
ITALI- Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha janë surprizuar nga mbështetësit e tyre. Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi në Vlorë, mori dhuratë një buf.
'Kujt s’ja gjetën vlonjatët’ -thotë Rama në postim duke i shprehur falenderimet vlonjatëve për dhuratën.
Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u surprizua në Napoli me dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij, për zgjedhjet e 11 majit. Po ashtu Berisha mori edhe një shampanjë me idenë që ta hapë kur të fitojë zgjedhjet parlamentare.
Ka qenë vetë Berisha që ka ndarë pamjet nga takimi në fjalë, pasi shihet se të pranishmit i kanë dhënë kryedemokratit edhe një shishe shampanjë dhe një dorezë boksi, të dyja në ngjyrë floriri./ZËRI