Aktualitet

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit, gurë dhe tymuese drejt policisë, digjen koshat e mbeturinave

Tensionet janë shoqëruar edhe me akte vandalizmi. Disa prej protestuesve kanë tërhequr kosha mbeturinash dhe i kanë shtyrë në drejtim të autobotit të policisë përpara se t'u vinin flakën.

M.K.
Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit, gurë dhe tymuese
Protestuesit e PD sulmojnë policët me gurë

 

TIRANË- Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit ka kaluar në përplasje fizike ku disa protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë efektivët e policisë ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me spraj.

Tensionet janë shoqëruar edhe me akte vandalizmi. Disa prej protestuesve kanë tërhequr kosha mbeturinash dhe i kanë shtyrë në drejtim të autobotit të policisë përpara se t'u vinin flakën. Gjithashtu në drejtim të forcave të rendit janë hedhur edhe tymuese me ngjyrë rozë.

Përplasjet vijnë pas tensioneve të krijuara më herët mes protestuesve studentë dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët iu bashkuan tubimit para Ministrisë së Arsimit. Përplasja mes dy grupeve u shoqërua me akuza dhe konfrontime fizike pasi studentët kundërshtuan përfshirjen e demokratëve në protestë.

Situata tashmë është përshkallëzuar edhe në përballje me policinë duke e zhvendosur fokusin e protestës nga thirrjet politike drejt incidenteve dhe përplasjeve në terren./ZËRI

MOS HUMB