Politikë

A bashkohesh me Tom Doshin? Rama përgjigjet shkurt: Nuk marrim njeri në prehër!

Për të, i vetmi bashkim që ka bërë, është me votat e shqiptarëve dhe se nuk ka ndërmend që të bashkohet me askënd tjetër.

k.m.
A bashkohesh me Tom Doshin? Rama përgjigjet shkurt: Nuk marrim njeri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet për bashkëpunimin pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit me Partinë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi. Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama u përgjigj shkurt dhe prerë. Për të, i vetmi bashkim që ka bërë është me votat e shqiptarëve dhe se nuk ka ndërmend që të bashkohet me askënd tjetër.

“Ne nuk do të bashkohemi me askënd, sepse ne jemi të bashkuar me shumicën e shqiptarëve se është zgjidhur kjo që në 2017. Nuk kemi nevojë të marrim njeri në prehër dhe pastaj të na thonë ose na ushqe ose do të lëviz timonin dhe do të hedh,”- tha Rama.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, nga Korça, Doshi tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë vetëm me Partinë Socialiste pas 11 majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB