Politikë

Antarësimi në BE/ Rama: Nuk u martuam sot! Kryeministrja e Danimarkës: Proces varet nga meritokracia

Frederiksen u ndal dhe te Lufta ne Ukrainë, ku theksoi se ajo është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte

F.I
Antarësimi në BE/ Rama: Nuk u martuam sot! Kryeministrja e
Mette Frederiksen dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen zhvilluan një konferencë të përbashkët. Rama komentoi luftën në Ukrainë dhe rolin e Europës në ndërtimin e paqes dhe forcimin e mbrojtjes së saj. Nga ana tjetër Frederiksen deklaroi se Europa duhet të armatoset dhe të jetë e aftë për të mbrojtur veten.

Frederiksen u ndal dhe te Lufta ne Ukrainë, ku theksoi se ajo është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte, por nuk kemi parë sinjale nga Rusia, kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës.

Dyshja u pyetën nga gazetarët edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor, ku Rama u përgjigj me humor: “Nuk u martuam dot sot!” Nga ana e saj, Frederiksen theksoi se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë, por nënvizoi se gjithçka do të varet nga kriteret e meritokracisë.

Edi Rama: Nuk u martuam sot.

Mette Frederiksen: Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.

Edi RamaKy format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Por ju dëgjuat president e KiE që shpjegoi se ku jemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe më pas t’u kërkojmë atyre atë që u takon çfarë u takon të bëjnë. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin që është i mirëpërcaktuar në një një metodologji të qarte me grupkapituj që ndjekin njëri-tjetrin. Kemi një sfidë në tryezë, një axhendë mjaft ambicioze për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Mendojmë që mund ta bëjmë dhe KiE është krah nesh për të na ndihmuar, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për zgjerimin, për bashkimin e Evropës dhe duhet të përfitojmë nga ky momente që të shkojmë më tej. I lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë. Duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jemi përkushtuar që ta bëjmë një gjë të tillë.

Poll

MOS HUMB