse. Përderisa kjo rritet brenda teje, ti nuk e kupton që bëhet demon dhe po të ndjek. Prandaj kur vërtetova se nuk ka rëndësi se nga je, mund të pranohesh si shqiptar, për mua ishte një çlirim. Gjithmonë jam ndjerë krenare, por kam qenë në ankth nëse do të më pranonin”. Ishte e vështirë ta kapërceja, por luftova shumë dhe ndihem mirë me kursin tim, jetën time dhe gjithçka kam përjetuar. E kam thënë në një intervistë, nuk ka qenë kurrë problem për mua. Më vjen mirë që në atë kohë u hap një rrugë. Kam marrë kaq shumë mesazhe nga kaq shumë njerëz. Disa fëmijë kanë marrë guxim nga unë dhe kjo është shumë e bukur. Ju duhet të merrni fuqinë. Do të vijë momenti. Kjo është ajo që unë do të doja që asgjë tjetër të mos mbetej prej meje”, tha ajo.
Vieë this post on Instagram
Eleni Foureira është lindur më 7 mars 1987 në qytetin e Fierit (Shqipëri), vajza e një rrobaqepëse dhe një punëtori ndërtimi. Për shkak të luftës civile Eleni sëbashku me familjen e saj lanë Shqipërinë dhe migruan në shtetin fqinj Greqi. Athina ishte vendi ku Eleni u rrit dhe kaloj shumë kohë të jetës së saj. /ZËRI