Politikë

Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH sërish në Elbasan, takim me prokurorët dhe shefat e policisë

Angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit.

F.I
Krimet zgjedhore/ SPAK dhe BKH sërish në Elbasan, takim me
pamje nga takimi

ELBASAN-SPAK dhe BKH po zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Elbasanit në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Të pranishëm janë kryeprokurori Kreshnik Ajazi dhe prokurorë të tjerë, drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Fatmir Hoxha dhë nëndrejtori si dhe shefat e komisariateve. 

Grupi i monitorimit, i kryesuar nga prokurori Ols Dado është duke ndjekur zhvillimet në terren në kohë reale dhe hetuesit po përdorin pajisje me teknologji të avancuar për të dokumentuar çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë këtij procesi elektoral. 

Kujtojmë se pak ditë më parë dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbarkuan në qytetin e Elbasanit. Angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB