Politikë

“BE kritike për zgjedhjet”/ Gazetari i 'Reuters' pyet Ramën, kryeministri: Shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100%

Rama u përgjigje se deklarata e BE-së përshëndeti zgjedhjet shqiptare.

F.I
“BE kritike për zgjedhjet”/ Gazetari i 'Reuters' pyet
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët me homologen daneze Matte Frederiksen pasditen e sotme, pas punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Një prej gazetarëve të Reuters pyeti Ramën për zgjedhjet e 11 majit, referuar edhe një deklarate të BE-së se ato u zhvilluan në një fushë të pabarbaratë. Rama u përgjigje se deklarata e BE-së përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Aty adresohen disa problematika, por ka përmirësime. Kreu i qeverisë theksoi se ato ishin shprehja 100% e vullnetit të popullit shqiptar. 

Pyetje-Kryeministër, sapo përmendet faktin që keni fituar zgjedhjet dhe sapo përmendet vlerat e Bashkimit Europian. BE ne fakt kur foli për Shqipërinë ishte mjaft kritike, foli që fusha e lojës nuk ishte e barabartë, foli dhe për faktin që pavarësia e medias pranon të jetë problematike dhe nuk e di nëse jeni dakord me këto citime dhe çfarë do të bëjë qeveria juaj për t’i trajtuar këto çështje teksa kërkoni të bëheni shtet anëtar i BE-së?

Edi Rama: Më duhet të them që ajo çfarë citohet, janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë që përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Dhe ju është referuar akuzave për raportin paraprak, dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe të ballafaqohen me prova. Zgjedhjet shqiptare janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100%. Çfarëdo që është e nevojshme të përmirësohet, do trajtohet. Procesi zgjedhor nuk është ende si në Danimarkë, por shumë më mirë se ç’ishte dhe në pajtim me standardet e OSBE ODIHR.

Poll

MOS HUMB