Politikë

DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk mund të cënohen nga vendimet politike të Biden

Përmes një postimi në "X", ai lajmëroi se Berisha mund të vizitojë SHBA-në.

I.F

DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet

SHBA- Gazetari amerikan Marc Caputo, i cili punon për agjencinë "Axios" i ka drejtuar një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kryedemokrati Sali Berisha mund të vizitojë SHBA-t. 

Përmes një postimi në "X", ai lajmëroi se Berisha mund të vizitojë SHBA-në.

"E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, shkruan gazetari, i cili më tej publikon edhe përgjigjen e DASH.

Në përgjigje DASH shkruan se ka disa rregulla që lejojnë përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA. Ndërsa, nënvizon se DASH nuk do të lejojë që politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të cënohen nga vendimet e administratës së ish-presidentit Joe Biden.

DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin./ZËRI

 
Poll

MOS HUMB