Politikë

"Jemi më të fortë se kurrë", Klosi sfidon opozitën: S'do merrni asnjë bashki, Berisha: T'i blen votat bixhozi

Klosi deklaroi se Partia Socialiste është më e fortë se kurrë dhe sfidoi drejtpërdrejt opozitën për zgjedhjet e ardhshme lokale.

zh.ll
"Jemi më të fortë se kurrë", Klosi sfidon
sali berisha-blendi klosi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është ndezur teksa pritet votimi i Reformës Territoriale. Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me akzuat ndaj mazhorancës, ndërsa në përgjigje ndaj tij, këtë herë ka replikuar deputeti Blendi Klosi.

Klosi deklaroi se Partia Socialiste është më e fortë se kurrë dhe sfidoi drejtpërdrejt opozitën për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se, nëse PS nuk do të bëjë gabime, do të fitojë të gjitha bashkitë që do të krijohen pas miratimit të reformës. Ndërkohë që Berisha ka reaguar ashpër, duke drejtuar edhe akuza ndaj deputetit socialist. 

Pjesë nga debati:

Klosi: Jemi më të fortë se kurrë, të gatshëm t’ju sfidojmë se nga të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji sotëm, të merrni më pak se gishtat e dorës bashki në zgjedhje. Nëse nuk bëjmë gabime, të gjitha bashkitë që do të dalin nga ligji i sotëm do t’i fitojmë. Jemi këtu për tu përballur me argumenta, sepse mendojmë se bashkimi i bën bashkitë më të forta dhe u shërbehet më mirë qytetarëve. Le të hyjmë në diskutim të rregullt parlamentar. Mos bëni rrëmujë. Ose diskutoni, ose shkoni protestoni. Nuk keni asnjë shpresë, reforma do të votohet.

Berisha: Një njeri që ia ka blerë bixhozi votën, nuk meriton asnjë përgjigje. Është skllav i vesit të tij. Ndaj ftoj shqiptarët të shumëzojnë me zero diskutimin që bëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB