Politikë

"11 Maji" përfundoi! Celibashi 'vendos notën' për zgjedhjet: Rishikm i thellë i procesit, nga votimi deri te numërimi dhe...

Kryekomisioneri theksoi se nisur nga zgjedhjet e fundit është e nevojshme të bëhen disa ndryshime.

zh.ll
"11 Maji" përfundoi! Celibashi 'vendos notën'
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Në përmbyllje të procesit të 11 majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhejve (KQZ), Ilirjan Celibashi zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Kryekomisioneri theksoi se nisur nga zgjedhjet e fundit, është e nevojshme të bëhen disa ndryshime. Ai propozoi 14 pika që sipas tij, duhet të meren në konderatë për reformën zgjedhore, duke përfshirë: Rregulla radikale për financimin e partive politike, riorganizim i komisioneve me përbërje partiake, heqja e kompetencave të Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimeve, riorganizim i KQZ-së e deri votimi elektronik.

“Vlerësoj që do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë dhe të vërtetë, partitë politike shqiptare si ajo e shumicës, apo ashtu ato të opozitës të rikonsiderojnë në kuadër të reformës zgjedhore, çështjet vijuese. Pikë së pari është ajo që ka të bëjë me organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja vetëm partiake e këtyre komisioneve tashmë qartësisht ka treguar se është një dështim le ta themi kështu sa i përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen në mënyrë radikale rregullat që lidhen me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Ka nevojë për qartësi dhe plotshmëri për këto rregulla sa i përket raportimit financiar, fuqizimit të kompetencave të KQZ-së për shqyrtimin dhe verifikimin e raporteve financiare”, tha Celibashi.

I pyetur për notën që do t;i vendoste zgjedhjeve të 11 majit, Celibashi u shpreh se për këtë pret raportin e misionit të OSBE-ODIHR-it. Celibashi deklaroi se, pavarëisht se opozita nuk i njeh, zgjedhjet ishin të ngjashme me ato që bën një vend anëtar në BE.

“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë vetëm atë vlerësim që do të bëjë misioni i OSBE-ODIHR. Raporti përfundimtar i tyre nuk ka dalë, besoj për punë ditësh del dhe besoj se do të pranoj çfarë note do të vendosin ata. Përtej kësaj mendoj se ky proces zgjedhor, edhe pse opozita ka thënë që nuk i njeh dhe ky është një problem që të bën të mendosh se nuk ka mundësi që opozita të dalë në një qëndrim të tillë, por unë mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE. Pra atë vendin anëtar nuk di të them, kur të bëhemi vend anëtar do të them se si bëhën zgjedhjet.”, tha Celibashi.

Sa i përket votës së diasporë, Celibashi e cilësoi një sukses dhe një ndër aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit.

"Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i lexoj e analizoj gjithashtu çfarë flitet dhe thuhet ndryshe, veçanërisht nga opozita, por votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshëm për këto zgjedhje dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, mendoj që është respektuar fshehtësia e votës, integriteti i votës së votuesve nga jashtë",- tha Celibashi.

Kryekomisioneri i është përgjigjur edhe një herë DHL-së, në lidhje me kërkesën për kamavonesa, e cila sipas Celibashit është e pambështetur në kontratë. Lidhur me shkresën e KQZ drejt DHL-së, kryekomisioneri deklaroi se janë vetëm disa kërkesa me qëllim për të hapur procesin e pagesave. Megjithatë, ai theksoi sërish se nuk do të paguajnë asnjë para nëse nuk marrin në dorë procesverbalin. 

“Ato nuk janë kushte por kërkesa që ne i kemi prezantuar kompanisë me qëllim për të hapur procesin e pagesave nga ana e KQZ. I sigurt që ato kërkesa do të plotësohen, nuk e vendosin kompaninë në asnjë pozite, janë në përputhje të plotë me parashikimet kontraktuale. Nuk kemi refuzuar të bëjmë pagesat por duam t’i bëjmë në përputhje me parashikimet kontraktuale. Ju kemi kërkuar që së fundmi, një përfaqësi e tyre të diskutojë dhe të komunikojë me KQZ për ta përfunduar atë shërbim, të mbahet procesverbali përkatës për t’i hapur rrugën pagesave nga KQZ. Kërkesa e tyre për kamatvonesa është e pambështetur në kontratë dhe parashikimet ligjore dhe kjo është e qartë. Ne akoma s’e kemi përmbyllur me kompaninë procesin e vlerësimit dhe të shërbimit të kryer nga ana e tyre. Pas këtij momenti, lind detyrimi ynë për të paguar. Nëse s’e kemi këtë procesverbal, nuk do të paguajmë.”, u shpreh Celibashi.

Më 4 shtator, Kolegji Zgjedhor rrëzoi përfundimisht ankimin e PD për 11 majin. Presidenti Bajram Begaj firmosi thirrjen e Kuvendit të ri në datën 12 shtator, një ditë pas Asamblesë së PS, ku pritet të mësohen edhe emrat e qeverisë Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB