Politikë

'Bulevardi i flamingove është i ndarë', Rama: Delirantë, injorantë...nuk kthehet më përmbys ky sistem

Sipas tij protesta është e ndarë dhe mes tyre ka persona që nuk kanë lidhje me të ardhmen e vendit, të cilët nuk do të ndryshojnë asgjë.

F.I
'Bulevardi i flamingove është i ndarë', Rama:
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama me një video të ndarë në rrjete rrugës për në Theth ka komentuar protestën e qytetarëve, e cila shënon sot ditën 52. Rama deklaron se ka reflektuar nga 'bulevardi i flamingove' dhe detajet do ti ndajë në ditët në vijim, ndërsa thkeson se nuk kyhehet më përmbys sistemi. Sipas tij protesta është e ndarë dhe mes tyre ka persona që nuk kanë lidhje me të ardhmen e vendit, të cilët nuk do të ndryshojnë asgjë.

Edi Rama: Nuk kthehet më përmbys ky sistem, edhe pse duan ta kthejnë disa korba. Për çfarë kam reflektuar personalisht nga pasqyra e bulevardit të flamingove është temë tjetër dhe do ta ndaj me të gjithë në ditët në vijim. Por ai bulevard është për mua qartësisht i ndarë. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave nuk ka lidhje me të ardhmen, është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta e të djathta që vijnë për të sjellë përmes delirantësh, injorantësh dhe dështakë-zemërakësh, më të keqen. Sorrat e korbat shajnë e ofendojnë dhe ju duket se po ndryshojnë botën, asgjë nuk ndryshojnë ata.

Poll

MOS HUMB