Politikë

FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e "kopjon" edhe me veshje, shfaqet me shall

Sakaq, ra në sy fakti se Berisha është munduar të “kopjojë” veshjen e Rugovës, madje ka vendosur edhe një shall, i cili ishte simbol i presidentit të ndjerë.

I.F
FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e "kopjon" edhe me veshje,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë në promovimin e librit “Ibrahim Rugova”, i shkruar nga Adnan Merovcit. Merovci ka shërbyer si udhëheqësi i protokollit në Presidencën e Kosovës kur Ibrahim Rugova ishte president. Në këtë takim, Berisha foli rreth presidentit të ndjerë, duke e cilësuar atë një lider jo vetëm vizionar, por dhe i vetmi politikan që ishte edhe misionar. 

Sakaq, ra në sy fakti se Berisha është munduar të “kopjojë” veshjen e Rugovës, madje ka vendosur edhe një shall, i cili ishte simbol i presidentit të ndjerë. Shalli iu dhurua nga Adnan Merovci.

“Gjatë luftës, përsëri, thashë se Tirana u soll keq. U soll me stilin e saj. Dhe këtu erdhi një ambasador amerikan, një burrë i rrallë. Ai ishte ish-këshilltar i tre presidentëve amerikanë. Gjatë luftës, hoqën ambasadorin, sollën këtë, Bob Froulik. Një ditë po pija një kafe me të dhe i thashë: Bob, tani ky presidenti yt dhe qeveria jote nuk kanë nevojë për këshilltarë, por ty si mik do të them një gjë. E kanë shumë gabim të zemërohen me Rugovën dhe nuk e fitojnë këtë betejë. Nuk e fitojnë sepse në asnjë rrethanë politikani nuk fiton në betejë ndaj një misionari. Po qe se një politikan merr përsipër të përballet një misionar, e ka të humbur betejën. Rugova është politikan, por është edhe misionar”, tha Berisha.

FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e "kopjon" edhe me veshje,

FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e "kopjon" edhe me veshje,

FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e "kopjon" edhe me veshje,

FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e "kopjon" edhe me veshje,

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në çdo dalje ka mbajtur një shallë në qafë, duke u njohur edhe si "Burri me shallë". Kjo pasi, shalli kishte një simbolikë të veçantë. Ish-presidenti i ndjerë, Rugova ishte shprehur se do ta hiqte atë vetëm ditën kur Kosova të fitonte pavarësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB