Politikë

Kritikat për Kodin e ri Penal, Rama: Mos u ekspozoni shumë në diell, drafti po mbledh opinione!

Në postimin e tij, Rama shkuan se drafti penal është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur të gjitha opinionet rreth tij.

k.m.
Kritikat për Kodin e ri Penal, Rama: Mos u ekspozoni shumë në
Edi Rama

TIRANË- Drafti i ri Kodit Penal është komentuar edhe njëherë nga kryeministri Edi Rama. Pasi drafti i Kodit të ri Penal u hodh për diskutim në publik, ka shkaktuar shumë kritika dhe shumë polemika, të cilave u është përgjigjur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social "X". Në postimin e tij, Rama shkuan se drafti penal është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur të gjitha opinionet rreth tij.

"Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij. Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj,"-shkruan kryeministri.

Kodi i ri Penal,ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore, i cili ka ngjallur reagime të shpejta dhe të shumta, do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuven në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator, teksa deri më tani ka pasur kundërshtime nga opozita, juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar Kodin e ri me pretendimin se formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta. Kundër tij ka dalë Dhoma e Avokatëve, kryepokurori Olsian Çela, shoqatat e gazetarëve, ndërsa SPAK ende pritet që të japë një koment. Altin Dumani tha para pak ditësh se nuk ka një draft zyrtar në duar, kështu që deri në një moment të dytë, nga SPAK nuk ka asnjë koment./ZËRI

Poll

MOS HUMB