Politikë

Konferenca e kryetarëve mblidhet pa opozitën, miratohet dokumenti për procesin e integrimit

Opozita nuk mori pjesë në mbledhje, duke vijuar aksionin e bojkotit si kundërpërgjigje pas dënimit të Ervin Salianjit nga Apeli i Tiranës

E.K
Konferenca e kryetarëve mblidhet pa opozitën, miratohet dokumenti
konferenca e kryetareve

TIRANË- Është mbajtur sot në Kuvend mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa praninë e opozitës, që vazhdon bojkotin e pjesshëm të jetës parlamentare, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.

Në mbledhjen e sotme u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.

Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit Europian”, thotë PS.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, opozita bojkoti të gjitha komisionet parlamentare, në shenjë revolte ndaj dënimit të Salianjit. Të hënën ata kanë thirrur një protestë kombëtare në Tiranë, ku kërkesa kryesore është qeveria teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të pranverës së ardhshme.

Poll

MOS HUMB