Politikë

A po ‘divorcohet’ nga Berisha? Meta: Në zgjedhjet lokale garojmë me siglën e Partisë së Lirisë!

Kreu i PL-së ka lajmëruar atë që do të ndodhë në zgjedhjet lokale, edhe në 4 Bashkitë ku priten zgjedhje të parakohshme.

k.m.
A po ‘divorcohet’ nga Berisha? Meta: Në zgjedhjet lokale
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një tjetër intervistë në kushtet e paraburgimit të burgut "313". Në një prononcim të dhënë për "Syri", Meta ka paralajmëruar një "ndarje" nga koalicioni me Partinë Demokratike. Në fjalën e tij, kreu i PL-së ka lajmëruar atë që do të ndodhë në zgjedhjet lokale, edhe në 4 Bashkitë ku priten zgjedhje të parakohshme. Sipas Metës, tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.

"Tedi Blushi si deputet i ri i Tiranës do mbulojë me përparësi Njësitë që kanë votuar më shumë për Ilir Metën nga Njësia 5 dhe tre, katër të tjerat me rezultatet më të mira. Shumë shpejt do të kemi zgjedhjet vendore dhe unë jam i bindur se në Këshillin e ri të Bashkisë do të kemi disa zëra shumë të fuqishëm dhe cilësorë si Tedi Blushi. Po kështu edhe kudo në çdo bashki duke e nisur punën që tani. Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj. Ndaj që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve,"-tha Meta.

Meta dhe Berisha nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim më 27 tetor të vitit 2022. Një marrëveshje me 6 pika, thelbi ishte dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore. Marrëveshja mes PL dhe PD u bë pasi, në zgjedhjet e parakohshme në disa Bashki, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij kishin marrë logon dhe vulën e PD-së, duke nisur kështu një betejë ligjore me Berishën, të cilën e fitoi ky i fundit. Por "falë", koalicionit me Metën, opozita u fut për të garuar në zgjedhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB