Politikë

'Do iu ndjekim këmba-këmbës'/ Gjin Gjoni nxjerr PAMJET, ndjek socialistët me makinë: SPAK t'i hetojë, duhen shmangur tensionet!

Në dy postime të njëpasnjëshme në rrjetet e tij sociale, Gjin Gjoni paralajmëron se "grupet për mbrojtjen e votës" kanë dalë sërish në terren.

k.m.
'Do iu ndjekim këmba-këmbës'/ Gjin Gjoni nxjerr PAMJET,
Gjin Gjoni

LEZHË- Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në listën e hapur të qarkut Lezhë, Gjin Gjoni ka publikuar pamje nga terreni. Dje, në orët e vona të mbrëmjes, kandidati për deputet i ka dërguar një mesazh kundërshtarëve politikë të Partisë Socialiste. Në dy postime të njëpasnjëshme në rrjetet e tij sociale, Gjin Gjoni paralajmëron se "grupet për mbrojtjen e votës" kanë dalë sërish në terren. Madje i paralajmëron se do t'i ndjekin socialistët këmba-këmbës. 

"Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje te njërëzve qe dalin natën për qellime te mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do tju ndjekim kemba këmbës.#GG#,"-shkruan Gjoni në postim, duke e shoqëruar me pamje nga "aksioni".

Ndërkohë që në një postim tjetër i bën kërkesë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nisë hetimet për disa persona, duke i listuar edhe me emra dhe postet që mbajnë në administratën e Lezhës. Sipas ish-gjyqtarit Gjoni, SPAK duket të veprojë kundër tyre për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin gjatë rrugës. 

EMRAT E PËRMENDUR NGA GJIN GJONI: 

• Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh • Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen • Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre • Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë • Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati • Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen • Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç.

"Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence! Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë! Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve: • Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh • Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen • Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre • Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë • Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati • Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen • Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç. Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.#GG#,"-shton Gjoni.

Sot, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës ka denoncuar publikisht edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni. Sipas Ermal Pacajt, gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.

"Sapo dolëm nga Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, kemi depozituar një kallëzim penal për Gjin Gjonin, i cili prej javësh në rrjetet e tij sociale ka akuzuar drejtuesit e shtabeve të PS si kriminelë elektorale, si njerëz që duhet të jenë në burg, apo si njerëz që duhet të përndiqen nga Policia e Shtetit. Do i drejtohemi edhe zyrës së vëzhguesëve të OSBE-së. Fakti që ata duan një alibi për humbjen, nuk e justifikon faktin që një qytetar të këtij vendi ta quajë kriminel një njeri që punon për Partinë Socialiste,"-shtoi Pacaj.

Për socialistin, përmes këtyre deklaratave dhe veprimeve, kandidati i PD (në listën e hapur) po përpiqet të intimidojë qytetarët dhe të përhapë një frymë tensioni në komunitetin e Lezhës. Për të gjitha këto ngjarje, Pacaj deklaroi se PS do t’i drejtohet edhe zyrës së vëzhguesve të OSBE-së por edhe Drejtorisë së Policisë së Lezhës./ZËRI

Poll

MOS HUMB