Politikë

Parlamenti utopik i Strazmirit: Ka kërrcitur arma, por s'kemi kapur kurrë me duar!

Strazimiri flet për ekstreme, përdorimin e armës në Kuvend, por shton po ashtu se deputetët nuk janë "kapur me duar".

k.m.
Parlamenti utopik i Strazmirit: Ka kërrcitur arma, por s'kemi kapur
Gent Strazimiri

TIRANË- Ish-deputeti dhe ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri flet për një Kuvend që paskërka "vepruar" në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për "A2CNN", deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Genc Strazimiri, ka bërë një krahasim mes Kuvendit të dikurshëm dhe atij të sotëm, duke e konsideruar atë të shkuarin si një sallë me përbërje intelektuale. Në të gjithë intervistën e tij, Strazimiri flet për ekstreme, përdorimin e armës në Kuvend, por shton po ashtu se deputetët nuk janë "kapur me duar".

Jo vetëm kaq, por e konsideron Kuvendin si vendin ku ai pasuronte fjalorin e tij politik. 

"Dikur nga '91 deri në 2013-14, debatet parlamentare ishin shumë interesante. Ishin të ashpra, në atë parlament ka kërcitur dhe arma. Gati e vranë Azem Hajdarin. Por kishe kënaqësi të shihje dy intelektualë. Sali Berishës që i përgjigjej Namik Dokle, një profili të fortë politik si Gramoz Ruçi me Pjetër Arbnori. Kurrë nuk ka ndodhur të kapen me duar, kurrë nuk ka ndodhur që të dalin jashtë fjalorit. I kam ndjekur si një i ri që kisha dëshirë të merresha me politikë. Aty pasurohesha!,"-thotë Strazimiri.

Se çfarë ka dashur të thotë është pak e paqartë, por në historinë e Kuvendit ka pasur dhe fjalor të prapranueshëm, edhe përplasje me "duar" siç e quan ai. Madje vetë ka qenë protagonist i shumë prej tyre. 

Në maj të 2010, në "periudhën e artë" siç e quan ai, vetë është përplasur me Tom Doshin. Ndërsa herë të tjera është dhunuar nga Arben Ndoka e Pjerin Ndreu dhe një herë tjetër nga Xhemal Qefalia. Ndoka dhe Ndreu rrahën deputetin Strazimiri në korridoret e selisë së Parlamentit, pasi ky i fundit denoncoi në Kuvend të shkuarën kriminale të deputetit Ndoka. Ndërsa kur pati sherrin me Qefalinë, Armando Prenga e dhunoi me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Kështu që ky parlamenti që flet Strazimiri është pak utopik. Ndoshta e ka parë në Danimarkë, se në Shqipëri, vështirë shumë.../ZËRI

Poll

MOS HUMB