
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur lidhur me mesazhet që iu dërguan në aplikacionin "Signal". Në fjalën e tij, në emisionin "Opinion", Bardhi tha se mesazhet fillimisht i kishte marrë "lehtë", por më pas e kishin këshilluar që të kallëzonte rastin. Ndaj edhe vendosi që çështjen ta bënte publike dhe të kallëzonte mesazhet pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
PJESË NGA INTERVISTA:
Fevziu: Bardhi si e ke këmbën?
Bardhi: Mirë e kam, një lëndim i vogël por asgjë me rëndësi. Ishte një lëndim gjatë atyrë momenteve që përplasemi me Gardën. Nuk besoj se kemi nevojë për antiplumb.
Fevziu: Si u kërcënuat?
Bardhi: Ishte një llogari pa numër, unë i ktheva një përgjigjeme të qeshur sepse e mora lehtë. Por pas një vlerësimi me bashkëpunëtorët e mi, e cilësuam si shantazh. Ajo është lidhje mes meje dhe krimit të organizuar. Më kanë çuar dokumente për të më shantazhuar./ZËRI