Politikë

Hapen kutitë e Greqisë, numërimi i votave fillon nesër

Numërimi i votave të Greqisë pritet të nisë nesër në mëngjes në orën 08:00.

F.I
Hapen kutitë e Greqisë, numërimi i votave fillon nesër
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës nga të gjitha shtetet, ndërkohë që pritet rezultati për 53 mijë votat e emigrantëve në Greqi, pas vendimit të sotëm të KQZ-së që të numërohen të gjitha, pasi kishin mbetur peng deri më sot për shkak të kontestimeve të PD.

Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e diasporës në Greqi, pas ankimimit të PS-së. Edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli vendimin për këtë çështje, duke u shprehur se nuk ishin gjetur parregullsi dhe duheshin numëruar të gjitha. Numërimi i votave të Greqisë pritet të nisë nesër në mëngjes në orën 08:00.

Deri tani janë numëruar 80% e zarfave, ose 147 024 vota. PS mbetet me 83 mandate në rang vendi, PD me aleatët me rënie drastike me 50 mandate nga 63 që kishte në vitin 2021, PSD merr 3 mandate, 2 Partia Mundësia e Agron Shehajt, dhe nga 1 mandat Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt./ZËRI 

Poll

MOS HUMB