
MIRDITË-Procesi i numërimit të votave në Kaçinari të Mirditës ka përfunduar me fitoren e Partisë Demokratike. Mesa duket banorët e zonës nuk e kanë ndryshuar bindjen politike, bazuar në rezultatin e vitit 2021.
Pavarësisht protestave gjatë muajve të fundit para zgjedhjeve të 11 majit, përqindjet mes dy partive kryesore kanë mbetur praktikisht të pandryshuara. Banorët shprehën pakënaqësi para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, në lidhje me ndërtimin e HEC-it në zonë. Ata u shprehën se kishte edhe një kallëzim penal për këtë rast ndaj kryetarit të Bashkisë.
Rezultati 2025:
Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 179 vota ose rreth 52% të votave. E dyta renditet Partia Socialiste e cila ka marrë 136 vota ose rreth 40% të votave.

Në vitin 2021, Partia Demokratike kishte marrë 295 vota (52.77%), ndërsa ajo Socialiste numëronte 224 vota (40%)./ZËRI