Politikë

'Dielli i kësaj dite pranvere'/ 40% e kutive janë numëruar, PS: Fitore! Komisionerët të vazhdojnë punën...

Duke shprehur qëndrimin e Partisë Socialiste, ajo u shpreh se zvarritjet e procesit janë të pavenda.

k.m.
'Dielli i kësaj dite pranvere'/ 40% e kutive janë
Silda Çepe

TIRANË- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka deklaruar edhe njëherë fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Nga selia rozë, Çepe i ka bërë një thirrje komisionerëve që ende po numërojnë votat nëpër Qendrat e Numërimit. Duke shprehur qëndrimin e Partisë Socialiste, ajo u shpreh se zvarritjet e procesit janë të pavenda.

"U bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit,"-tha zëdhënësja e PS-së.

Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe.

Deklarata e PS:

Tanimë, kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është bërë i qartë për këdo, njësoj si dielli i kësaj dite pranvere. Do jetë e vështirë të gjenden fjalët për t’i falenderuar të gjithë qytetarët që permbushën detyrën e tyre demokratike dhe patriotike, duke votuar masivisht, në një pjesëmarrje domethënëse. Brenda dhe jashtë atdheut. Pavaresisht se per ke votuan. Falenderojmë po ashtu edhe ata mijëra komisionerë e vëzhgues të qendrave të votimit, që me korrektesë garantuan një proces votimi të qetë dhe me standarde, pavarësisht disa orvatjeve sporadike, sa artificiale aq edhe qesharake, për të krijuar turbullira të kota.

Tani është koha ta çojmë drejt mbylljes me dinjitet qytetar e me bindje ligjore, këtë ushtrim të bukur  demokracie. Zvarritjet e procesit të numërimit janë të pajustifikueshme në sytë e popullit sovran dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për ata vetë. Çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve e numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën për ta përmbyllur me sukses e me standarde sa më të larta procesin deri në shpalljen finale të rezultatit, pa rënë pre e ndikimeve politike dhe pa luajtur me zjarrin e ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB