Politikë

5 kërkesat e protestuesve/ Peleshi refuzon interpelancën, Bardhi: Rama s'guxon të vijë në këtë sallë

Sipas Peleshit, çështjet e ngritura kanë natyrë legjislative dhe nuk përmbushin kushtet për një interpelancë.

zh.ll
5 kërkesat e protestuesve/ Peleshi refuzon interpelancën, Bardhi: Rama
peleshi-bardhi

TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi refuzoi kërkesën për interpelancë urgjente të Gazment Bardhit me kryeministrin Edi Rama për 5 kërkesat e paraqitura prej protestuesve. Sipas Peleshit, çështjet e ngritura kanë natyrë legjislative dhe nuk përmbushin kushtet për një interpelancë.

“Shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete të Këshillit të Ministrave. Kërkesa nuk pranon një objekt të veçantë dhe të pavarur që të justifikojë zhvillimin e një interpelance urgjente. Kërkesa nuk pranohet”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi e kritikoi vendimin, duke deklaruar se gjatë një viti nuk është pranuar asnjë kërkesë për interpelancë nga opozita. Ai akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe për shmangie të debatit parlamentar. Sipas Bardhit, kryeministri nuk guxon të paraqitet në Kuvend për të dhënë shpjegime.

“Ka një vit Parlamenti dhe s’ka pranuar asnjë kërkesë. Nuk është pranuar asnjë kërkesë për interpelancë me deputetët e opozitës. I sigurt jam dhe jam i bindur që ju ka thënë, edhe pse ju e mohoni, ua tha shqiptarëve para gjithë botës, duke turpëruar Shqipërinë në median ndërkombëtare.

Edi Rama e di që s’mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Besoj që e ka menduar realisht dorëheqjen, por s’mund ta japë sepse nuk është më njeri i lirë, është peng i interesave që ka ushqyer për 13 vite. Nuk e lejojnë të largohet se ka ende borxhe për të shlyer, duke shitur copa të Shqipërisë, duke ndryshuar ligjet, duke i vënë interesat e tyre mbi interesat e shqiptarëve. Është ky sistem të cilin shqiptarët protestojnë në shesh, nuk protestojnë më për flamurin, por për ndryshimin e ligjit. Ndaj kërkesat e protestuesve s’janë të rastësishme, janë kërkesa që PD dhe opozita i kanë ngritur prej kohësh.

Besoj se e kemi të qartë që Rama nuk guxon të vijë në këtë sallë”.

Poll

MOS HUMB