Qytetërim

Shuma marramendëse, Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Britani nën 40 vjeç

Këngëtarja e muzikës pop me origjinë shqiptare Dua Lipa është gjithashtu e emëruar në listën për vitin 2024.

f.t
Shuma marramendëse, Dua Lipa në listën e njerëzve më
Dua Lipa

BRITANI E MADHE- Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa është renditur si një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40-vjeç. Në të njëjtën listë është edhe emri Harry Styles, shkruajnë mediat e huaja. Këngëtarja e muzikës pop me origjinë shqiptare Dua Lipa është gjithashtu e emëruar në listën për vitin 2024, dhe në pozitën e përbashkët të 29-të me yllin e Harry Potter, Daniel Radcliffe. Secili prej tyre ka një pasuri prej 90 milionë paund.

Ylli pop më i pasur britanik nën moshën 40 vjeç është edhe ish-anëtari i One Direction, Styles, 30 vjeç, i cili ka grumbulluar 175 milionë funte (204 milionë euro) përmes muzikës dhe paraqitjeve në filma Në moshën 33-vjeçare dhe në vendin e 10-të në listën 40 Under 40, është këngëtari i Shape Of You, Ed Sheeran, i cili është kurorëzuar si muzikanti i ri më i pasur në Britaninë e Madhe me 340 milionë funte. Në vendin e 17-të në listë është këngëtarja me 16 çmime “Grammy”, Adele, me 170 milionë paund (198 milionë euro) pasuri.

Shumica e njerëzve në listën e “40 Under 40” kanë bërë miliona me vetë, por nëntë prej tyre lindën të pasur, sipas “The Sunday Times”. Nëntë të parët në listë gjithashtu figurojnë në listën kryesore të pasurisë të “The Sunday Times”, ku minimumi i figurës për hyrje është të kesh 350 milionë funte (408.5 milionë euro). /ZËRI

Poll

MOS HUMB