Politikë

Kandidoi në listën e hapur në qarkun e Durrësit, akuzon Aulon Kalaja: Më kanë vjedhur votat brenda listës, do e çoj në Prokurori

Ai hodhi akuza ndaj kandidatëve të tjerë, duke u shprehur se e ka me konkurrentët brenda partisë, por pa përmendur emra.

I.F
Kandidoi në listën e hapur në qarkun e Durrësit, akuzon
Aulon Kalaja

TIRANË- Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Aulon Kalaja ka denoncuar se votat e tij janë manipuluar brenda kutisë zgjedhore. Kalaja tha për “Top Story” se ai do të bëjë një kallëzim për këtë rast. Ai hodhi akuza ndaj kandidatëve të tjerë, duke u shprehur se e ka me konkurrentët brenda partisë, por pa përmendur emra.

“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, u shpreh ai.

Kalaja ka dalë i dyti me 7255 vota, por pa siguruar asnjë mandat. Ndërsa nga lista e hapur për qarkun e Durrësit ka dalë Arian Ndoja, i cili numëron 8209 vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB