Politikë

Alimehmeti pasardhës i Berishës? Kandidati: Duhet riformatim në PD që të fitojmë

Sipas tij për ta bërë parti fituese duhet së pari PD të hapet e të riorganizohet.

F.I
Alimehmeti pasardhës i Berishës? Kandidati: Duhet riformatim në
Sali Berisha dhe Ilir Alimehmeti

TIRANË-Një tjetër figurë e rëndësishme, duket se është renditur krah opozitarëve që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike dhe largimin e kryetarit Sali Berisha. Bëhet fjalë për kandidatin më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, i cili beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të hapet ndaj figurave të reja.

Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy sfida, e para beteja në parlament dhe e dyta beteja për të bërë PD parti fituese. Sipas tij për ta bërë parti fituese duhet së pari PD të hapet e të riorganizohet.

“Ato parime me të cilat nisi rithemelimi; e para është hapja, që do të thotë të ftosh dhe të thërrasësh njerëz që mund të japin kontribut në parti, dhe e dyta meritokracia. Tani ne kemi disa procese zgjedhore që janë zhvilluar, që do të thotë njerëz që japin e performojnë duhen mbështetur të shkojnë përpara dhe disa njerëz që kanë performuar më pak se sa ishte e pranueshme, atëherë një hap më pas. Pa një riformatim të vërtetë ne do e kemi të vështirë, nuk them e pamundur, por do ta kemi të vështirë t’i qasemi zgjedhjeve të 2027. Patjetër me qetësi, këto kërkojnë kohën e vet, kërkojnë procedurat e veta, ne po presim ende raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, sepse është pjesë e analizës sonë dhe në bazë të analizës sonë duhet bërë diskutimi i këtij riformatimi, sa i gjerë duhet të jetë”, tha Alimehmeti në një intervistë për Vizion Plus.

Ndërkohë edhe më herët kur Alimehmeti është pyetur nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për kryetarin e Partisë Demokratike, ai nuk e mohoi këtë. Mjeku i njohur mbeti jashtë Parlamentit të ardhshëm, pasi nga lista e hapur PD siguroi vetëm 1 mandat në Tiranë, duke i kaluar Jorida Tabakut me 20 565 vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB