Politikë

Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve! KAS rrëzon kërkesën e PD për Kukësin

KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të çuar në rivotim apo pavlefshmëri votash në qarkun e Kukësit.

F.I
Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve! KAS rrëzon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Me shumicë votash Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për qarkun Kukës. PD kishte ankimuar në shkallën e dytë të KQZ vendimin për të miratuar rezultatin paraprak, pavarësisht fitores në këtë qark, ku mori 2 mandate, ndërsa PS 1. Opozita kërkonte pavlefshmëri të rezultatit dhe rivotim në këtë qark.

Sipas KAS, kjo është kërkesa e parë që shqyrtohet për pavlefshmëri zgjedhjesh në këtë proces. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të çuar në rivotim apo pavlefshmëri votash në qarkun e Kukësit. Votat nuk do të rinumërohen dhe rezultati mbetet i pandryshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB