Politikë

Adriana Kalaja kallëzon në SPAK 31 zyrtarë të Bashkisë Tiranë (AKUZA)

Kalaja shton se PD e ka denoncuar rastin me prova që në prill të vitit 2023, por sipsaj saj kjo dosje është injoruar dhe fshehur nga SPAK.

F.I
Adriana Kalaja kallëzon në SPAK 31 zyrtarë të Bashkisë
Adriana Kalaja

TIRANË-Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK 31 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës. Kallëzimi ka të bëjë me shembjen e pallatit në rrugën “Myslym Keta” në Kombinat. Sipas Kalasë, veprimet e bëra nga IMT janë bërë nëpërmjet falsifikimit të akteve të ekspertimit. Kalaja deklaron se mes 31 zyrtarëve të lartë janë dhe 3 drejtorët të cilët sot ndodhen në ‘Arrest me burg’, Taulant Tushe, Mariglen Qato dhe Redi Molla. Sopas saj në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë shembur jashtë çdo standardi ligjor, pallatin që pretendohet se ishte dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë që, kjo shembje ka ndodhur në vitin 2022, kur tërmeti ka rënë në nëntor të vitit 2019.

Ajo shprehet se është evidentuar se shembja e pallatit përveçse është bërë përmes falsifikimit të akteve të ekspertimit, por sipas saj është ndërhyrë edhe tek IMT, ku drejtues asokohe ka qenë Mariglen Qato. Kalaja shton se PD e ka denoncuar rastin me prova që në prill të vitit 2023, por sipsaj saj kjo dosje është injoruar dhe fshehur nga SPAK.

Adriana Kalaja: Në pallatet e ndodhura në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat, nga ana e kryetarit të bashkisë, bashkë me gjithë personat e kallëzuar prej nesh dhe janë 31 zyrtarë të lartë përfshirë dhe 3 drejtorët të cilët sot ndodhen në ‘Arrest me burg’, Taulant Tushe, Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë shembur jashtë çdo standardi ligjor, pallatin që pretendohet se ishte dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë që, kjo shembje ka ndodhur në vitin 2022, kur ne të gjithë e dimë që tërmeti ka rënë në nëntor të vitit 2019. Nga ana tjetër, përveçse kemi konstatuar që edhe nëse është e vërtetë se shembja e pallateve të ishte për shkak të dëmtimeve, kjo nuk duhej lënë me kaq vonesë. Pra, me gati 2 vite e gjysmë nga rënia e tërmetit. Dhe nga ana tjetër, kemi evidentuar nëpërmjet kallëzimit tonë penal, sepse e gjithë kjo përveçse është bërë përmes falsifikimit aktet e ekspertimit, por mbi të gjitha duke ndërhyrë tek IMT, ku drejtues këto kohë ka qenë Mariglen Qato, i cili drejtonte gjithë situatën e shembjeve në këtë zonë, duke i prerë dhe ujin dhe dritat në mes të natës. Dhe nga ana tjetër automjetet e demolimit të këtyre pallateve, ishin ata që i përkisnin shoqërisë ‘5D’. Ne këtë e kemi denoncuar me fakte dhe me prova që në prill të vitit 2023 dhe për interesin tuaj dhe të publikut, unë po paraqes qoftë kallëzimin penal...Një muaj pas kallëzimit tonë, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ka lënë këtë dosje për kompetencë në prokurorinë e Tiranës , ndërkohë pothuaj pas një viti kur kishte shpërthyer dosja ‘5D’, prokuroria e Tiranës nëpërmjet kësaj shprese, në korrik të 2024-ës, e rikthen këtë dosje në SPAK duke konstatuar se për shkak të bashkimit të dosjeve, për shkak të objektit të kallëzimit dhe subjekteve të kallëzuara nga ne, kjo është kompetencë e SPAK. Sipas informacioneve të brendshme që ne kemi, është konstatuar nga ana jonë, se me qëllim nga ana e Dumanit dhe prokurorit të çështjes, kjo dosje është injoruar dhe fshehur, ndërkohë që me prova dhe fakte kjo dosje duhej bashkuar me dosjen ‘5D’, dhe personi kryesor që duhej thirrur në cilësinë e të pandehurit ishte Erion Veliaj. Pas një viti, vetë organi i hetimit ka vërtetuar ato që ne kemi denoncuar, atë që lidhet me skemën ‘5D’. Pra, për ta bërë të qartë, ndërkohë që zyrtari Mariglen Qato drejtonte IMT të Tiranës, shembjet dhe demolimin e këtyre pallateve i bënte shoqëria ‘5D’, e cila ishte në pronësi të drejtorëve më të lartë të Bashkisë Tiranë.

Kujtojmë se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet paraprake për të ashtuquajturën dosja "5D". Tashmë, dosja e plotë me të gjitha veprimet e prokurorëve është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Nga hetimet e kryera, prokurorët kanë dalë në përfundimin se janë kryer gjithsej 5 vepra penale. Për SPAK, Redi Molla (ish-drejtori i UKT) dhe Mariglen Qato (ish-drejtor i Departamentit Mbështetës në UKT) janë pronarët defacto të kompanisë “5D Konstruksion”./ZËRI

Poll

MOS HUMB