Politikë

Farage do të mbushë avionin me kriminelë shqiptarë! Rama: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë, kamarierët...?

Rama me ironi shprehet se nëse shqiptarët do të ktheheshin, ku do i gjente Britania njerëzit për t’ju ndërtuar shtëpitë, për t’ju shërbyer kafen, për të qenë shoferët e taksive apo shoferët e kamionëve.

F.I
Farage do të mbushë avionin me kriminelë shqiptarë! Rama: Ku
Edi Rama dhe Nigel Farage

TIRANË-Replikat me deputetit britanik Nigel Farage dhe kryemnistrit Edi Rama vazhdojnë! Teksa rreth një javë më parë lideri i partisë 'Reform UK', Nigel Farage deklaroi se do takohet për drekë me Edi Ramën në Tiranë u shpreh se me vete do të marrë edhe shqiptarët kriminelë. Deklaratës së tij një përgjigje i ka dhënë kreu i qeverisë gjatë një interviste për radion britanike “Times Radio”.

Lidhur me këtë çështje Rama tha se deklaratat e politikanit britanik ishin absurde dhe shifrat që Farage pretendon për numrin e shqiptarëve në burgjet britanike nuk janë reale. Rama me ironi shprehet se nëse shqiptarët do të ktheheshin, ku do i gjente Britania njerëzit për t’ju ndërtuar shtëpitë, për t’ju shërbyer kafen, për të qenë shoferët e taksive apo shoferët e kamionëve.

Edi Rama: Ka shumë absurditet në të gjithë këtë, sepse nuk ka një numër të madh të burgosurish shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar që dallohen disi nga numri i përgjithshëm i të burgosurve në Britani dhe nga kombësitë e tjera të tyre. Pra, është një pjesë e vogël e mozaikut më të madh të gënjeshtrave dhe argumenteve vetëmashtruese që u përdorën për të bindur popullin britanik të largohej nga Bashkimi Evropian. Të shkojmë tek faktet reale. Kemi bërë shumë punë me disa qeveri britanike dhe numri i shqiptarëve është ulur në një total jo relevant për një diskutim të tillë. Në anën tjetër vras mendjen, ku dreqin do t’i gjeni njerëzit për t’ju ndërtuar shtëpitë, për t’ju shërbyer kafen, për të qenë shoferët tuaj të taksive, shoferët tuaj të kamionëve? Kjo nuk është një pyetje që duhet t’i përgjigjem unë, por është për politikanët tuaj.  Ai ka thënë se do të vijë për vizitë dhe do të jem shumë i lumtur ta shoh. Plani i tij është të vijë dhe të bëjë gjestin e tij të pabesueshëm dhe plot talent teatral të politikës. Do të jetë vërtet një mundësi e shkëlqyer për të takuar një njeri që ka shumë talent, është shumë inteligjent, për të lënë mënjanë teatrin e tij dhe gjithashtu për t’i treguar sa e bukur është Shqipëria dhe për ta bindur atë ta bëjë Shqipërinë një vend për pushimet e tij.

Rreth dy maj më parë Farage, një figurë e njohur e politikës britanike dhe zë i fortë i fushatës së Brexit-it, hyri në një debat publik me kryeministrin Edi Rama, ku kërkoi që gjithë shqiptarët e burgosur në Britani të deportohen. Farage tha se në Britaninë e Madhe shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë janë në burg. 

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme e çojnë numrin total të kërkesave për azil në 111,000 në vitin që përfundon në qershor 2025, gjysma e të cilëve mbërritën nëpërmjet "rrugëve të parregullta". Kjo është më pak se numri i azilkërkuesve në Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë. Shkalla e dhënies së azilit ishte 48 përqind gjatë asaj periudhe. Sipas të dhënave, rreth 43,000 njerëz mbërritën me varka të vogla në të njëjtën periudhë. Mbetet për tu parë se çfarë do të diskutohet në tryezë për fatin e të burgosurëve shqiptarë në Britani./ZËRI

Poll

MOS HUMB