Politikë

"Unë jam Sali Berisha"/ Kryedemokrati "mesazh": Edi Rama...e di vetë ti! Nuk të ndahem

Në fjalën e tij, Berisha ka përsëritur edhe njëherë akuzat ndaj Ramës, duke i lëshuar këtij të fundit edhe një mesazh personal.

k.m.
"Unë jam Sali Berisha"/ Kryedemokrati "mesazh": Edi
Sali Berisha

BURREL- Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha 'shigjetoi' edhe njëherë rivalin e tij në këto zgjedhje, kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha ka përsëritur edhe njëherë akuzat ndaj Ramës, duke i lëshuar këtij të fundit edhe një mesazh personal. Berisha "premton" se kreut të qeverisë nuk do t'i ndahet deri në fund të jetës së tij, deri në momentin që ta largojë nga politika. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Zgjohuni shqiptarë! Çfarë e do Edi Rama mandatin? Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga krimet e tij monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve. Po unë jam këtu, unë jam Sali Berisha. Dhe unë u jap fjalën ju, u jap fjalën matjanëve dhe shqiptarëve se ai kurrë nuk do shpëtojë. Ai do përgjigjet një më një për atë që u ka bërë Matit dhe Shqipërisë. Ai e bëri provën, tani është radha ime. Tani do e shohë ai! Vij këtu tek ju pasi është futur në rreth të kuq. Jo për hakmarrje personale ndaj meje. Kurrë, kurrë se në politikë ajo nuk të ndihmon kurrë, por për atë që u ka bërë ju. Jam i kënaqur, nuk e mohoj, pasi ai është futur në rrethin e kuq. Ky njeri që me mafien ndërkombëtare, me Xhorxh Sorosin dhe të tjerë, për këtë njeri 6 muajt e fundit janë katër rezoluta botërore, të cilat e damkosin fjalë për fjalë me ato që i kemi thënë ne. Dhe u garantoj se ata kurrë nuk do votonin fjalët tona po të mos ishin 100 përqind të vërteta. Edi Rama, këtu nga Mati i burrave, e di vetë ti! Të garantoj se shpallja jote në Valencia nga 82 parti politike më të fuqishmet e Europës, nga udhëheqja politike kryesore e Europës, partia e kancelarit Merz, e presidentes Von der Leyen, e 14 kryeministrave, shpallja jote si armik i votës së lirë të shqiptarëve, shpallja jote si njeri që kërkon të shtypësh pluralizmin dhe opozitën, shpallja jote si pushtetar që qeveris me krimin, nuk do të ndahen kurrë në jetën tënde. Ky është rrethi i kuq, ndaj dhe je i pashpresë. Ke futur si veten Agron Malajn, Belinda Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e vendit, Blendi Klosin... Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që loz bixhoz me apartamente. Raca juaj do ketë vendin atje ku e meriton. Të dashur miq, Edi Rama gënjeu shqiptarët për 12 vite. Ai premtoi shëndetësinë falas, premtoi 300 mijë vende pune, premtoi 24 orë ujë të pijshëm, premtoi rritje rrogash dhe pensionesh. Por e vërteta është se në 12 vite varfëroi shqiptarët si në asnjë vend tjetër, rriti çmimet si në asnjë tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria. Ndaj dhe unë jam këtu sot të kërkoj nga ju matjane dhe matjanë të çdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë. Nuk kërkoj për pushtetin tim, se nuk kam ambicie për pushtet, nuk kam ambicie për para, se po të kisha ambicie për para, do isha një nga mjekët më të pasur./ZËRI

Poll

MOS HUMB