Politikë

PD nis sot fushatën, Meta: Asnjë izolim fizik nuk më ndal së luftuari!

Kreu i PL-së shprehet se sonmte është fillimi i betejës për çlirimin e shqiptarëve.

I.F
PD nis sot fushatën, Meta: Asnjë izolim fizik nuk më ndal së
Ilir Meta

TIRANË- Disa orë para çeljes së fushtaës elektorale të Partisë Demokratike, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se asnjë izolim fizik nuk e ndal atë së luftuari për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Kreu i PL-së shprehet se sonmte është fillimi i betejës për çlirimin e shqiptarëve.

“Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin. Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin "Nënë Tereza", në ora 19:00.

Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit! Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë”, shkruan Meta./ZËRI

Poll

MOS HUMB