Politikë

Berisha refuzon votimin elektronik në 2027: Nuk pranojmë asnjë bashki! (VIDEO)

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të pranojë aplikimin e numërimit elektronik në asnjë bashki, duke ngritur pretendime për manipulime dhe probleme me sigurinë e sistemit.

M.K.
Berisha refuzon votimin elektronik në 2027: Nuk pranojmë asnjë
sali berisha

TIRANË- Partia Demokratike kundërshton përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2027.  Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të pranojë aplikimin e numërimit elektronik në asnjë bashki, duke ngritur pretendime për manipulime dhe probleme me sigurinë e sistemit. Sipas tij përvoja e zgjedhjeve të mëparshme ka treguar se përdorimi i teknologjisë nuk garanton domosdoshmërisht transparencën e procesit.

“Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik", tha Berisha.

Kreu i PD-së pretendoi se numërimi elektronik është manipuluar dhe ngriti akuza për përfshirjen e Shërbimit Informativ Kombëtar në këtë proces.

“Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuar direkt edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, i narko-shërbimi informativ tani”, tha Berisha.

Ai pretendoi gjithashtu se janë krijuar servera paralelë dhe se procesi ka shfaqur problematika që, sipas tij, vënë në pikëpyetje besueshmërinë e kësaj mënyre votimi dhe numërimi.

“Ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor”, tha kreu i demokratëve, duke përsëritur kundërshtimin e tij ndaj përdorimit të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme vendore.

KQZ ka zhvilluar më 9 tetot, një takim me përfaqësues të partive politike në vend për t'u konsultuar mbi votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhejt e 2027-ës. Kryekomisioneri bën me dije se PD është shprehu kundër dhe nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Zgjedhjet 2027 janë për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor në Shqipëri, ku qytetarët do të votojnë kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. Data e zgjedhjeve vendore do të caktohet me dekret të Presidentit të Republikës Bajram Begaj në përputhje me afatet ligjore dhe pas konsultimeve përkatëse me partitë politike./ZËRI

Poll

MOS HUMB